LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

48 orë para Kryeministrisë?/ Çfarë do të ndodhë në protestën e opozitës

16 Mars 2019, 09:17, Aktualitet CNA

Opozita e bashkuar do të protestojë sot para Kryeministrisë. Sikurse ishte paralajmëruar, protesta do të nisë në orën 11:00, ndërsa simpatizantë nga rrethet nga nisur drejt Tiranës.

Ndërkohë mësohet se pasi iu refuzua leja për protestë pa afat, opozita ka kërkuar në polici 48 orë leje për të qëndruar në shesh.

Ashtu sikurse CNA.al e ka raportuar mbrëmjen e djeshme, Garda ka hequr skelën që mbronte hyrjen e kryeministrisë dhe ka vendosur llamarina në dyert e saj.

Më pas, Garda ka vendosur kangjella kufizuese në të gjithë zonën në krah të kryeministrisë.

Piramida dhe lulishtja e saj janë rrethuar me kangjella. Pra hyrja anësore e kryeministrisë tashmë është e rrethuar.

Po ashtu, të gjitha makinat, përfshi edhe ato të televizioneve që hyjnë në bulevard i nënshtrohen një kontrolli policor, duke mbajtur shënim edhe targën.

Lajmet e fundit nga