LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Një ditë para protestës/ Berisha ka një mesazh të fortë

15 Mars 2019, 09:05, Aktualitet CNA
Video-Një ditë para protestës/ Berisha ka një mesazh të

Ndërkohë që vetëm një ditë na ndan nga protesta e paralajmëruar nga opozita, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot në faqen e tij në rrjetet sociale, një video-mesazh, ku numëron arsyet se pse shqiptarët protestojnë kundër qeverisë dhe Ramës.

Në mesazhin e videos që ka postuar Berisha, ndër të tjera thuhet ?Qeveria na ka tradhtuar, por ne nuk i tradhtojmë fëmijët tanë, ndaj protestojmë. Qeveria na ka dhunuar, por ne jemi ende të fortë dhe me kurajë, ndaj protestojmë. Qeveria na ka vjedhur e varfëruar, por ne kemi ende shpresa dhe ëndrra, ndaj protestojmë?.

Ndërsa më tej, në video theksohet ?Qeveria na ka shpërfillur e harruar, por ne e kemi fatin në dorën tonë, ndaj jemi ngritur të gjithë në këmbë. Ne jemi ende shqiptarë krenarë, ne jemi ende qytetarë europianë, ne jemi ende njerëz të lirë, ndaj nuk trembemi, nuk nënshtrohemi, por ngrihemi dhe fitojmë?./CNA.al

Lajmet e fundit nga