LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Thirrja e PD-së/ Paloka: Qytetarët vijnë për protestë, jo për ballokume

15 Mars 2019, 21:30, Aktualitet CNA
Thirrja e PD-së/ Paloka: Qytetarët vijnë për protestë,

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, i ftuar në emisionin ?Zonë e Lirë?, ka folur në lidhje me protestën e ditës së nesërme.

Ndër të tjera Paloka tha se protestursit janë thirrur ditën e nesërme për të protestuar dhe jo për ballokumet bajate.

?Ne nuk kemi bërë asnjëherë thirrje për dhunë. Nesër qytetarët janë thirrur në protestë, por jo për të provuar ballokumet bajate. Nuk ka asnjë zgjidhje tjetër. E vetmja zgjidhje është që të pranojnë zgjidhjen politike, të zgjedhjeve të parakohshme. Kudo që shkon Rama ka protesta. Nuk mund të jetë një situatë normale në këtë vend. Kam komunikuar edhe me diplomatë dhe më kanë thënë që ti e di që ne të parën kemi stabilitetin. Por kriza kërkon zgjidhje?, – tha Paloka. /CNA.al 

 

Lajmet e fundit nga