“Shpata” e Vettingut, i përzuri nga drejtësia/ Hetim penal për milionerët e shkarkuar? – CNA
Connect with us

Aktualitet

“Shpata” e Vettingut, i përzuri nga drejtësia/ Hetim penal për milionerët e shkarkuar?

Publikuar

-

Më shumë se gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i janë nënshtruar Vettingut kanë “ngelur në klasë”.  Pasuria ka djegur pjesën më të madhe të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Në fakt për shkak të pasurisë dhe për të mos u diskretuar gjatë procesit të Vettingut, disa gjyqtarë dhe prokurorë dhanë dorëheqjen që në fillim.

“Shpata” e Vettingut për disa ka qenë e pamërshishme për disa prej tyre, ndërkohë për pjesën tjetër që kanë kaluar, ka reaguar Komisioneri Publik.

Deri në datën 24 dhjetor të 2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë në total 92 vendime, ku 42 prej tyre për konfirmimin në detyrë të 20 gjyqtarëve, 18 prokurorëve dhe 4 ndihmësve ligjorë,  35 vendime për shkarkimin nga detyra ndërmjet të cilëve 22 gjyqtarë, 12 prokurorë dhe 1 ndihmësi ligjor, 7 vendime për ndërprerjen e procesit për 4 gjyqtarë, 2 prokurorë dhe 1 këshilltar ligjor në Gjykatën Kushtetuese dhe 8 vendime për pushimin e procesit për 3 gjyqtarë, 1 prokuror dhe 4 ndihmësve ligjorë të Gjykatës së Lartë.

Vetëm përgjatë vitit 2018, gjysmën e njerëzve të drejtësisë kanë rënë në Vetting, ose kanë dhënë dorëheqjen, për shkak të pasurisë.

Edhe në 2019-ën është mbajtur i njëjti ritëm. Pjesa më e madhe e shkarkimeve nga KPK kanë ardhur si pasojë e mosjustifikimit të pasurisë, apo të fshehjes dhe deklarimit të rremë të pasurisë.

“Të paprekshmit e drejtësisë”

Një numër i ulët i gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar nga Vettingu, do t’i drejtohen Strasburgut, pasi konsiderojnë se janë shkarkuar në mënyrë të kundërligjshme.

Ndërsa pjesë tjetër e të shkarkuarve, po vijon të gëzojë pasurinë që nuk e justifikuan dot në Vetting, ashtu siç po bëjnë të dorëhequrit.

Deri më tani vetëm për një zyrtar të drejtësisë që është dorëhequr më herët,  kanë filluar hetimet për pasurinë. Ai është ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, ndërsa për të tjerët nuk ka pasur asnjë reagim.

Lënia e milionerëve jashtë sistemit të drejtësisë është e pamjaftueshme, ndaj tyre duhej të hapej dhe një hetim penal për pasuri të paligjshme.

Struktura e Posaçme Antikorrupsion,  pritet të jetë institucioni që do të marrë kompetencat për këto raste, njësoj si për politikanët e korruptuar.

Por, deri atëherë gjyqtarët dhe prokurorët e luksit që nuk i mbijetuan dot Vettingut do të vijojnë te flenë mbi miliona.

CNA.al, po sjell më poshtë emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe emrat e atyre, që janë ankimuar nga Komisioneri Publik.

Gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar

Bledar Abdullai, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i shkarkuar

Shkëlzen Selimi, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë Tiranë, shkarkuar

Elsion Sadiku, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, shkarkuar

Rovena Gashi, Prokurore pranë Prokurorisë së Përgjithshme, shkarkuar

Ervin Metalla, gjyqtar pranë Gjykatës Apelit Tiranë, shkarkuar

Admir Thanza, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë, shkarkuar

Tom Ndreca, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë, shkarkuar

Gani Dizdari, gjyqtar pranë Gjykatës Kushtetuese, i shkarkuar

Fatos Lulo, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, shkarkuar

Fatmir Hoxha, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, shkarkuar

Besim Trezhnjeva, gjyqtar në Gjykatës e Apelit në Durrës, shkarkuar

Altina Xhoxhaj anëtare e Gjykatës Kushtetuese, shkarkuar

Besa Nikëhasani, prokurore pranë Prokurorisë së Apelit Shkodër, shkarkuar

Artan Laze, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, shkarkuar

Luan Kaloçi, prokuror i Apelit Tiranë, shkarkuar

Gentian Trenova, prokuror i Apelit Tiranë, shkarkuar

Adriatik Cama, prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës, shkarkuar

Dritan Rreshka, prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës, shkarkuar

Artan Broci, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë Tiranë, shkarkuar

Arben Nela, Gjykata e Apelit Tiranë, shkarkuar

Artan Zeneli, anëtar i Gjykatës së Lartë

Agron Valva, kryetar i Gjykatës Berat

Entela Prifti, kryetare e Gjykatës së Apelit të Korçës

Sotiraq Lubonja, Gjykata e Korçës

Izet Kadana, Kryetar i Gjykatës së Pukës

Ahmet Jangulli, Gjykata Administrative e Shkodrës

Luan Dervishi, Gjykata e Apelit Shkodër

Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës Kushtetuese

Bujar Hoti, Prokuror në Prokurorinë e Durrësit

Ramadan Troci, Prokuroria e Përgjithshme

Dritan Gina, Prokuroria Elbasan

Artor Ylli, ndihmësin ligjor pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Alma Liçaj, Gjykata Vlorë

Shpëtim Kurti, Prokuroria Tiranë

Artur Selmani, Prokuroria e Përgjithshme

Luan Dërvishi, Gjykata e Apelit Shkodër

Dritan Seci Prokuroria e Tropojës

Artan Bajrami, Prokuroria e Krimeve të Rënda

Petrit Çeno, Gjykata e Apelit, Durrës

Bujar Hoti, Prokuroria e Apelit, Durrës

Alltun Çela, Gjykata Sarandë

Hysni Demiraj, Gjykata e Apelit, Tiranë

Arqile Koça, Prokuroria e Përgjithshme

Irma Balli, Prokuroria e Apelit, Korçë

Ana Golloshi, ndihmëse ligjore pranë Gjykatës Administrative të Apelit

Alfred Gjoni, Gjykata e Rrethit Kurbin

Admir Belishta, Gjykata Korçë

Izet Kadana, Gjykata Pukë

Fatos Qato, Gjykata e Apelit, Tiranë

Antoneta Sevdari, Prokuroria e Tiranës

Të ankimuar nga Komisioneri Publik

Xhezair Zaganjori, kryetar i Gjykatës së Lartë

Artur Malaj, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Apelit të Tiranës

Gentian Medja, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë

Gentian Osmani, prokuror pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda

Edmond Islamaj, anëtar i Gjykatës së Lartë

Besnik Muçi, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda

Nertina Kosova, gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda

Astrit Faqolli, gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë

Alma Brati, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Arben Dollapaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër

Adnan Kosova, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

Alma Kolgjokaj, Gjykata Krujë

Valbona Bala, Këshilltare pranë Gjykatës Kushtetuese./CNA.al

Aktualitet

Reja nuk ndalet/ Pas Trashit dhe Telushit, merr në kombëtare edhe një tjetër nga Partizani

Publikuar

-

By

Trajneri i ri i Kombëtares, Edi Reja, duket se ka kthyer më shumë sytë nga lojtarët e kampionatit vendas, dhe në veçanti nga elementët e ekipit kampion, Partizanit.

Pasi u konfirmuan ftesat për Bruno Telushin dhe Lorenc Trashin, për grumbullimin fillestar që do të nisë nga nesër në Durrës, një tjetër talent i “demave” është thirrur.

Bëhet fjalë për Esat Malën, i cili më herët ka bërë mirë edhe tek Shpresat e Alban Bushit.

Mesohet se ftesa ka mbërritur për 20-vjeçarin e të kuqve, dhe pas paraqitjeve të mira në Superiore, tani do t’i jepet një shans edhe në ekipin e parë përfaqësues.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Nga Mero Baze/ Makthi për dhunën, ose “Mbamëni se do ta vras”!

Publikuar

-

By

mero baze

Ka dy konfuzione të mëdha në ligjërimin politik të opozitës sot. Konfuzioni i parë është diferenca mes frymëzuesve të linjës së ashpër të opozitës, kryesisht gazetarë propogandistë të ish- së majtës së vjetër, që tani janë me Bashën dhe Kryemadhin, dhe vetë drejtuesve të opozitës, në raport me Perëndimin. Frymëzuesit e opozitës, ose mbështetësit ideologjik të aktit të saj, janë të qartë dhe thonë se Perëndimi është kundër opozitës dhe se duhet bërë betejë edhe me Perëndimin, ndërsa Basha dhe Kryemadhi po harxhojnë energji, para dhe kohë, në Perëndim, për të treguar të kundërtën.

Konfuzioni i dytë lidhet e dhunën. Jashtë Shqipërisë, në SHBA dhe Londër, Basha dhe Kryemadhi dënuan dhunën dhe premtuan se nuk do aplikohet më në strategjinë e tyre, ndërsa në Tiranë premtimi i vetëm që ata kanë për 30 qershorin është dhuna.

Këto dy konfuzione të mëdha të opozitës, në fakt tregojnë më shumë makthin që lidershipi i opozitës ka për bilancin e betejës që ka nisur, se sa ndonjë ide të qartë se çfarë do të bëjnë.

Konfuzioni i tyre i parë, ai i raportit me Perëndimin, bën qesharake gjithë historinë e tyre. Duke qenë të qartë se do ta kishin Perëndimin kundër, ata nisën një betejë edhe kundër Perëndimit. Dhe në këtë pikë, Fatos Lubonja ka të drejtë. Perëndimi nuk është se po ndihmon Edi Ramën të shtypë opozitën, por është kundër opozitës.

Tani Lulzim Basha duhet ta ndajë mendjen nëse do ta ketë Perëndimin me vete, apo jo. Për ta pasur me vete duhet të ndryshojë rrugë, jo të ndryshojë bileta udhëtimi, se ato nuk zgjidhin gjë.

Ai duhet të heqë dorë nga bojkoti i zgjedhjeve, që dhe ashtu, s’ka shumë kohë, dhe të konsiderojë gabim dhe të dënojë djegien e mandateve, si një akt që prish rregullat e lojës në demokraci. Këto nuk ka fuqi t’i bëjë, kështu që nuk ka fuqi as ta riparojë ftohjen me Perëndimin.

Edhe kur flet për dhunë, duhet të jetë i qartë. Për të pesta protestat në Tiranë ka paralajmëruar përmbysje të dhunshme pushteti, por në fakt ka rrezikuar vetëm jetë policësh, duke përdorur bombën artizanale “Molotov”, që mund ta djegë një polic për tre minuta. Fatmirësisht akoma nuk kemi ndonjë viktimë, por dëshirën për viktima, opozita e ka shprehur hapur.

Pas shuplakës ndaj Kryemadhit në SHBA ,lidhur me dhunën, dhe asaj ndaj Bashës në Londër, tani retorika e dhunës po kalon tek nivelet e dyta, si Tit Vasili, Çlirim Gjata , Edi Paloka etj.

Problemi është se Lulzim Basha ngjan më shumë i frikësuar nga dhuna që përmend, se sa nga rezultatet e saj. E gjithë retorika e dhunës i ngjan atyre pijanecëve që zihen në klube lagjeje, të cilët janë në dyshim për forcën e tjetrit, që duan të sulmojnë, dhe thonë atë shprehjen e famëshme, “Mbamëni se do ta vras”.

Edhe këto thirrjet e Bashës e Krymadhit janë të tilla. Ata flasin për dhunën që do të përdorin një ditë, që do të jetë e tmerrshme, që do t’i shpëtojë ata nga zhdukja, por në fakt duket që kanë frikë pikërisht se do zhduken nëse e përdorin.

Është më shumë makthi i tyre se sa forca e tyre. Kanë makth se askush nuk do t’i mbajë të qëllojnë, dhe prapë ata nuk do mundin dot të qëllojnë.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Të identifikohet Xhuxhi”/ Hoxha: Ka peshq më të mëdhenj se Dako

Publikuar

-

By

Gazetari Artan Hoxha, teksa fliste për dosjen “339” dhe audiopërgjimet, deklaroi se Prokuroria duhet të identifikojë personin e njohur si “Xhuxhi” në përgjime.

Sipas Hoxhës, po të hetohet deri në fund kjo dosje do të zbulojë peshq më të mëdhenj se Dako.

“Dako thotë se në Durrës nuk është vetëm një Niçe, por 300 Niçe, sepse ne e dimë që nuk është vetëm grupi i Shijakut, por ka disa grupe që vijnë tek përgjimet. Në momentin që prokuroria të indifikojë personin me emrin “Xhuxhi”, që janë prap disa, ti do të shikosh sa persona janë të implikuar. Kjo dosje po të hetohet deri në fund do të zbuloje peshq shumë më të mëdhej se Vangjush Dako”,-tha Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet22:30 - 20 Maj, 2019

Korrigjimi i kufijve/ Thaçi: Nuk do të lejojmë të preket territori i Kosovës

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka sqaruar idenë e tij për korrigjimin e kufijve. Në studion e emisionit “Open” ai...

Aktualitet18:43 - 20 Maj, 2019

Humbën mbrëmë në Theth/ Gjenden turistët e huaj

Janë gjetur sot, tre turistët anglez, të humbur mbrëmjen e djeshmë në Theth. Ata ishin duke eksploruar zonat turistike malore...

Aktualitet16:55 - 20 Maj, 2019

Bllokohet 2.3 ton qumësht pluhur në Divjakë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 2.3 ton qumësht pluhur dhe 21 ton vaj palme në Divjakë. Sipas njoftimit të...

Aktualitet16:31 - 20 Maj, 2019

Anullohen fluturimet ajrore drejt Italisë, ja shkaku

Të gjithë pasagjerët të cilët kanë prerë biletat për të udhëtuar nesër drejt Italisë, duhet ta shtyjnë fluturimin e tyre...

Aktualitet15:40 - 20 Maj, 2019

“Linda 4 fëmijë, burri s’më donte se nuk bëja djalë”/25-vjeçarja rrëqeth me historinë e saj

Edhe pse është vetëm 25 vjeçe, ajo është nëna e katër fëmijëve, tre vajzave dhe një djalë. Vajza nga Tirana...

Aktualitet21:28 - 19 Maj, 2019

Përfunduan zgjedhjet e jashtëzakonshme në veriun e Kosovës

Rreth 24 mijë e 600 votues nga rreth 58 mijë të regjistruar, apo 4 apo mbi 42 për qind e...

Aktualitet18:15 - 19 Maj, 2019

Amerikanët dhe talebanët shkëmbejnë akuza për situatën në Afganistan

Talibanët dhe zyrtarët ushtarakë amerikanë kanë akuzuar njëri-tjetrin në median sociale, për veprime kundër vendosjes së paqes në Afganistanin e...

Aktualitet14:37 - 19 Maj, 2019

Danas: Pushteti aktual i Serbisë do ta njohë Kosovën

Gazeta e Beogradit “danas” përmes një ankete të zhvilluar me qytetarë në Serbi, ka ardhur në përfundim se pushteti aktual...

presidenti i shba, donald trump presidenti i shba, donald trump
Aktualitet12:42 - 19 Maj, 2019

Alabama ndalon me ligj abortin/ Trump: Jam pro jetës

President i ShBA-së, Donald Trump ka reagaur gjithashtu lidhur me ndalimin e abortit që është bërë në shtetitn e Alabamës,...

Aktualitet09:51 - 19 Maj, 2019

Zgjedhjet, Kosova pengon Gjuriçin/ Serbët mbushin qendrat e votimit

Sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në Veri të Kosovës. Zgjedhje kanë nisur të qeta që në...

Aktualitet08:25 - 19 Maj, 2019

Zgjedhjet në Veri të Kosovës/ Nis votimi

Procesi zgjedhor në katër komunat në veri të Kosovës, ka filluar në orën 07:00 ashtu siç ishte paralajmëruar. Aty votoi...

austria ne zgjedhje te parakoheshme austria ne zgjedhje te parakoheshme
Aktualitet21:59 - 18 Maj, 2019

Video-skandali i zv.Kancelarit/ Kryeministri austriak thërret zgjedhjet e parakohëshme

Kancelari austriak Sebastian Kurz bëri thirrje për zgjedhje të parakohëshme pas dorëheqjes së zëvendës kancelarit, që i dha fund koalicionit...

Aktualitet19:44 - 18 Maj, 2019

Iu zbulua lidhja me rusët/ Dorëhiqet zëvendës kancelari austriak

Zëvendës kancelari i Austrisë Heinz-Christian Strache dha dorëheqjen të shtunën. Vendimi vjen pasi dy gazeta gjermane, “Der Spiegel” dhe “Sueddeutsche...

Aktualitet16:44 - 18 Maj, 2019

Sherefedin Shehu thirrje demokratëve/ “Mos u bëni viktima të udhëheqësve pa princip”

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu në një postim në rrjetet sociale ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të përfaqsuesve...

Aktualitet14:34 - 18 Maj, 2019

Zyrtarit serb i ndalohet hyrja në Kosovë

Zyrtari serb, Marko Gjuriçi, edhe pse ka paralajmëraur më herët se do të vizitonte Kosovën në kuadër të zgjedhjes së kryetarëve...

Aktualitet12:57 - 18 Maj, 2019

Videoja që skandalizoi Austrinë/ Zëvendëskancelari jep dorëheqjen

Pas skandalit me publikimin e videos, zëvendëskancelari austriak, Heinz-Christian Strache dha dorëheqjen të shtunën. Kancelari Sebastian Kurz e pranoi dorëheqjen...

Aktualitet10:24 - 18 Maj, 2019

Shkëmbimi i territoreve/ Ish-deputeti tregon se çfarë ka premtuar Vuçiç

Ish-deputeti i PS-së, Tritan Shehu ka shkruar sot lidhur me aspiratën serbe për shkëmbim territoresh. Sipas Shehut, bashkëautorët e shkëmbimit...

trump thirrje kosoves dhe serbise trump thirrje kosoves dhe serbise
Aktualitet08:58 - 18 Maj, 2019

Dëbimi i emigrantëve të rinj/ Gjykata Federale e Apelit “rrëzon” Trumpin

Sipas një vendimi të Gjykatës Federale të Apelit, administrata Trump ka vepruar në mënyrë “arbitrare dhe kapriçioze”, kur kërkoi që...

Aktualitet10:48 - 17 Maj, 2019

Ndryshimi i ligjeve të imigracionit/ Trump, i thotë jo Lotarisë Amerikane

Presidenti amerikan Donald Trump paraqiti të enjten planin e tij për reformimin e sistemit të imigracionit, duke thënë se do...

Aktualitet08:31 - 17 Maj, 2019

Fushata e shtrenjtë elektorale e zgjedhjeve europiane në Itali

Zhurma elektorale mund të kushtojë shumë. Pak para zgjedhjeve europiane është duke e provuar Italia: Zëvendëskryeministri Salvini gjëmon kundër rregullave...

Aktualitet08:18 - 17 Maj, 2019

Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen

Nga AZGAN HAKLAJ – president i Unionit Artistik te Kombit Shqiptar Festivali që përflaki shpirtin e Kombit Tonë. Ky festival...

Aktualitet20:18 - 16 Maj, 2019

Sulmoi policinë në protestën e 11 majit/ Arrestohet një tjetër protestues

Policia ka arrestuar sot një tjetër protestues, pas shqyrtimit të pamjeve filmike nga protesta e 11 majit. Sipas njoftimi të...

Aktualitet19:42 - 16 Maj, 2019

Prokuroria në Kosovë fillon hetimet për përdhunimet nga forcat serbe

Prokuroria e Posaçme e Kosovës, tha të Enjten se ka filluar hetimet rreth një fotografie të publikuar nga deputetja Flora...

Aktualitet19:38 - 16 Maj, 2019

Eliminon lotarinë amerikane/ Plani Trump kufizon imigracionin masiv

Presidenti amerikan Donald Trump pritet të shpallë të enjten propozimin e shumëpritur për imigracionin, një plan që ka si synim...

Aktualitet17:56 - 16 Maj, 2019

Reshjet e shiut/ Përmbytje në Fier, rrezikohen dhe banesat

Mungesa e pastrimit të kanaleve kulluese ka bërë që të përmbyten 15 hektarë tokë bujqësorë në Fier. Ngjarja raportohet në...

Aktualitet17:11 - 16 Maj, 2019

OSHEE njofton ndërprerjen e energjisë elektrike në këto zona të kryeqytetit

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka njoftuar ndërprerjen e energjisë elektrike në disa zona të kryeqytetit. Sipas njoftimit,...

Aktualitet18:40 - 15 Maj, 2019

Thaçi: Berlini as nuk hapi e as nuk mbylli ndonjë ide për marrëveshjen me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të mërkurën se takimi i Berlinit që u mbajt më 29 prill me nismën...

nderprerja e energjise nderprerja e energjise
Aktualitet18:15 - 15 Maj, 2019

Punimet në rrjet/ Tirana 8 orë pa energji elektrike

OSHEE ka njoftuar se me 17 maj disa zona në Tiranë do të mbesin pa energji elektrike. Ndërprerja e  energjisë...

Trending

Read previous post:
Marrëveshja e Ohrit përçan partinë shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Shpërbërja e Sekretariatit për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, përçan partinë shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoni. Përmes një...

Close