LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protesta e opozitës/ Ambasada italiane thirrje qytetarëve

15 Mars 2019, 16:24, Aktualitet CNA
Protesta e opozitës/ Ambasada italiane thirrje qytetarëve

Opozita ka lajmëruar më parë për protestën qe do të mbajë më datë 16 Mars.

Një ditë para protestës, Ambasada italiane i ka bërë thirrje qytetarëve të saj, që të qëndrojnë larg vendit që do të zhvillohet tubimi dhe të ndjekin udhëzimet herë pas here.

Në një njoftim për shtyp, për qytetarët italianë, Ambasada italiane bënë me dije se?do të zhvillohet një manifestim politik proteste në qendër të Tiranës, veçanërisht në bulevardin ?Dëshmorët e Kombit? dhe përpara ndërtesës së Kryeministrisë duke filluar nga ora 11:00?.

?Rekomandohet mënjanimi i grumbullimeve dhe ndjekja e përditësimeve nëpërmjet organeve të medias dhe në përgjithësi përdorimi i kujdesit maksimal. Sinjalizohet gjithashtu që manifestimi mund të ndikojë në trafikun e rrugëve kryesore të hyrjes në qytet?, thekson Ambasada italiane./CNA.al

Lajmet e fundit nga