LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përmbushet “profecia” e pedagogut/ Si u tall Basha me intelektualët

15 Mars 2019, 14:01, Aktualitet CNA
Përmbushet “profecia” e pedagogut/ Si u tall Basha me

Pedagogu dhe gazetari i njohur Erion Kristo, ka reaguar për faktin se nuk u ftua nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në mbledhjen që zhvilloi dje, ku u diskutua për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

Në një postim në rrjetet sociale, Kristo ka përmendur takimin e vetëm që ka pasur me Bashën në nëntor të 2016, kun ë atë kohë kishte deklaruar se ?mua në këto takime më ftojnë vetëm një here? dhe sipas tij ashtu ka ndodhur.

?Në nëntor 2016, lideri i opozitës Basha thirri në një takim intelektualët. Më thirri dhe mua. U çudita, se unë sjam në asnjë listë. Po meqë kam qejf kur më ftojnë shkova. Më erdhi radha për të folur. Thashë: zakonisht mua në këto takime më ftojnë vetëm një herë. Qeshi gjithë asambleja.?,- ka shkruar Kristo.

Më tej gazetari ironizon takimin e djeshëm të Bashës, duke shkruar se parashikimi i tij doli dhe se nuk ka humbur asgjë sepse po i njëjti muhabet u diskutua.

?Dje, Basha i mblodhi prapë intelektualët. Mua nuk më thirrën. Helm e kam gojën. Skanë faj. Mua gjithmonë më del fjala. Jo se humba ndonjë gjë, se po ai muhabet ishte. Por më pëlqen të tallem me talljen që politika i bën intelektit.?,- ka shkruar Kristo./CNA.al

Hipokrizia e Bashës me elitën intelektuale

Lajmet e fundit nga