Connect with Us

Ngjarja e rëndë në Kavajë/ Zbulohen detajet, në pranga autori

Aktualitet

Ngjarja e rëndë në Kavajë/ Zbulohen detajet, në pranga autori

Publikuar

-

Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes së rëndë të mëngjesit të sotëm në Kavajë, ku një 60-vjeçar mbeti i plagosur me armë gjahu.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Kavajës në ambientet e një furre buke, për shkak të një konflikti pronësie.

Sipas uniformave blu, S. T., 26 vjeç, banues në Kavajë ka plagosur me armë gjahu pronarin e furrës, shtetasin E. K., 60 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor.

“Shërbimet e Policisë Kavajë, identifikuan, kapën dhe arrestuan në kohë rekord shtetasin S. T., 26 vjeç, banues në Kavajë

Ky shtetas rreth orës 05:15 të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Kavajës në ambientet e një furre buke, për shkak të një konflikti pronësie ka plagosur me armë gjahu pronarin e furrës, shtetasin E. K., 60 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë në ngarkim të shtetasit S. T., për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 76 dhe 22 të Kodit Penal.”-thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

E rëndë/ Plagoset me armë 60-vjeçari

Aktualitet

Dikur ishte ikona e Real Madridit/ Tani rrezikon 4 vite burg

Publikuar

-

Raúl González Blanco, ikona e Real Madridit dhe trajneri aktual i Real Madrid Castilla, është një hap larg që të gjykohet për krim ekonomik dhe do të vazhdojë të hetohet për paaftësi paguese, përvetësim dhe krim të koorporatave. Sipas gazetës “El Mundo” në vitin 2008 ka falimentuar një nga kompanitë e tij për të shmangur borxhin. Ai rrezikon nga një deri ne katër vite burg nëse shpallet fajtor për krime ekonomike.

Gjyqtarët urdhëruan që procesi kundër tij të vazhdoj. Kompania “Aurantia” pretendon nga Raul një borxh prej 7.17 milionë euro, duke përjashtuar interesin, për një investim të dështuar në një projekt për energjinë e rinovueshme në Cádiz.

Ata e akuzojnë atë për zbrazjen e kompanisë së tij të aksioneve të “Europa Scar Sport (ESS)” për të kursyer borxhin. Deri tani, legjenda e Madridit ka pohuar se nuk ka kryer parregullsi. “Aurantia” gjithashtu ka denoncuar vëllanë e tij Carlos Redondo dhe nënën e tij, Maria Luisa Blanco, të cilët ai i quajti administrator të ndërmarrjes së falimentuar pas transferimit të aseteve në kompani të tjera.

Ai është legjendë e Realit të Madridit, me 228 gola në 550 ndeshje, ndërsa ka shënuar 44 gola në 102 takime me përfaqësuesen e Spanjës. Por përpara ligjit të gjithë janë të barabartë dhe Raul do të mbaj përgjegjësi nëse shpallet fajtor.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Tronditet Kukësi, Valdet Rama largohet për arsyen e çuditshme

Publikuar

-

Nga

Kukësi përmbylli sezonin e tashmë ka plot 6 futbollistë pa kontrata. Ata janë Valdet Rama, Besar Musolli, kapiteni Ylli Shameti, Simon Rrumbullaku, Stivi Frashëri e Ardian Cuculi. Të gjithë këta futbollistë të Kukësit janë mjaft të lakmuar në merkato e ofertat në drejtim të tyre nuk kanë munguar.

Kjo listë me gjashtë emra ndahet në dy kategori, të afruar rishtazi po me shumë potencial si Valdet Rama, futbollistë stabël si Simon Rrumbullaku, Stivi Frashëri e Ardian Cuculi, e emblema si kapiteni Shameti dhe ndihmëskapiteni Musolli.  Kur për një pjesë të mirë prej tyre klubi ka besim se do qëndrojnë, e kundërta ndodh me ish-yllin e Kombëtares Valdet Ramën, shkruan “Panorama Sport”.

LARGIMI

Sulmuesi 31-vjeçar ishte një nga afrimet më të mira në emër dhe potencial i të gjitha kohërave te Kukësi, aq sa dhe pse lojtari kishte më shumë se një vit pa luajtur, i gjithë opinioni sportiv në vend e trumbetoi me të madhe afrimin e tij te Kukësi. Dhe pse Rama vetë nuk pranoi të prezantohej më si “yll” dhe me shumë bujë, ai zgjodhi të punojë në fushë. Dhe ia doli.

Për diçka më tepër se një muaj ai arriti të debutojë me Kukësin, e më pas punoi duke luajtur 10 takime në Superiore e duke shënuar 2 gola. Luajti 4 takime në Kupën e Shqipërisë ku shënoi 1 gol e dy në Kupat e Europës. Pra, dhe pse kishte më shumë se një vit pa luajtur, ai e arriti shpejt formën fizike dhe performoi mjaft mirë te Kukësi, ku në pak kohë u bë një prej shtyllave të ekipit. Kontrata e Ramës ishte 6 muaj me të drejtë rinovimi për një vit me Kukësin, por nga burime të sigurta pranë lojtarit, gazeta mëson se ai nuk do të jetë më pjesë e Kukësit për sezonin e ri. Nuk do të rikthehet më te Kukësi.

Gazeta mëson ekskluzivisht dhe arsyen se pse 31-vjeçari është krisur me klubin. Rama është paguar korrektësisht me data dhe çdo gjë sipas kontratës deri në momentin e përfundimit të Kupës së Shqipërisë. Ai ka pasur një bonus prej 5 mijë eurosh për të marrë nga Kukësi si pasojë e fitimit të Kupës së Shqipërisë, të cilën nuk e ka marrë. Ky veprim i pakoordinuar dhe i papaguar në kohë përmes drejtuesve të klubit ka bërë që futbollistit t’i mbetej hatri dhe të mendonte largimin. Kjo jo për shumën, por për gjestin.

Tashmë mbetet për t’u parë çfarë do të ndodhë, por një rikthim i Ramës duket i pamundur. Në adresë të 31- vjeçarit kanë ardhur disa oferta mjaft interesante nga Gjermania, Kroacia, Kazakistani e Katari, madje dhe nga klube të tjera shqiptare, sidomos prej dy ekipeve të kryeqytetit, të cilat mbeten për t’u vlerësuar nga Rama dhe menaxheri i tij. Drejtori Nexhipi është angazhuar për të negociuar me sulmuesin e krahut, por do ta ketë mjaft të vështirë ta bindë.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Leku forcohet më shumë se të gjitha monedhat rajonale/ Shqipëria humb avantazhin konkurrues

Publikuar

-

Nga

Shqipëria vijon të ketë deficit të lartë të llogarisë korente në raport me Rajonin, por në paradoks më këto zhvillime monedha vendase është mbiçmuar ndjeshëm në tregun valutor në raport me monedhat e vendeve fqinjë.
Sipas grafikut bashkëngjitur një përpunim të dhënash i Fondit Monetar Ndërkombëtar kursi real efektiv i këmbimit (REER) (vlera e jashtme e monedhës së një vendi kundrejt monedhave të partnerëve të tij më të rëndësishëm) është rritur ndjeshëm që nga viti 2015 duke tejkaluar monedhat e të gjithë fqinjëve rajonale edhe pse disa prej tyre kanë përjetuar përmirësim të deficitit tregtar gjatë periudhë 2014-2018. Pothuajse 80 për qind të shkëmbimeve tregtare Shqipëria i ka me vendet e Eurozonës të cilat kanë në përdorim monedhën e përbashkët euro. Për pasojë forcimi i lekut në kursin real efektiv të këmbimit pasqyron mbiçmimin e lekut ndaj euros gjatë viteve të fundit.

Forcimi i lekut me rreth 12 pikë përqindje në katër vitet e fundit me monedhat ku Shqipëria shkëmben mallra dhe shërbime e ka bërë Shqipërinë më pak konkurruese edhe në raport me Rajonin. Kjo po reflektohet së fundmi edhe më rënien e eksporteve në vlerë, pas më shumë se dy dekada rritje të vazhdueshme.
Nga janari 2005 deri në fund të vitit 2007 Leku shqiptar ishte forcuar me ritme të ta lartë se monedhat rajonalë, por [as krizës së vitit 2008 kursi i këmbimit të lekut më valutat kryesore pësoi rënie. Nga viti 2008 deri në vitin 2014, dinarit serb dhe atij maqedonas ishte më e lartë. Madje në vitin 20011 leku performoi shumë më dobët se monedhat e vendeve të Europës Lindore.
Forcimi i lekut mori kthese në maj të vitit 2014 dhe vlera e tij u rrit me ritme të shpejta, duke tejkaluar të gjitha monedhat e rajonit. Në janar të vitit 2019, vlera e lekut në tregun e këmbimit tejkaloi edhe ritmet e dinarit Serb i cili kishte performancën më mirë në këmbimin valutore në raport me rajonin.

Nga ana tjetër Shqipëria në fund të vitit 2018 kishte deficitin e llogarisë korrente më të lartin në Rajon pas Malit të Zi dhe Kosovës.

Shqipëria është një vend me një ekonomi të vogël e të hapur, ndaj dhe kursi i këmbimit të lekut luan një rol të rëndësishëm në ndikimin e nivelit të çmimeve në Shqipëri dhe në bilancin e pagesave në vend. Gjithashtu, hapja e ekonomisë shqiptare gjithnjë e më shumë ndaj tregjeve të huaja, përbën një interes të veçantë lidhur me pozitën konkurruese të bizneseve shqiptare në tregtinë në vend dhe jashtë tij./ Monitor

LEXO TE PLOTE