LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lutjet në Zot për blerjen e votave/ Kryemadhi i përgjigjet Ramës

15 Mars 2019, 17:57, Aktualitet CNA
Lutjet në Zot për blerjen e votave/ Kryemadhi i përgjigjet

Ditën e sotme, gjatë takimit të tij me qytetarët e Beratit, kryeministri Edi Rama ironizoi lutjet e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi.

Ndërkohë, Kryemadhi i është përgjigjur Ramës nga Kamza, ku po zhvillon një takim me strukturat e LSI-së, duke treguar se ajo beson në Zot më shumë sesa besimtarët.

Sipas Kryemadhit, ajo do të lutet në Zot për të shpëtuar Shqipërinë nga Edi Rama.

?Ka disa që më thonë se Edi Rama e paska problem se unë besoj në Zot. Unë besoj më shumë sesa një besimtar dhe lutem në Zot pasi prindërit e Edi Ramës e zhdukën besimin. Do të lutem në Zot që t’u kthehen pronat kishave, xhamive dhe teqeve të grabituara nga Edi Rama. Do të lutem në Zot që të fali mëkatet e brezit të kaluar që zhduku besimin. Do të lutemi në Zot që të na shpëtojë fëmijët tanë nga krimi, nga droga, nga varfëria. Do të lutemi në Zot që të na shpëtojë Shqipërinë. Do të lutemi në Zot që flamuri ynë të valvitet i lirë. Sot i bëj thirrje Edi Ramës që ta mbajë gojën larg nga Zoti, që mbron shqiptarët, nga krimi që ke hedhur ti në Shqipëri?,- tha Kryemadhi./CNA.al

?O Zot na shpëto nga blerja e votës?/ Rama tallet keq me Kryemadhin

Lajmet e fundit nga