LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lorenc Vangjeli publikon skandalin/ Dy momente spiunazhi nga ambasada në Tiranë

15 Mars 2019, 20:39, Aktualitet CNA
Lorenc Vangjeli publikon skandalin/ Dy momente spiunazhi nga ambasada në

Në emisionin ?Java? në RTSH, analisti Lorenc Vangjeli tregoi dy momente të verifikuara si një Ambasadë e huaj në Tiranë është përfshirë në spiunazh.

Më tej Vangjeli thotë se ato janë të lidhura me protestat në vjeshtë të 2013 kundër ardhjes së armëve kimike siriane në Shqipëri dhe me vizitën e ?Atit të Shenjtë?, një vit më pas, në shtator të vitit 2014, në Tiranë.

?Ka dy momente të verifikuara të ndërhyrjes direkte dhe shumë të fortë të një ambasade vendi jo aleat me Shqipërinë në veprimtari të mirëfillta jo-diplomatike. Por për to nuk është folur kurrë dhe Java në RTSH i dëshmon sot për herë të parë, të konfirmuara nga burime të besueshme, vendase dhe të huaja.

Hera e parë ka qenë gjatë protestave masive kundër Edi Ramës, në vjeshtën e vitit 2013 për ardhjen e armëve kimike siriane në Shqipëri.

Politikanë periferikë, personazhe të njohur të shoqërisë civile dhe njerëz të medias, kanë pasur kontakte të parregullta me pjestarë të kësaj ambasade, e cila ishte e interesuar që një gjë e tillë të mos ndodhte, siç edhe ndodhi me atë operacion të inicuar nga amerikanët dhe në interes strategjik të vetë NATO-s.

Asgjësimi i armëve kimike siriane ndodhi në anën tjetër të Adriatikut, në Itali pa absolutisht asnjë incident.

Hera e dytë ka qenë pak ditë përpara vizitës në Atit të Shenjtë në Tiranë. Papa Françesku do të zbriste në Shqipëri në shtator 2014, por përpara tij, shërbimet sekrete shqiptare të asistuara shumë fort nga partnerët ndërkombëtarë, kryen rikonicion në rrugët që pritej të kalonte Ati i Shenjtë.

Në këtë ambasadë, që ndodhet pranë Bulevardit Dëshmorët e Kombit u zbulua prania e një pajisjeje përgjuese të papërshtatshme për veprimtari  normale diplomatike.

Pak kohë më pas, një diplomat i kësaj ambasade, zëvendës atasheu ushtarak i saj, shqipfolës i shkëlqyer, u kërkua të largohej si person non grata nga vendi për shkak të veprimtarisë së papërshtatshme që zhvilloi pranë një aktiviteti të NATO-s në Tiranë. Kohë më pas, të njëjtin fat e pati edhe shefi i tij, por incidenti nuk u bë publik.

Java në RTSH po e tregon një gjë të tillë sot për herë të parë. Këtë javë, në komisionin e sigurisë në parlament, kreu i SHISH Helidon Bendo mbajti një raport konfidencial për shqetësime në fushën e sigurisë në vend.

Raporti ishte konfidencial dhe mbledhja u bë me dyer të mbyllura?,- tha Vangjeli. /CNA.al

 

Lajmet e fundit nga