Koalicioni Qytetar për Shqipërinë, letër të hapur opozitës – CNA
Connect with us

Aktualitet

Koalicioni Qytetar për Shqipërinë, letër të hapur opozitës

Publikuar

-

Koalicioni Qytetar për Shqipërinë i ka dërguar një letër të hapur të gjithë faktorëve opozitarë ku kërkon krijimin e një fronti të madh opozitar për formimin e një qeverie teknike 6 mujore.

Në letër shkruhet se qeveria teknike 6 mujore do të ketë për detyrë të ndryshojë sistemin Zgjedhor, të hartojë një Kushtetutë të re dhe të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Letra e plotë:

LETËR E HAPUR

e Koalicionit Qytetar Për Shqipërinë

Drejtuar të gjithë faktorëve opozitarë (PD, LSI, etj), dhe

aktivizmit kritik ndaj Pushtetit!

Tiranë 15 Mars 2019

Zgjidhja e krizës së përfaqësimit në Zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare dhe lokale është:

KRIJIMI I NJË FRONTI TË MADH OPOZITAR

që NUK synon të qeverisë 4 vjet por kërkon të krijojë një

QEVERI TEKNIKE 6 MUJORE!

Kjo QEVERI TEKNIKE 6 MUJORE do të jetë detyrë të organizojë PËRSËRI ZGJEDHJE TË REJA brenda 6 muajsh pas Zgjedhjeve të parakoshme me:

– SISTEM TË RI ZGJEDHOR,

– KUSHTETUTË TË RE,

– Polici dhe Administratë Neutrale

– Media të Balancuar

– Legjislacion të Ri parandalues dhe ndëshkues të krimit Zgjedhor!

Pra, Koalicioni Qytetar “PËR SHQIPËRINË”

gjykon se e vetmja mënyrë për të shpëtuar Shqipërinë nga një diktaturë monopartiake është paraqitja e një:

PROPOZIMI KOMBËTAR ELEKTORAL OPOZITAR

jo për Qeverisje 4 vjeçare, por vetëm 6 Mujore, pra një Qeveri Teknike që do të organizojë Zgjedhje të Reja parlamentare dhe lokale brenda 6 muajsh.

Vetëm kështu ky Propozim Elektoral Opozitar do të bindë dhe do të fitojë mbështetjen e çdo votuesi se kriza e përfaqësimit dhe besimit kapërcehet duke ndryshuar SISTEMIN ZGJEDHOR dhe NEUTRALIZUAR efektin frikësues dhe manipulues të Diktaturës së instaluar në Shqipëri.

Vetëm kështu Shqiptarët do të kenë të drejtë të votojnë për herë të parë si çdo qytetar i botës demokratike në ZGJEDHJE TË LIRA DHE TË NDERSHME për atë parti, kandidat dhe program elektoral që u duket më i mirë dhe jo më pak i keqi!

Elektorati shqiptar ka një mosbesim ekstrem ndaj klasës politike dhe sistemi aktual zgjedhor është një mekanizëm antidemokratik që garanton kapjen e shtetit dhe politikës nga banda elektorale politike në pushtet ku bandat e opozitës shërbejnë si fasada demokratike të sistemit politik.

Elektorati ndodhet gjthm përballë ZGJEDHJES TË SË KEQES MË TË VOGËL dhe kjo sjellje politike ka vrarë çdo shpresë se ky vend mund të bëhet i jetueshëm dhe i duhuri për shqiptarët.

Aktualisht për shkak të mos angazhimit të deritashëm politik të ishOpozitës Parlamentare, Zgjedhjet e reja të parakohshme do të kryen vetëm me Kodin e Vjetër Zgjedhor dhe me një Qeveri Socialiste sipas rregullave të vjetra të cilat nuk ka asnjë shans të përshtaten në një Kod të Ri Zgjedhor të pranuar edhe nga Opozita si për shkak afatesh kohore ashtu edhe për shkak të konfiguracionit parlamentar.

Për të mundur elektoralisht këtë Mazhorancë duhet një mobilizim kombëtar por pak gjasa ka që oferta elektorale aktuale dhe reputacioni i rrënuar me të drejtë i ishOpozitës Parlamentare si dhe koha e pamjaftueshme e forcave të reja politike të arrijë të prodhojë reaksionin e duhur publik në kutitë e votimit të Zgjedhjeve të Parakohshme Parlamentare dhe Lokale.

Deri më tani, në çdo sondazh online pavarësisht nga autorët dhe audiencat e zgjedhura del një konkluzion i përbashkët:

Opozita IshParlamentare nuk fiton as me Ramën as pa Ramën si për shkak të përqëndrimit të pushtetit de facto të mazhorancës por po aq për reputacionin e rrënuar të lidershipit opozitar ish parlamentar!

Opinioni publik shpresëvrarë nuk shpreson te asnjë zgjidhje dhe pjesa gri mosbesuese ndaj mazhorancës dhe opozitës ish parlamentare është mbi 50% duke favorizuar në çdo formulë koalicionesh një fitore të përsëritur të Mazhorancës aktuale duke e vrarë përfundimisht shpresën për shpëtim të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Opozita ishParlamentare prej 2 vjetësh nuk ka marrë absolutisht asnjë hap për Reformë Zgjedhore dhe afatet e kapërcyera nuk favorizojnë Zgjedhjet e mundshme të Parakohshme me model tjetër përveç këtij aktual!

Duke qenë se lidershipi opozitar ishparlamentar pavarësisht sloganeve që mund të bindin vetëm pjesën minimaliste militante të mbetur, duhet të ndërgjegjësohet se nuk arrin të mobilizojë aq mbështetje publike sa të sjellë ndryshimin e garantuar në këto Zgjedhje të Parakohshme që po kërkon.

Lidershipi Opozitar ishparlamentar duhet të ndërgjegjësohet dhe të kuptojë se Formula Elektorale që do t’i paraqitej elektoratit në Zgjedhjet e Parakohshme ku të mos kërkohet Qeverisje 4 vjeçare por Qeveri Teknike 6 mujore:

– Shmang koston e mosbesueshmërisë dhe skepticizmit humbës

– Mobilizon maksimumin e burimeve dhe mbështetjes publike nga të gjitha segmentet elektorale të votuesve, madje edhe ato të majta.

– I vendos shqiptarët në Zgjedhjet e Parakohshme përballë një zgjedhje shumë të lehtë: të mbajnë këtë gjëndje që po vuajnë apo të ndryshojë gjithshka pa frikën se një bandë e babëzitur ikën dhe një bandë e uritur dhe babëzitur vjen pasi përballë do të kenë shansin për një Qeveri Teknike teknicienësh me reputacion që nuk janë në kontrollin e formacioneve elektorale aktuale.

– E çarmatos pushtetin aktual si politikisht dhe teknikisht nga avantazhet e sulmeve ndaj opozitës ishparlamentare.

– I jep mundësi të gjithë faktorëve opozitarë që të prezantojnë (pa shumë rezistencë të brendëshme) Lista Kandidatësh me reputacion maksimal si deputetët që do të bëjnë Reformën Zgjedhore Kushtetuese dhe jo menaxherë votash apo partie, pra de facto një Listë Përfaqësuesish të Popullit për një “Asamble Kushtetuese” sps kjo do të ishte avantazh jetik pët të siguruar besimin dhe votën e publikut.

Koalicioni Qytetar “PËR SHQIPËRINË” gjykon se e vetmja rrugë për të kthyer shpresën duke mobilizuar dhe garantuar çdo votë është pra vetëm një Ofertë e Re e përbashkët Elektorale e të gjithë forcave politike aktuale dhe të reja (përfshi edhe Koalicionin Qytetar “PËR SHQIPËRINË”) e mbështetur nga të gjithë faktorët publik dhe kritik ndaj pushtetit, e cila do t’i propozonte bashkarisht dhe me një zë elektoratit shqiptar:

  1. Një Qeveri Teknike me afat 6 mujor që do të kishte për detyrë:
  2. të organizojë Zgjedhjet Parlamentare dhe Lokale sipas një Sistemi të Ri Zgjedhor;
  3. të ZHDUKË EFEKTIN FRIKËSUES dhe manipulues të QEVERISË NË ZGJEDHJE;
  4. Të pezullojë çdo veprim qeveritar me efekt partizan elektoral dhe të ndalojë çdo tender, çdo investim, çdo PPP dhe çdo veprim përveç funksionimit bazë të shtetit dhe shoqërisë. Të drejtën për të vepruar do t’a ketë vetëm një Qeveri e dalë nga Zgjedhje të Lira dhe të Ndershme pas Zgjedhjeve të dyta brenda 6 muajsh.
  5. Të ndalojë me ligj veprimtarinë e FONDACIONIT SOROS dhe të përjashtojë çdo angazhim zgjedhor të “shoqërisë civile” që financohet nga Rrjeti Soros si një strukturë okulte e cila e ka kthyer Shqipërinë në një Çiflig të Soros dhe shqiptarët në bujkrobër të Oligarkisë Sorosiane në pushtet.
  6. Ndryshim të Sistemit Zgjedhor ku të merret parasysh Propozimi:
  7. Kthim në një sistem elektoral parlamentar Mazhoritar të korrektuar proporcionalisht 100 me 40 duke lejuar balotazhin por duke numëruar votën e kandidatit si votë për partinë vetëm në votimin e parë; (një fletë e vetme votimi) Balotazhi mazhoritar do të përjashtonte skemën e kandidatëve diversant që synojnë vetëm dëmtimin e kandidatëve.
  8. Votim me balotazh për Kryetarët e Bashkive dhe lista të hapura për këshilltarët bashkiakë që i bashkëngjiten me sitem numerik çdo kandidati për kryetar bashkie. (një fletë e vetme votimi)
  9. Ndëshkim real me themel të krimit zgjedhor duke përfshirë edhe heqjen e të drejtës për t’u punësuar, përfaqësuar apo përfituar nga administrata publike për 20 vjet;
  10. Votimin dhe Numërimin Elektronik duke nxjerrë rezultatin e Zgjedhjeve në nivel kombëtar në orën 19:00 në të gjithë Shqipërinë.
  11. Votimin me postë të Diasporës duke përfshirë edhe emigracionin e paligjshëm (zarfi i deklaratës së firmosur të votuesit dhe brenda zarfit vota e mbyllur në zarfin e dytë). Regjistrimi i votuesit në diasporë i sigluar nga personi më i afërt i familjes që ka në atdhe i zgjedhur nga vetë votuesi në diasporë. Kjo do të përjashtonte Ambasadat dhe Konsullatat e Shqipërisë në Diasporë të cilat janë kthyer aktualisht në degë të Partisë Socialiste
  12. Kontrollin e votës me të drejta të barabarta për çdo subjekt zgjedhor dhe rinumërimin e çdo kutie votimi për çdo kontestim në afate optimale.
  13. Fushata elektorale me hapësira të barabarta për çdo subjekt
  14. Ndëshkim të menjëhershëm ligjor për çdo subjekt për çdo shkelje të Kodit të Ri Zgjedhor.
  15. Modifikimin e ri të Kushtetutës duke iu përgjigjur këtij ndryshimi të modelit zgjedhor duke organizuar për këtë qëllim një Referendum.
  16. Të përgatisë dhe miratojë një Reformë të Re Territoriale që do të korigjojë ndarjen administrative dhe përqëndrimin në duart e Qeverisë të kompetencave lokale.

KJO OFERTË ËSHTË E NEGOCIUESHME VETËM ME KUSHTIN E PRANIMIT TË ofertës së ribërjes së Zgjedhjeve brenda 6 muajsh me një Sistem të Ri Zgjedhor nëpërmjet NJË QEVERIE TEKNIKE 6 MUJORE e dalë nga Zgjedhjet e tanishme.

Koalicioni Qytetar “PËR SHQIPËRINË” nuk do të bashkëpunojë me asnjë forcë politike e cila nuk bie dakort me këtë kusht pasi:

– Nga një anë është e pamundur të rrëzohet Oligarkia në pushtet pa siguruar besimin e elektoratit shqiptar që forcat opozitare synojnë ti sigurojnë popullit shqiptar Zgjedhje të Lira dhe të Ndershme dhe këtë mundësi mund t’ja japi veç një Qeveri Teknike e dalë nga Zgjedhjet e tanishme të parakohshme që do t’i jepnin fund tranzicionit!

– Nga anë tjetër Shqipëria s’mund të jetë përgjithmonë peng i “TEORISË TË SË KEQES MË TË VOGËL” e cila ka rezultuar gjthm “NJË E KEQE MË E MADHE SE AJO QË ISHTE”! Dhe rezultati është shpopullimi i Shqipërisë me shpejtësi ferri dhe rrënimi pa kthim i Kombit!

Aktualitet

Reja nuk ndalet/ Pas Trashit dhe Telushit, merr në kombëtare edhe një tjetër nga Partizani

Publikuar

-

By

Trajneri i ri i Kombëtares, Edi Reja, duket se ka kthyer më shumë sytë nga lojtarët e kampionatit vendas, dhe në veçanti nga elementët e ekipit kampion, Partizanit.

Pasi u konfirmuan ftesat për Bruno Telushin dhe Lorenc Trashin, për grumbullimin fillestar që do të nisë nga nesër në Durrës, një tjetër talent i “demave” është thirrur.

Bëhet fjalë për Esat Malën, i cili më herët ka bërë mirë edhe tek Shpresat e Alban Bushit.

Mesohet se ftesa ka mbërritur për 20-vjeçarin e të kuqve, dhe pas paraqitjeve të mira në Superiore, tani do t’i jepet një shans edhe në ekipin e parë përfaqësues.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Nga Mero Baze/ Makthi për dhunën, ose “Mbamëni se do ta vras”!

Publikuar

-

By

mero baze

Ka dy konfuzione të mëdha në ligjërimin politik të opozitës sot. Konfuzioni i parë është diferenca mes frymëzuesve të linjës së ashpër të opozitës, kryesisht gazetarë propogandistë të ish- së majtës së vjetër, që tani janë me Bashën dhe Kryemadhin, dhe vetë drejtuesve të opozitës, në raport me Perëndimin. Frymëzuesit e opozitës, ose mbështetësit ideologjik të aktit të saj, janë të qartë dhe thonë se Perëndimi është kundër opozitës dhe se duhet bërë betejë edhe me Perëndimin, ndërsa Basha dhe Kryemadhi po harxhojnë energji, para dhe kohë, në Perëndim, për të treguar të kundërtën.

Konfuzioni i dytë lidhet e dhunën. Jashtë Shqipërisë, në SHBA dhe Londër, Basha dhe Kryemadhi dënuan dhunën dhe premtuan se nuk do aplikohet më në strategjinë e tyre, ndërsa në Tiranë premtimi i vetëm që ata kanë për 30 qershorin është dhuna.

Këto dy konfuzione të mëdha të opozitës, në fakt tregojnë më shumë makthin që lidershipi i opozitës ka për bilancin e betejës që ka nisur, se sa ndonjë ide të qartë se çfarë do të bëjnë.

Konfuzioni i tyre i parë, ai i raportit me Perëndimin, bën qesharake gjithë historinë e tyre. Duke qenë të qartë se do ta kishin Perëndimin kundër, ata nisën një betejë edhe kundër Perëndimit. Dhe në këtë pikë, Fatos Lubonja ka të drejtë. Perëndimi nuk është se po ndihmon Edi Ramën të shtypë opozitën, por është kundër opozitës.

Tani Lulzim Basha duhet ta ndajë mendjen nëse do ta ketë Perëndimin me vete, apo jo. Për ta pasur me vete duhet të ndryshojë rrugë, jo të ndryshojë bileta udhëtimi, se ato nuk zgjidhin gjë.

Ai duhet të heqë dorë nga bojkoti i zgjedhjeve, që dhe ashtu, s’ka shumë kohë, dhe të konsiderojë gabim dhe të dënojë djegien e mandateve, si një akt që prish rregullat e lojës në demokraci. Këto nuk ka fuqi t’i bëjë, kështu që nuk ka fuqi as ta riparojë ftohjen me Perëndimin.

Edhe kur flet për dhunë, duhet të jetë i qartë. Për të pesta protestat në Tiranë ka paralajmëruar përmbysje të dhunshme pushteti, por në fakt ka rrezikuar vetëm jetë policësh, duke përdorur bombën artizanale “Molotov”, që mund ta djegë një polic për tre minuta. Fatmirësisht akoma nuk kemi ndonjë viktimë, por dëshirën për viktima, opozita e ka shprehur hapur.

Pas shuplakës ndaj Kryemadhit në SHBA ,lidhur me dhunën, dhe asaj ndaj Bashës në Londër, tani retorika e dhunës po kalon tek nivelet e dyta, si Tit Vasili, Çlirim Gjata , Edi Paloka etj.

Problemi është se Lulzim Basha ngjan më shumë i frikësuar nga dhuna që përmend, se sa nga rezultatet e saj. E gjithë retorika e dhunës i ngjan atyre pijanecëve që zihen në klube lagjeje, të cilët janë në dyshim për forcën e tjetrit, që duan të sulmojnë, dhe thonë atë shprehjen e famëshme, “Mbamëni se do ta vras”.

Edhe këto thirrjet e Bashës e Krymadhit janë të tilla. Ata flasin për dhunën që do të përdorin një ditë, që do të jetë e tmerrshme, që do t’i shpëtojë ata nga zhdukja, por në fakt duket që kanë frikë pikërisht se do zhduken nëse e përdorin.

Është më shumë makthi i tyre se sa forca e tyre. Kanë makth se askush nuk do t’i mbajë të qëllojnë, dhe prapë ata nuk do mundin dot të qëllojnë.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Të identifikohet Xhuxhi”/ Hoxha: Ka peshq më të mëdhenj se Dako

Publikuar

-

By

Gazetari Artan Hoxha, teksa fliste për dosjen “339” dhe audiopërgjimet, deklaroi se Prokuroria duhet të identifikojë personin e njohur si “Xhuxhi” në përgjime.

Sipas Hoxhës, po të hetohet deri në fund kjo dosje do të zbulojë peshq më të mëdhenj se Dako.

“Dako thotë se në Durrës nuk është vetëm një Niçe, por 300 Niçe, sepse ne e dimë që nuk është vetëm grupi i Shijakut, por ka disa grupe që vijnë tek përgjimet. Në momentin që prokuroria të indifikojë personin me emrin “Xhuxhi”, që janë prap disa, ti do të shikosh sa persona janë të implikuar. Kjo dosje po të hetohet deri në fund do të zbuloje peshq shumë më të mëdhej se Vangjush Dako”,-tha Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet22:30 - 20 Maj, 2019

Korrigjimi i kufijve/ Thaçi: Nuk do të lejojmë të preket territori i Kosovës

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka sqaruar idenë e tij për korrigjimin e kufijve. Në studion e emisionit “Open” ai...

Aktualitet18:43 - 20 Maj, 2019

Humbën mbrëmë në Theth/ Gjenden turistët e huaj

Janë gjetur sot, tre turistët anglez, të humbur mbrëmjen e djeshmë në Theth. Ata ishin duke eksploruar zonat turistike malore...

Aktualitet16:55 - 20 Maj, 2019

Bllokohet 2.3 ton qumësht pluhur në Divjakë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 2.3 ton qumësht pluhur dhe 21 ton vaj palme në Divjakë. Sipas njoftimit të...

Aktualitet16:31 - 20 Maj, 2019

Anullohen fluturimet ajrore drejt Italisë, ja shkaku

Të gjithë pasagjerët të cilët kanë prerë biletat për të udhëtuar nesër drejt Italisë, duhet ta shtyjnë fluturimin e tyre...

Aktualitet15:40 - 20 Maj, 2019

“Linda 4 fëmijë, burri s’më donte se nuk bëja djalë”/25-vjeçarja rrëqeth me historinë e saj

Edhe pse është vetëm 25 vjeçe, ajo është nëna e katër fëmijëve, tre vajzave dhe një djalë. Vajza nga Tirana...

Aktualitet21:28 - 19 Maj, 2019

Përfunduan zgjedhjet e jashtëzakonshme në veriun e Kosovës

Rreth 24 mijë e 600 votues nga rreth 58 mijë të regjistruar, apo 4 apo mbi 42 për qind e...

Aktualitet18:15 - 19 Maj, 2019

Amerikanët dhe talebanët shkëmbejnë akuza për situatën në Afganistan

Talibanët dhe zyrtarët ushtarakë amerikanë kanë akuzuar njëri-tjetrin në median sociale, për veprime kundër vendosjes së paqes në Afganistanin e...

Aktualitet14:37 - 19 Maj, 2019

Danas: Pushteti aktual i Serbisë do ta njohë Kosovën

Gazeta e Beogradit “danas” përmes një ankete të zhvilluar me qytetarë në Serbi, ka ardhur në përfundim se pushteti aktual...

presidenti i shba, donald trump presidenti i shba, donald trump
Aktualitet12:42 - 19 Maj, 2019

Alabama ndalon me ligj abortin/ Trump: Jam pro jetës

President i ShBA-së, Donald Trump ka reagaur gjithashtu lidhur me ndalimin e abortit që është bërë në shtetitn e Alabamës,...

Aktualitet09:51 - 19 Maj, 2019

Zgjedhjet, Kosova pengon Gjuriçin/ Serbët mbushin qendrat e votimit

Sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në Veri të Kosovës. Zgjedhje kanë nisur të qeta që në...

Aktualitet08:25 - 19 Maj, 2019

Zgjedhjet në Veri të Kosovës/ Nis votimi

Procesi zgjedhor në katër komunat në veri të Kosovës, ka filluar në orën 07:00 ashtu siç ishte paralajmëruar. Aty votoi...

austria ne zgjedhje te parakoheshme austria ne zgjedhje te parakoheshme
Aktualitet21:59 - 18 Maj, 2019

Video-skandali i zv.Kancelarit/ Kryeministri austriak thërret zgjedhjet e parakohëshme

Kancelari austriak Sebastian Kurz bëri thirrje për zgjedhje të parakohëshme pas dorëheqjes së zëvendës kancelarit, që i dha fund koalicionit...

Aktualitet19:44 - 18 Maj, 2019

Iu zbulua lidhja me rusët/ Dorëhiqet zëvendës kancelari austriak

Zëvendës kancelari i Austrisë Heinz-Christian Strache dha dorëheqjen të shtunën. Vendimi vjen pasi dy gazeta gjermane, “Der Spiegel” dhe “Sueddeutsche...

Aktualitet16:44 - 18 Maj, 2019

Sherefedin Shehu thirrje demokratëve/ “Mos u bëni viktima të udhëheqësve pa princip”

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu në një postim në rrjetet sociale ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të përfaqsuesve...

Aktualitet14:34 - 18 Maj, 2019

Zyrtarit serb i ndalohet hyrja në Kosovë

Zyrtari serb, Marko Gjuriçi, edhe pse ka paralajmëraur më herët se do të vizitonte Kosovën në kuadër të zgjedhjes së kryetarëve...

Aktualitet12:57 - 18 Maj, 2019

Videoja që skandalizoi Austrinë/ Zëvendëskancelari jep dorëheqjen

Pas skandalit me publikimin e videos, zëvendëskancelari austriak, Heinz-Christian Strache dha dorëheqjen të shtunën. Kancelari Sebastian Kurz e pranoi dorëheqjen...

Aktualitet10:24 - 18 Maj, 2019

Shkëmbimi i territoreve/ Ish-deputeti tregon se çfarë ka premtuar Vuçiç

Ish-deputeti i PS-së, Tritan Shehu ka shkruar sot lidhur me aspiratën serbe për shkëmbim territoresh. Sipas Shehut, bashkëautorët e shkëmbimit...

trump thirrje kosoves dhe serbise trump thirrje kosoves dhe serbise
Aktualitet08:58 - 18 Maj, 2019

Dëbimi i emigrantëve të rinj/ Gjykata Federale e Apelit “rrëzon” Trumpin

Sipas një vendimi të Gjykatës Federale të Apelit, administrata Trump ka vepruar në mënyrë “arbitrare dhe kapriçioze”, kur kërkoi që...

Aktualitet10:48 - 17 Maj, 2019

Ndryshimi i ligjeve të imigracionit/ Trump, i thotë jo Lotarisë Amerikane

Presidenti amerikan Donald Trump paraqiti të enjten planin e tij për reformimin e sistemit të imigracionit, duke thënë se do...

Aktualitet08:31 - 17 Maj, 2019

Fushata e shtrenjtë elektorale e zgjedhjeve europiane në Itali

Zhurma elektorale mund të kushtojë shumë. Pak para zgjedhjeve europiane është duke e provuar Italia: Zëvendëskryeministri Salvini gjëmon kundër rregullave...

Aktualitet08:18 - 17 Maj, 2019

Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen

Nga AZGAN HAKLAJ – president i Unionit Artistik te Kombit Shqiptar Festivali që përflaki shpirtin e Kombit Tonë. Ky festival...

Aktualitet20:18 - 16 Maj, 2019

Sulmoi policinë në protestën e 11 majit/ Arrestohet një tjetër protestues

Policia ka arrestuar sot një tjetër protestues, pas shqyrtimit të pamjeve filmike nga protesta e 11 majit. Sipas njoftimi të...

Aktualitet19:42 - 16 Maj, 2019

Prokuroria në Kosovë fillon hetimet për përdhunimet nga forcat serbe

Prokuroria e Posaçme e Kosovës, tha të Enjten se ka filluar hetimet rreth një fotografie të publikuar nga deputetja Flora...

Aktualitet19:38 - 16 Maj, 2019

Eliminon lotarinë amerikane/ Plani Trump kufizon imigracionin masiv

Presidenti amerikan Donald Trump pritet të shpallë të enjten propozimin e shumëpritur për imigracionin, një plan që ka si synim...

Aktualitet17:56 - 16 Maj, 2019

Reshjet e shiut/ Përmbytje në Fier, rrezikohen dhe banesat

Mungesa e pastrimit të kanaleve kulluese ka bërë që të përmbyten 15 hektarë tokë bujqësorë në Fier. Ngjarja raportohet në...

Aktualitet17:11 - 16 Maj, 2019

OSHEE njofton ndërprerjen e energjisë elektrike në këto zona të kryeqytetit

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka njoftuar ndërprerjen e energjisë elektrike në disa zona të kryeqytetit. Sipas njoftimit,...

Aktualitet18:40 - 15 Maj, 2019

Thaçi: Berlini as nuk hapi e as nuk mbylli ndonjë ide për marrëveshjen me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të mërkurën se takimi i Berlinit që u mbajt më 29 prill me nismën...

nderprerja e energjise nderprerja e energjise
Aktualitet18:15 - 15 Maj, 2019

Punimet në rrjet/ Tirana 8 orë pa energji elektrike

OSHEE ka njoftuar se me 17 maj disa zona në Tiranë do të mbesin pa energji elektrike. Ndërprerja e  energjisë...

Trending

Read previous post:
Maqedoni/ Dënohen të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme në Parlament

Në Shkup, 16 nga 17 të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit 2017 në Parlamentin e Maqedonisë së...

Close