Ju hedhin hi syve/ Këto shenja horoskopi nuk janë aspak ashtu si duken – CNA
Connect with us

Aktualitet

Ju hedhin hi syve/ Këto shenja horoskopi nuk janë aspak ashtu si duken

Publikuar

-

nuk jane si duken horoskop

Dashi
Dashit i pëlqen shumë që të njohë njerëz të rinj, është shumë i shoqërueshëm, ndihmon ata që kanë nevojë si dhe është besnik.

Por personaliteti i tyre impulsive shpesh të bën të mendosh për të kundërtën.
Nevoja e tij për të pasur situatat nën kontroll e bën të duket i ftohtë gati pa shpirt. Në momentin kur e njeh mirë kupton se është i ndjeshëm dhe ka shumë dobësi.

Virgjëreshat

Personat në shenjën e virgjëreshës mund të duken super cool dhe pa pikë ndjenje, por ata që i njohin mirë do t’ju thonë që e keni gabim.

LEXO EDHE:  Më të sinqertët e zodiakut/ Këto shenja do t’ju thonë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën

Virgjëreshat janë shumë inteligjente dhe duken shumë serioze sepse shkon drejt në fund të gjërave pa bërë shumë rrotullime. Mbi të gjitha është e vështirë ta manipulosh. Në momentin kur nuk manipulohet virgjëresha del si e keqja e situatës.

Ata që e njohin e dinë që do të bëjë çdo gjë për t’ju bërë që të ndjeheni mirë. Ata kuptojnë çdo njeri dhe do të bënin çdo gjë për ata që i interesojnë.

Aktualitet

Salianji mashtron sërish/ Fushata dhe e vërteta për Ligoraq Karamalon

Publikuar

-

By

karamelo deklarate e forte

Ish-deputeti i PD i kapur me mesazhe erotike dhe gjuhë perverse në parlament Ervin Salianji ka reaguar sot në mbrëmje pas sulmit që ju bë deputetit Ligoraq Karamelo në Korcë.

“Ligoraq Karamelon e njihte pakkush si kandidat në fushatë dhe ai thuajse nuk dilte fare. Jam i sigurt qe nuk e kanë njohur as sot si deputet, dhe shyqyr që nuk e kanë njohur.

Kërcënimet nuk kanë qenë politike. Se nëse do e njihte populli i revoltuar nuk e fal tradhetine dhe trafikun e mandatit”,- shkruan Salianji.

Pioneri i Lulit në politikë thekson se as e kanë njohur si deputet dhe shyqyr që nuk e kanë njohur.

Por, Ervini dhe të gjithë qesharakët e Lulit me apo pa gjuhë perverse në parlament, duhet të njohin më parë Korcën, korçarët pastaj të flasin. Zakonish atyre që flasin kot, “ju flet b.. para mendjes”, thotë një shprehje popullore.

Ligoraq Karamelo njihet nga korçarët shumë herë më tepër se djali i një ish kryetari komune në Korçë, që “shkëlqeu” në PD pasi ju ngjit Lulit, dhe sot po hetohet për një skandal nga prokuroria në lidhje me video mashtrimin “Babale”.

Karamelo nuk është për herë të parë deputet, kur ai zgjidhej direkt nga populli në vitin 1997, edhe me votat e demokratëve për të rrëzuar Setki Mullain ish-kandidatin e PS që dogji selinë e PD, Ervini jo vetëm i binte maces me lugë, por ende s’kishte dalë nga Lozhani dhe Korçën e dinte qëndrën e botës. Karamelon në Korçë e njohin sa shumë Ervinë dhe Babale që nuk vlejnë aspak për Korcën dhe korcarët. Ndaj dhe Salianj-Babalja iku fshatrave dhe nuk dukej në fushatën e 2017-es në Korcë, ku nuk fitoi as në fshatin e tij. Ndoshta nuk dilte për shkak të qytetarisë dhe njohjes “të madhe” që kishte me korçarët.

LEXO EDHE:  Më të sinqertët e zodiakut/ Këto shenja do t’ju thonë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën

Më tej Salianji shkruan se Karamelo nuk dilte në fushatë. Në profilin e deputetit në rrjetet sociale, të dalë nga lista e PD por përfaqësues i PBDNJ dhe Omonia-s, shikon me dhjetra foto (shiko me poshtë). Në Korcë, në të gjitha lagjet e qytetit, në Drenovë, në Mollaj, në Devoll e Pogradec. Në takim me intelektualë dhe qytetarë, në krah të kryetarit të deges Andrea Mano dhe Valentina Duka. Kudo çdo ditë të fushatës. Këto foto tregojnë sërish se Ervin Salianji mashtron publikisht sic e ka zakon, Babalizmi i tij politik nuk ndalet.

Në fund për ta mbyllur, Ligoraq Karamelo është një djalë qytetar korçar që ka 30 vjet në politikë, me linjën e tij të minoritetit grek OMONIA, me PBDNJ ku dhe ka ndihmuar me qindra e qindra korcarë.

Ndoshta nuk vlen aspak të krahasosh të pakrahasueshmen,  Ervin Babalen e video skandalit erotic me G.D, që kapet duke mashtruar publikisht, por e vërteta dhe faktet le të mesohen edhe njëherë nga demokratët dhe shqiptarët se kush i përfaqëson dhe flet në emër të tyre./CNA.al

Kërcënimet ndaj deputetit Karamelo/ Salianji: Populli i revoltuar nuk e fal tradhëtinë

Karamelo ne Pogradec

Karamelo ne Devoll

Karamelo ne Devoll

Korce lagja 11-12

Karamelo me Vali Duken dhe Andrea Manon ne fushate

Karamelo ne Ciflig

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Vrasja e Jurgen Kurtit/ Klodiana Lala: Pistat kryesore ku po heton policia

Publikuar

-

By

Mbrëmjen e djeshme u ekzekutua me një breshëri armësh Jurgen Kurti. Vrasja ndodhi ndërkohë që Kurti po kthehej në shtëpi, afër pallatit ku jetonte.

Sipas informacioneve autorët e kanë qëlluar të riun 23 herë, nga të cilat 10 plumba e kanë prekur në trup.

E ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në “Neës 24”,  gazetarja Klodiana Lala tha se deri më tani janë shoqëruar 10 persona për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Lala ka treguar dy pistat që po heton policia duke përfshirë hakmarrjen për dy vrasjet e mëparshme të Jurgen Kurtit dhe pista e dytë është jeta luksoze që bënte.

“I ndjeri ishte një personazh i njohur për shkak të së kaluarës së tij. Pista e parë e policisë ka qenë një vrasje e ndodhur për hakmarrje, ka shoqëruar edhe të afërm të Agim Arapit(pronari i vrarë i marketit në Durrës). Është pistë që do të hetohet ende. Vetëm kur prokuroria dhe policia do të jenë të bindura që s’ka ngjarja e 2017 s’ka lidhje me vrasjen e mbrëmshme, pista bie.

LEXO EDHE:  Më të sinqertët e zodiakut/ Këto shenja do t’ju thonë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën

Më kryesoja është pisa e jetës dhe aktivitetit të tij. Ai ishte i njohur në rrethet e elitës së Tiranës, menaxhonte vipa, qarkullonte shumë para, kishte njohje të ndryshme dhe pikërisht këtu janë fokusuar hetimet. Fakti që krimi është kryer në një kohë rekord, në një zonë me kamera tregon se autorët kanë pasur informacione të detajuara për lëvizjen e tij. Kemi të bëjmë me një krim të sofistikuar.

Polica duhet të jetë më e kujdesshme, ka shumë më tepër mundësi ta zbardhë këtë ngjarja nga e cila ka dëshmitarë, kamera, bisedat telefonike të viktimës”,- tha Lala. /CNA.al

 

 

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Arrihet akordi/ Ylli i Bundesligës drejt Barcelonës

Publikuar

-

By

Barcelona ka djegur konkurrencën dhe ka arritur të bëjë të vetin sulmuesin serb Luka Joviç, i cili është pjesë e Eintrachtit të Frankfurtit.

Lajmi u transmetua gjatë pasdites së sotme nga radioja katalane RAC1, sipas të cilës drejtuesit e Barcelonës kanë takuar menaxherin e futbollistit, Fali, javën e kaluar në Milano.

Gjithashtu mësohet se palët kanë rënë dakord për detajet e transferimit, që pritet t’i kushtojë Barcelonës të paktën 60 milionë euro.

LEXO EDHE:  Më të sinqertët e zodiakut/ Këto shenja do t’ju thonë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën

Luka Joviç është një 21-vjeçar serb, i lindur në Bosnjë dhe që prej vitit 2017 luan me skuadrën gjermane, ku në 46 takime, ka shënuar 23 gola. /CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet18:34 - 19 Mars, 2019

Nëna hedh vajzën nga kati i pestë/ Më pas hidhet edhe vetë

Qyteti i Athinës është tronditur ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë, ku një nënë hodhi vajzën e mitur...

Aktualitet18:31 - 19 Mars, 2019

Qindra ushtarët amerikanë zbarkojnë në Gjermani

 Qindra ushtarë amerikanë kanë filluar të mbërrijnë në Gjermani. Prova e parë kjo e një strategjie të re të dislokimit...

Aktualitet18:26 - 19 Mars, 2019

Italia do t’i bashkohet nismës kineze të investimeve

Italia pritet t’i bashkohet nismës kineze “Një Brez, Një Rrugë” të enjten gjatë vizitës së Presidentit kinez Xi Jinping në...

Aktualitet15:25 - 19 Mars, 2019

Kur studentët detyrohen të lënë shkollën

Në pesë vitet e fundit mbi një milionë të rinj i kanë ndërprerë studimet në universitetet turke. Një shkak i...

Aktualitet15:22 - 19 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re/ IS-i kërcënon me hakmarrje

Sulmi i përgjakshëm terrorist ndaj dy xhamive në Zelandën e Re mund të shkaktojë një spirale të re dhune. Milicët...

Aktualitet14:37 - 19 Mars, 2019

Kërcënon Erdogan/ Kush sulmon muslimanët do të kthehet me arkivol

Presidenti i Turqisë paralajmëron për një Gallipoli të ri në vazhdën e sulmit terrorist të Christchurch dhe thotë se kushdo...

Aktualitet19:30 - 18 Mars, 2019

Franca shpall ndalimin e protestave, pas trazirave

Kryeministri i Francës shpalli të hënën ndalimin e protestave të jelekëve të verdhë në bulevardin Champs-Elysees të Parisit dhe në...

Aktualitet19:12 - 18 Mars, 2019

Holandë/ Arrestohet i dyshuari për sulmin në tramvaj

Policia holandeze arrestoi një person me origjinë turke, i dyshuar për përfshirje në incidentin me armë në një tramvaj të...

Aktualitet18:23 - 18 Mars, 2019

Për të apasionuarit e teatrit/ Korçarët sjellin “Kopracin” në Tiranë

Komedia “Kopraci” e Molierit, një nga kryeveprat botërore ka mbërritur në Tiranë. Të gjithë të apasionuarit e teatrit do të...

Aktualitet21:12 - 17 Mars, 2019

Macron dënoi “apokalipsin“ e Parisit

Protestat e “jelekëve të verdhë“ u kthyen në trazira të shtunën dhe në përleshje nëpër rrugët e kryeqytetit francez. Presidenti...

Aktualitet19:13 - 17 Mars, 2019

Fillon kthimi i trupave të viktimave në Zelandën e Re

Policia tha se numri i të vdekurve në vrasjet masive në dy xhami të qytetit Christchurch, në Zelandën e Re...

Aktualitet19:07 - 17 Mars, 2019

Terroristi neozelandes njohës i mirë i Ballkanit

Brenton Harrison Tarrant, 28-vjeçari i akuzuar për vrasjen e 49 vetëve dhe plagosjen e shumë të tjerëve në dy xhami...

protesta ne serbi protesta ne serbi
Aktualitet11:01 - 17 Mars, 2019

Grusht shteti në Serbi/ Opozita merr mediat shtetërore

President i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pritet që të flasin për serbët, një ditë pasi protestuesit u futën në ambjentet e...

Aktualitet09:01 - 16 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re ka një hero/ Kush është i riu që u përball me autorin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Zelandën e Re, ku pas një sulmi me armë...

Aktualitet19:30 - 15 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re/ Merkel: Racizmi mori jetën e njerëzve që faleshin paqësisht në xhami

Ngjarja e masakrës në Zelandën e Re, ku rreth 49 vetë u qëlluan për vdekje nga një person gjatë kohës...

Aktualitet16:56 - 15 Mars, 2019

Maqedoni/ Dënohen të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme në Parlament

Në Shkup, 16 nga 17 të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit 2017 në Parlamentin e Maqedonisë së...

Aktualitet15:39 - 15 Mars, 2019

Tragjedia në Zelandën e Re/ Rritet bilanci i viktimave

Ka shkuar në 49 numri i perosnave që kanë humbur jetën pas sulmit me armë zjarri në dy xhami në...

Aktualitet08:44 - 14 Mars, 2019

Marrëveshja e Ohrit përçan partinë shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Shpërbërja e Sekretariatit për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, përçan partinë shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoni. Përmes një...

Bota19:07 - 13 Mars, 2019

Një tjetër dënim me burg për menaxherin e fushatës Trump

Një gjykatë federale në Uashington dha të mërkurën një tjetër masë dënimi për ish-menaxherin e fushatës së presidentit Donald Trump,...

presidenti serb aleksander vucic presidenti serb aleksander vucic
Aktualitet15:55 - 13 Mars, 2019

Miratimi i platformës/ Vuçiç: Dialogu mbaroi

Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë , ka deklaruar  ditën e sotme se  Prishtina zyrtare me miratimine e  platformës për dialogun...

Ministrja e Shendetesise, Manastirliu gjate nje deklarate per mediat Ministrja e Shendetesise, Manastirliu gjate nje deklarate per mediat
Aktualitet12:10 - 13 Mars, 2019

Manastirliu në OKB/ Zgjerojmë financimin e programeve të mbrojtjes sociale

 “Qeveria shqiptare po zgjeron financimin publik për programet e mbrojtes sociale, për herë të parë në 15% të shpenzimeve publike,...

Aktualitet11:04 - 13 Mars, 2019

“Jam shumë sëmurë, nuk eci dot”/Aktorja e njohur shqiptare në gjëndje të rëndë shëndetësore

Aktorja e njohur e skenës shqiptare, Margarita Xhepa është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kësisoj do t’i nënshtrohet ditën...

Aktualitet09:16 - 12 Mars, 2019

Ivanov refuzon ligjet me emrin Maqedonia e Veriut

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov, refuzoi të dekretojë 11 ligje që janë miratuar me emrin Republika e Maqedonisë...

haradinaj kushte serbise haradinaj kushte serbise
Aktualitet17:06 - 11 Mars, 2019

Haradinaj takim me dy këshilltarët e Merkel

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj zhvilloi një takim ditën e sotme me dy këshilltarët e kancelares gjermane Angela Merkel, Jan...

Aktualitet09:53 - 10 Mars, 2019

Pacolli thirrje Vuçiç për tu kthyer në tavolinën e dialogut

Behxhet Pacolli, zv-kryeministri i Kosovës ka ftuar presidentitne Serbisë, që të mos luaj lojra, por të ktheht na tavolinën e...

Aktualitet23:46 - 9 Mars, 2019

“A të ka ngacmuar ndonjë deputet? Ja përgjigja e papritur e Grida Dumës

Grida Duma iu përgjigj shumë pyetjeve nga Ermali sot në emisionin Xing me Ermalin. Cili deputet të ka gjuajtur më...

Aktualitet23:30 - 9 Mars, 2019

“A do zhvisheshe për një spot? “/Grida Duma jep përgjigjen befasuese

Gjatë një interviste me titull “Grida kryeministre”, Ermali e pyeti ish deputeten nëse do ishte kryeministre a do e bënte...

Aktualitet23:20 - 9 Mars, 2019

“Është sakrificë”/Grida Duma tregon çfarë ndodhi kur la mandatin

Në muajin shkurt deputetët e opozitës firmosën deklaratat për lënien e mandatit si ligjvënës të parlamentit. Të parët që firmosën...

Trending

Read previous post:
Masakra në Zelandën e Re/ Merkel: Racizmi mori jetën e njerëzve që faleshin paqësisht në xhami

Ngjarja e masakrës në Zelandën e Re, ku rreth 49 vetë u qëlluan për vdekje nga një person gjatë kohës...

Close