Ish-deputeti jep alarmin/ Shqipëria në grusht shteti – CNA
Connect with us

Aktualitet

Ish-deputeti jep alarmin/ Shqipëria në grusht shteti

Publikuar

-

deputeti i pd tritan shehu komunikim me gazetaret

Ish-deputeti demokrat Tritan Shehu, referuar mungesës së Gjykatës Kushtetuese, thotë se Shqipëria aktualisht është nën një grusht shteti kundër demokracisë.

“Aktualisht Shqipëria, pa Gjykatën Kushtetuese është nën një grusht shteti kundër demokracisë!
Procedura e tanishme e zëvendësimit të mandateve të deputetëve, të dorëzuara këto në grup si opozitë, nuk ka asnjë bazë ligjore e kushtetuese.”-shkruan Shehu në një postim në rrjetet sociale.

Gjithashtu, Shehu shkruan se procedura e zëvendësimit të mandateve të deputetëve të dorëzuara në grup si opozitë s’ka bazë ligjore e kushtetuese.

Ish-deputeti thekson se “Veprimet e Kuvendit të Shqipërisë në lidhje me këtë nuk janë të pajtueshme as edhe me procedurat ligjore për rastet individuale.
Vendimet e KQZ për zëvendësimin e këtyre mandateve bien ndesh edhe me vendimin e vitit 1993 të Gjykatës Kushtetuese, për zëvendësimin jashtë vullnetit të partisë të tre mandateve të PD në atë periudhë.”.

Sipas Shehut, tentativa për të quajtur funksional Kuvendin me një përbërje shumë më të vogël deputetësh se 140 nuk ka asnjë bazë ligjore për numrin minimal të deputetëve të domosdoshëm.

“Tentativa për të quajtur funksional Kuvendin me një përbërje shumë më të vogël deputetësh se 140 nuk ka asnjë bazë ligjore për numrin minimal të deputetëve të domosdoshëm.
Në kushtet kur e gjithë kjo procedurë thelbësore për demokracinë kryhet në mungesën prej më se një viti të Gjykatës Kushtetuese, e vetmja që mund të legalizojë apo jo këto veprime, krijohen tiparet e një grushti shteti.
Në fakt në të gjithë këtë periudhë vendimet e Kuvendit, të Qeverise etj, kanë qenë të pa ligjshme, përderisa askush nuk mund t’i apelonte ato në atë Gjykatë.”-shkruan Tritan Shehu.

LEXO EDHE:  "Andorra është ekip provokativ" / Mema analizon ndeshjen e sotme

Ndaj ai thotë se kur e gjithë kjo procedurë thelbësore për demokracinë kryhet në mungesën prej më se një viti të Gjykatës Kushtetuese, e vetmja që mund të legalizojë apo jo këto veprime, krijohen tiparet e një grushti shteti.

“Në këto kushte ka vetëm një zgjidhje politike, ligjore e kushtetuese: fillimi i procedurave për zgjedhje të reja mbi një platformë të pranueshme.
Në të kundërt ideatorët e aplikuesit e këtyre akteve duhet të akuzohen për tentativë për grusht shteti të qeverisjes ndaj demokracisë e ky duhet përballuar si i tillë.”-përfundon postimin e tij Tritan Shehu./CNA.al

 

Aktualitet

Shqipëri U-19 mundet 2-1 nga Maqedonia e Veriut/ Tre golat u shënuan nga shqiptarët

Publikuar

-

By

Kombëtarja U-19 është mundur në takimin e dytë miqësor nga përfaqësuesja e të njëjtës grupmoshë e Maqedonisë së Veriut. Takimi i luajtur në Ohër, ka përfunduar me rezultatin 2-1 në favor të skuadrës maqedonase, e cila vetëm pak ditë më parë barazoi me përfaqësuesen tonë në Korçë.

Kuqezinjtë e rinj e filluan ndeshjen shumë mirë, duke dominuar kundërshtarin dhe duke krijuar raste shënimi, raste të cilat u konkretizuan në minutën e 10-të me golin e shënuar nga Armando Broja. Në minutën e ‘40 fqinjët maqedonas kanë arritur të barazojnë rezultatin me anë të numrit 6 Jeton Dauti.

LEXO EDHE:  VIDEO: E lehtë me Andorrën / Shqipëria gjen sulmuesit dhe... veten

Në pjesën e dytë skuadra e trajnerit Dede u ndëshkua me një penallti që u shndërruar në gol nga Agron Elezi në minutën e 53. 19 vjeçarët tanë reaguan në lojë, duke vazhduar të sulmojnë por pa arritur të konkretizojnë rastet e shumta që kanë krijuar në këtë ndeshje.

Shqipëria U-19 zbriti në fushën e lojës me këtë formacion: Toska, Shima, Murati, Rexhepi, Bajrami, Morina, Bozhanaj, Karica, Shehu, Mehmeti dhe Broja. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Pse “qytetari dixhital” tremb Ramën dhe Lleshajn?

Publikuar

-

By

Denoncimet e “qytetarit dixhital”, të publikuara nga ish-kryeministri Sali Berisha, në gjatë vitet e fundit janë në betejë të ashpër me Qeverinë, më shumë sesa edhe vetë Opozita.

Kujtojmë këtu rastin e mushkonjave. Berisha kohë më parë, publikoi denoncimin e një të ashtuquajturi “qytetari dixhital”, sipas të cilit, në Divjakë po bëhet trafik droge me avion nën hunden e Policisë së Shtetit. Më pas ishte avioni i italianit Giorgo Riformato, i cili u rrëzua në Plazhin e Divjakës.

Giorgio Riformato, i akuzuar për trafik droge, drejtonte avionin, i cili më 10 prill të vitit 2014 u rrëzua në plazhin e Divjakës me 300 kg kanabis.  Avioni i drejtuar nga shtetasi Riformato është gjetur i ulur në zonën e plazhit të Divjakës, me një rrotë të thyer, në pamundësi për t’u ngritur.

Më tej, kujtojmë denoncimet e Berishës, ku theksohej se Policia e Shtetit është e përfshirë në trafik droge.

Prova më e fortë për këto denoncime të Berishës, është fakti se katër nga ish-drejtuesit e Policisë së Shtetit në vitet 2014-2017 aktualisht janë të arratisur jashtë shtetit dhe janë në kërkim.

Një rast tjetër është ai i “Xhisielës” në Fushë-Krujë, që bëri jo pak bujë në media.

LEXO EDHE:  "Andorra është ekip provokativ" / Mema analizon ndeshjen e sotme

Ishte Berisha ai që publikoi i pari rastin, ku theksohej se “djali i deputetit socialist, Rrahman Rraja kishte përdhunuar një vajzë të re”. Në fillim u cilësua shpifje, por më pas hetimet nxorën në dritë të tjera detaje. Gjithçka që kishte thënë Berisha rezultoi e vërtetë.

Më pas kemi rastin e fundit, që është edhe ngjarja që tronditi mbarë oponionin publik. Bëhet fjalë për përdhunimin në grup të një minoreneje në Kavajë, në ambientet e shkollës, ngjarje e cila u bë publike vetëm pas denoncimit të Berishës.

Po ashtu edhe vënia në pranga e Klement Balilit, së pari u publikua nga Berisha, dhe më pas u konfirmua nga Policia e Shtetit.

Këto që përmendëm më sipar janë vetëm disa nga rastet që janë zbardhur dhe bërë publike, vetëm pas denoncimit nga “qytetari dixhital”.

Ndërkohë, sot Policia e Shtetit ka reaguar ndaj denoncimeve të Berishës, të cilin e akuzon për shpifje dhe e paralajmëron për kallëzim penal.

Pra, mesa duket”qytetari dixhital” e tremb Ramën dhe Lleshajn, të cilët i kanë “vërsulur” Policinë, Sali Berishës./ CNA.al

Policia i “vë kufirin te thana” Berishës/ Paralajmëron kallëzim penal

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Rrëfimi prekës i yllit të Bayernit/ “Kam kaluar 4 muaj si i burgosur…”

Publikuar

-

By

Mungesa e Corentin Tolisso është ndjerë jo pak të Bayerni. Mesfushori francez pësoi një dëmtim të rëndë në gju në muajin shtator që e ka mbajtur prej më shumë se gjashtë muajsh jashtë fushave të blerta.

Futbollisti 24-vjeçar ka dhënë një intervistë për “Kicker”, ku ka shpjeguar se sa shumë i ka munguar stërvitje me shokët e ekipit. Tolisso është rikthyer në kampin stërvitor të Bayernit, por për ta parë në fushë i duhet të presë edhe disa javë.

LEXO EDHE:  VIDEO: E lehtë me Andorrën / Shqipëria gjen sulmuesit dhe... veten

“Nuk dua që të rikthehem sa më shpejt që të jetë e mundur, por sa më gati. Jam i sigurt që do të jepet rasti për të shënuar sërish këtë sezon. Sapo u riktheve në stërvitje mu duk vetja sikur isha një njeri i tjetër. Më në fund po shkelja ne bar e po merrja frymë lirisht. U ndjeva sikur ishte brenda një burgu prej katër muajsh”, tha mesfushori francez. /CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet13:03 - 26 Mars, 2019

Panik në Gjermani/ Dhjetra qytetarë evakuohen pas kërcënimeve për bombë

Disa njoftime për bombë kanë shkaktuar kaos dhe panik në Augsburg të Gjermanisë. Oficerët e policisë së qytetit deklaruan për...

Aktualitet08:38 - 26 Mars, 2019

Histori të panjohura/ Sekretet dhe ana e errët e jetës së princeshave arabe

Kur Sheikha Latifa, Princesha e Dubait, u largua nga vendi i saj në shkurtin e vitit të shkuar, duke hipur...

Aktualitet23:08 - 25 Mars, 2019

Trump: Prokurori Mueller veproi me ndershmëri në hetimin ndaj Rusisë

Pasi e ironizoi për muaj me radhë Prokurorin Special Robert Mueller lidhur me hetimin për mundësinë e lidhjeve me Rusinë...

Aktualitet18:49 - 25 Mars, 2019

Moti i keq shkakton dhjetra viktima dhe të plagosur në Iran

Moti i keq dhe reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe viktima në shtetin  e Iranit. Mësohet se...

Aktualitet19:32 - 24 Mars, 2019

Integrimi i Shqipërisë në BE/ Presidenti grek kujton kushtet

Ditën e sotme shteti grek ka festuar pavarsinë e tij. Gjatë fjalës në ceremoninë e zhvilluar presidenti i Greqisë Prokopis...

Aktualitet09:03 - 24 Mars, 2019

Pas 20 vitesh/ Zyrtari i NATO-s:Bombardimi, ndjenjë dëshpërimi dhe lehtësimi

Sa herë që kujtohet fushata e sulmeve ajrore të NATO-s, e nisur më 24 mars të vitit 1999, personi i...

Aktualitet17:05 - 22 Mars, 2019

Kosova, si Shqipëria/ Miraton rezolutën që ndalon lojrat e fatit

Me 74 vota në favor Parlamenti i Kosovës ka miratuar ditën e sotme një rezolutë, që pezullohen lojërat e fatit...

Aktualitet16:56 - 22 Mars, 2019

Ceremoni varrimi për 26 viktima të sulmit në Zelandën e Re

Mijëra njerëz u mblodhën të premten në Zelandën e Re, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të 26...

Aktualitet15:17 - 22 Mars, 2019

Brexit do t’i kushtonte shtrenjtë Gjermanisë

Brexit-i u shty! Dhe krerëve të BE-së të mbledhur në Bruksel sërish u ra një gur nga zemra. Sepse BE-ja...

Aktualitet15:12 - 22 Mars, 2019

Bashkëpunim me Rusinë?/ Trump: Raporti të bëhet publik

Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se raporti përfundimtar i Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller për bashkëpunimin e mundshëm të...

Aktualitet14:14 - 22 Mars, 2019

Erdogan dhe raketat ruse/ Një krizë e re SHBA-Turqi 

Nga Franco Venturini Më shumë se asnjëherë sulltan, tani që ka superpushtet të garantuar nga ndryshimet kushtetuese, e megjithatë, presidenti...

Aktualitet14:10 - 22 Mars, 2019

Opsionet e reja për Brexit-in

Britania e Madhe do të dilte pas një jave nga BE-ja. Por ky vendim u shty edhe ca. Cilat janë...

Aktualitet09:39 - 22 Mars, 2019

Gjermania miraton ligjin e ri/ 1,3 miliardë euro për fëmijët e varfër

Bundestagu gjerman miratoi një ligj të ri për familjen. Ai do të lehtësojë prindërit me të ardhura më të pakta....

Kultura15:31 - 21 Mars, 2019

Astrit Çerma rrëfen kujtimet me kompozitorin e njohur  

Më kujtohet si tani: Mbasi pamë tërë “matrialin” e xhiruar për filmin “Në fillim të verës” në një montim “bruto”,...

qerim mata qerim mata
Aktualitet13:22 - 21 Mars, 2019

Ndahet nga jeta regjizori i njohur/ Kush ishte  artisti që fshihej pas “Lefter Lefterit”

Qerim Mata, i njohur ndryshe edhe i Lefter Lefteri personazh i luajtur prej tij në filmin “ I teti në...

Aktualitet22:19 - 20 Mars, 2019

“Deti nuk ka portë”/ Poezia e Aleksandër Çipës prezantohet në Korçë

Mesditën e sotme, në sallen e Bibliotekes së Universitetit “Fan S. Noli” të qytetit të Korçës, është promovuar libri më...

Aktualitet20:21 - 20 Mars, 2019

Vendimi i Dhomës së Apelit/ Burgim i përjetshëm për Radovan Karaxhiçin

Ish udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, u dënua më burgim të përjetshëm. Dhoma e Apelit e Mekanizmit që...

Aktualitet19:02 - 20 Mars, 2019

Rrëmben autobuzin me 51 nxënës/ Tentoi t’i digjte

Një autobuz me 51 nxënës është rrëmbyer ditën e sotme nga shoferi i saj. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në...

Aktualitet18:34 - 19 Mars, 2019

Nëna hedh vajzën nga kati i pestë/ Më pas hidhet edhe vetë

Qyteti i Athinës është tronditur ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë, ku një nënë hodhi vajzën e mitur...

Aktualitet18:31 - 19 Mars, 2019

Qindra ushtarët amerikanë zbarkojnë në Gjermani

 Qindra ushtarë amerikanë kanë filluar të mbërrijnë në Gjermani. Prova e parë kjo e një strategjie të re të dislokimit...

Aktualitet18:26 - 19 Mars, 2019

Italia do t’i bashkohet nismës kineze të investimeve

Italia pritet t’i bashkohet nismës kineze “Një Brez, Një Rrugë” të enjten gjatë vizitës së Presidentit kinez Xi Jinping në...

Aktualitet15:25 - 19 Mars, 2019

Kur studentët detyrohen të lënë shkollën

Në pesë vitet e fundit mbi një milionë të rinj i kanë ndërprerë studimet në universitetet turke. Një shkak i...

Aktualitet15:22 - 19 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re/ IS-i kërcënon me hakmarrje

Sulmi i përgjakshëm terrorist ndaj dy xhamive në Zelandën e Re mund të shkaktojë një spirale të re dhune. Milicët...

Aktualitet14:37 - 19 Mars, 2019

Kërcënon Erdogan/ Kush sulmon muslimanët do të kthehet me arkivol

Presidenti i Turqisë paralajmëron për një Gallipoli të ri në vazhdën e sulmit terrorist të Christchurch dhe thotë se kushdo...

Aktualitet19:30 - 18 Mars, 2019

Franca shpall ndalimin e protestave, pas trazirave

Kryeministri i Francës shpalli të hënën ndalimin e protestave të jelekëve të verdhë në bulevardin Champs-Elysees të Parisit dhe në...

Aktualitet19:12 - 18 Mars, 2019

Holandë/ Arrestohet i dyshuari për sulmin në tramvaj

Policia holandeze arrestoi një person me origjinë turke, i dyshuar për përfshirje në incidentin me armë në një tramvaj të...

Aktualitet18:23 - 18 Mars, 2019

Për të apasionuarit e teatrit/ Korçarët sjellin “Kopracin” në Tiranë

Komedia “Kopraci” e Molierit, një nga kryeveprat botërore ka mbërritur në Tiranë. Të gjithë të apasionuarit e teatrit do të...

Aktualitet21:12 - 17 Mars, 2019

Macron dënoi “apokalipsin“ e Parisit

Protestat e “jelekëve të verdhë“ u kthyen në trazira të shtunën dhe në përleshje nëpër rrugët e kryeqytetit francez. Presidenti...

Trending

Read previous post:
Marrëveshja e Ohrit përçan partinë shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Shpërbërja e Sekretariatit për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, përçan partinë shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoni. Përmes një...

Close