Fotot/ Rama heq rrethimin e Kryeministrisë, e mbulon me llamarina – CNA
Connect with us

Aktualitet

Fotot/ Rama heq rrethimin e Kryeministrisë, e mbulon me llamarina

Publikuar

-

Skela mbrojtëse e vendosur përpara Kryeministrisë është hequr një ditë para protestës së opozitës.

Një veprim ky që ka ngjallur habinë e të gjithë atyre që prisnin një përforcim edhe më të madh të fasadës që në protestën e 16 shkurtit njohu sulmin e protestuesve. Megjithatë kjo ka qenë një truk, pasi siç bëjnë të ditur burime konfidenciale të CNA.al në vend të skelës është urdhëruar që fasada e godinës të rrethohet me llamarinë.

LEXO EDHE:  “Më mirë djepi bosh se shejtani brenda”/ Ish ministri “kryqëzon” Ramën

Ky veprim vjen pasi krerët e partive opozitare kanë paralajmëruar se protesta e ditës së nesërme, ka për të qenë vendimtare për largimin e Ramës. /CNA.al

Aktualitet

Tërheqja nga gara e kandidatëve të Bindjes Demokratike/ Andi Përmeti hedh dyshimet e forta

Publikuar

-

By

Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti ka komentuar sot vendimin e tre kandidatëve të kësaj force politike për t’u tërhequr nga gara zgjedhore e 30 qershorit.

Sa i takon tërheqjes së Devi Habibasit, kandidat në Çorovodë, Andi Përmeti tha se ishte dinjitoze, se të paktën e tha hapur se kishte presione nga e majta dhe e pranoi që nuk mundej të vazhdonte më. Ndërsa në lidhje me dorëheqjen e kandidatit të Lezhës, Salvador Kaçaj dhe atij të Kavajës, Bledar Sinella, deputeti Përmeti ka hedhur dyshime të forta.

I ftuar në studion e A2 CNN, Përmeti tha se dorëheqjet e këtyre dy të fundit janë aq identike, sa duken sikur janë shkruar nga e njëjta dorë.

“Sa i takon kandidatit të Çorovodës, të paktën ai e pranoi se kishte presione nga e majta dhe nuk mund të mbante më. Por këta dy të fundit, jo vetëm u tërhoqën porn ë fund edhe hodhën gurë drejt nesh.

LEXO EDHE:  Letra e Ramës për Bashën/ Shehi: Tallje e madhe

Dorëheqja e tyre, ngjan aq shumë sa duket sikur është shkruar nga e njëjta dorë”-tha Përmeti.

Gjithashtu, Andi Përmeti theksoi se pas këtyre dorëheqjeve qëndron diçka shumë më e turpshme sesa thjeshtë presion.

I pyetur nëse kanë mund të ketë pasur presione ndaj tyre, Përmeti u shpreh se “Është një gjë më e turpshme sesa presioni për të mos thënë e qëllishme, apo e leverdisshme do të thoja. Si ka mundësi që e gjithë opozita harxhon kaq shumë energji të merret me çdo kandidat tonë, a nuk do të ishte më mirë të fokusohej kundër Ramës?. Kjo duket si një lloj frike nga krijimi i kësaj partie”./ CNA.al

Bindja gabon në Lezhë/ Një Lulzims tërhiqet nga gara

Një tjetër Lulzims dezerton nga Bindja

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Finalizohet operacioni antidrogë/ Arrestohen tre persona, një në kërkim

Publikuar

-

By

Tre persona janë vënë në pranga, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim nga policia e Fierit, në kuadër të një operacioni antidrogë të koduar “Shënjestra”.

Mësohet se gjatë këtij operacioni janë sekuestruar rreth 1,4 Kg Heroinë dhe 1 Kg Kokainë.

Sipas informacioneve zyrtare u bë janë arrestuar në flagrancë i shtetasve: I. T., 47 vjeç, banues në Bishanak, Fier (i dënuar më parë për grabitje me dhunë), G. T., 22 vjeç (djali i I. T), banues në Bishanak, Fier dhe T. T, 51 vjeçe (kunata e I. T), banuese në Bishanak, Fier.

Po ashtu janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 2 shtetas të tjerë dhe vijojnë hetimet për të parë implikimin e tyre në këtë veprimtari kriminale.

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit Z. T., 55 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor i shtetasve të arrestuar për  këtë veprimtari kriminale

Njoftimi i policisë:

Fier

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Shënjestra”.

Operacioni për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike të forta

Në pranga 3 shtetas, si dhe shpallet në kërkim një tjetër, si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale

Sekuestrohen rreth 1,4 Kg Heroinë dhe 1 Kg Kokainë.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas një hetimi disa mujor të ndjekur me metoda speciale të hetimit, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u finalizua me sukses operacioni policor antidrogë i koduar “Shënjestra”.

LEXO EDHE:  “Më mirë djepi bosh se shejtani brenda”/ Ish ministri “kryqëzon” Ramën

Gjatë operacionit u godit një grup i cili ushtronte aktivitetin kriminal të përpunimit dhe shitjes së  lëndëve të forta narkotike Heroinë dhe Kokainë në qytetin e Fierit dhe në qytete të tjera.

Si rezultat i operacionit, në banesat e këtyre shtetasve u gjet dhe u sekuestrua rreth 1,4 Kg lëndë narkotike e dyshuar Heroinë dhe rreth 1 Kg lëndë narkotike e dyshuar Kokainë. Një pjesë e Heroinës ishte e ndarë në doza të vogla gati për shitje.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe 1 armë gjahu pa leje.

Në përfundim të veprimeve hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: I. T., 47 vjeç, banues në Bishanak, Fier (i dënuar më parë për grabitje me dhunë), G. T., 22 vjeç (djali i I. T), banues në Bishanak, Fier dhe T. T, 51 vjeçe (kunata e I. T), banuese në Bishanak, Fier.

U proceduan penalisht në gjendje të lirë 2 shtetas të tjerë dhe vijojnë hetimet për të parë implikimin e tyre në këtë veprimtari kriminale.

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit Z. T., 55 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor i shtetasve të arrestuar për  këtë veprimtari kriminale

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Eurostat: Shqipëria me tkurrjen më të madhe të popullsisë

Publikuar

-

By

Varfëria dhe më pas liria për të lëvizur e kanë nxitur një pjesë të popullsisë së Ballkanit të emigrojë, por  në Shqipëri kjo tendencë është shumë më e lartë, pas viteve ’90, ndonëse vendi ynë nuk ka pasur konflikte lufte, si pjesa më e madhe e shteteve fqinjë. Për më tepër dëshira për të ikur është ringjallur dukshëm vitet e fundit, siç tregojnë dhe kërkesat e larta për azil, ku Shqipëria në vitin 2018 ishte e para në botë për numrin e popullsisë (6.6 aplikime për 1,000 banorë, dhe e dyta pas nesh është janë gjeorgjianët, me 4.6 aplikime për 1000 banorë, të ndjekur nga sirianët, me 4.4 aplikime).

Në total nga viti 2001, rreth 214 mijë persona kanë kërkuar azil në vendet e BE-së, duke kulmuar në 2015-n, me rreth 69 mijë persona, sipas të dhënave të mëparshme të Eurostat.

Kjo mani për të ikur po reflektohet dhe në shifrat e popullsisë.

Të dhënat e fundit të Eurostat për vendet potenciale kandidate për në Bashkimin Europian tregojnë se Shqipëria ka shënuar tkurrjen më të madhe të popullsisë nga migracioni neto në krahasim me të gjitha vendet e tjera të Ballkanit, për të dy vitet që janë marrë referencë, si në 2007 ashtu dhe në 2017, teksa më shumë persona ikin, sesa kthehen .

Shqipëria, së bashku me Kosovën dhe Malin e Zi është një nga tre vendet që raporton normë negative të migracionit netor për vitin 2017, por Eurostat thekson se kjo tendencë është shumë më e lartë në Shqipëri, me një migracion netor prej −5.2 për 1 000 banorë, e ndjekur nga Kosova me rreth -3 për 1000 banorë dhe Mali i Zi me më pak se -2 (shih grafikun).

Për Turqinë norma neto e migracionit ishte pozitive (1.6 për 1.000 banorë),  ndërsa për Maqedoninë, Bosnjën dhe Serbinë, flukset migratore pothuajse nuk kanë ndryshuar.

LEXO EDHE:  Letër publike Lulzim Bashës/ Rama kërkon dialog

Në kahun tjetër, Shqipëria vijon të ketë një shtesë natyrore pozitive, ndonëse minimale, me lindjetqë i kalojnë vdekjet dhe norma natyrore e ndryshimit të popullsisë ishte rreth 3 për 1,000 banorë.

Shtesa natyrore e popullsisë është veçanërisht e lartë në Kosovë dhe Turqi, ku norma natyrore e ndryshimit të popullsisë ishte 11.4 për 1 000 banorë në Kosovë dhe 10.8 për 1 000 banorë në Turqi. Në kontrast, vdekjet në Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi i kalojnë lindjet dhe si rrjedhojë shtesa natyrore e popullsisë ra me 2.0 për 1 000 banorë në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe me 5.5 për 1 000 banorë në Serbi.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se Shqipëria ka një normë bruto të lindjeve prej 10.7 për 1,000 banorë, duke u renditur e katërta pas Kosovës (16.8), Turqisë (16.1), Malit të Zi (11.9), ndërsa në fund renditet Bosnja (8.3).

Për vdekjet kryeson Serbia me 14.8 vjekje për 1,000 banorë, ndërsa Shqipëria renditet e katërta, pas Malit të Zi (10.5), Bosnjës (10.4), Maqedonisë së Veriut (9.8). Norma më e ulët e vdekjeve është në Kosovë (5.4).

Serbia ka dhe popullsinë më të plakur, me 20% të saj që është mbi 65 vjeç, por ky tregues mbetet i lartë dhe për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi me rreth 15.16%. Më e ulëta, pesha e popullsisë mbi 65 vjeç është në Kosovë dhe Turqi, me rreth 10%.

Turqia dhe Kosova kanë dhe popullsinë më të re, me 23-25% të saj që e zënë të rinjtë nën 15 vjeç, ndërsa në Shqipëri, pesha e atyre që janë nën 15 vjeç ishte rreth 185 në 2017-n./ Monitor

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet20:57 - 22 Maj, 2019

Kosova kërcënon edhe Shqipërinë me taksë 100%

Ndërkohë që prej muajsh Kosova ka vendosur taksën 100 % për mallrat serbe, duke sjellë kështu një goditje në të...

policia e shtetit policia e shtetit
Aktualitet20:22 - 22 Maj, 2019

Foto/ “Aksioni” i çuditshëm kundër Policisë së Shtetit

Shpeshherë jemi mësuar të shohim aksione të Policisë së Shtetit në kapjen e personave të shpallur në kërkim. Në njoftimet...

Aktualitet19:42 - 22 Maj, 2019

Beogradi rol kyç në zgjedhjet në Veri të Kosovës

Beogradi ka luajtur rol vendimtar në zgjedhjet lokale në Veri të Kosovës. Por a ka gjasa për dorëheqje të reja?...

Aktualitet19:37 - 22 Maj, 2019

LDK dhe Vetëvendosje, bashkërendohen për të rrëzuar qeverinë Haradinaj

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe lëvizja Vetëvendosje paralajmëruan të mërkurën se kanë filluar përgatitjet për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë...

Aktualitet08:53 - 22 Maj, 2019

Zgjedhjet europiane/ Nervozitet në Berlin

Partitë në pushtet në Gjermani i ka zënë nervoziteti. Në zgjedhjet europiane ato do të humbasin. E qartë është kush...

Aktualitet19:44 - 21 Maj, 2019

Skandali i videos në”Ibiza”/ Kancelari i Austrisë përballë votës së mosbesimit

Kancelari Sebastian Kurz është duke u përgatitur për një votë mosbesimi. Oferta e tij për të shkarkuar ministrin e Brendshëm...

Aktualitet19:26 - 21 Maj, 2019

QUINT: Zgjedhjet në veri të Kosovës të qeta, por me problemet e së kaluarës

QUINT-i, ku bëjnë pjesë Franca, Gjermania, Italia, Britania e Madhe e SHBA thotë se në komunat me shumicë serbe shqetësues...

Aktualitet19:02 - 21 Maj, 2019

Presidenti Trump kërcënon Iranin me asgjësim

Për shkak të konfliktit mes Uashingtonit dhe Teheranit, situata në rajonin e Gjirit aktualisht është shumë e tensionuar. Tani Presidenti...

Aktualitet18:55 - 21 Maj, 2019

Kongresi nderon familjen e shqiptaro-amerikanit Harry Bajraktari

Një flamur që valoi një ditë mbi kupolën e Kongresit amerikan, iu dhurua veprimtarit shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari. Kjo ishte pjesë...

Aktualitet15:27 - 21 Maj, 2019

Shqipëria nuk duhet të ketë Akademi Shkencore

Profesor dr. Dritan Spahiu ka reaguar sot me një shkrim lidhur me çështjen e Akademisë së Shkencave në Shqipëri. Spahiu...

Aktualitet15:20 - 21 Maj, 2019

Skandali i Ibiza-s në Austri/ Sebastian Kurz përballet me votëbesim

Kancelari Sebastian Kurz është duke u përgatitur për një votëbesimi. Oferta e tij për të shkarkuar ministrin e Brendshëm ekstremist...

Aktualitet14:26 - 21 Maj, 2019

Frika nga një luftë e padëshiruar

Presidenti amerikan, Trump e kërcënon Iranin me asgjësim. Njerëzit në Iran kanë frikë nga shpërthimi i një lufte aksidentalisht. Atmosfera...

Aktualitet12:22 - 21 Maj, 2019

Integrimi drejt BE-së/ Hahn: Maqedonia e Veriut duhet të shpërblehet

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn në konferencën e bisedimeve ekonomike të Vienës, “Perspektiva e re për Maqedoninë e...

Aktualitet22:30 - 20 Maj, 2019

Korrigjimi i kufijve/ Thaçi: Nuk do të lejojmë të preket territori i Kosovës

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka sqaruar idenë e tij për korrigjimin e kufijve. Në studion e emisionit “Open” ai...

Aktualitet18:43 - 20 Maj, 2019

Humbën mbrëmë në Theth/ Gjenden turistët e huaj

Janë gjetur sot, tre turistët anglez, të humbur mbrëmjen e djeshmë në Theth. Ata ishin duke eksploruar zonat turistike malore...

Aktualitet16:55 - 20 Maj, 2019

Bllokohet 2.3 ton qumësht pluhur në Divjakë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 2.3 ton qumësht pluhur dhe 21 ton vaj palme në Divjakë. Sipas njoftimit të...

Aktualitet16:31 - 20 Maj, 2019

Anullohen fluturimet ajrore drejt Italisë, ja shkaku

Të gjithë pasagjerët të cilët kanë prerë biletat për të udhëtuar nesër drejt Italisë, duhet ta shtyjnë fluturimin e tyre...

Aktualitet15:40 - 20 Maj, 2019

“Linda 4 fëmijë, burri s’më donte se nuk bëja djalë”/25-vjeçarja rrëqeth me historinë e saj

Edhe pse është vetëm 25 vjeçe, ajo është nëna e katër fëmijëve, tre vajzave dhe një djalë. Vajza nga Tirana...

Aktualitet21:28 - 19 Maj, 2019

Përfunduan zgjedhjet e jashtëzakonshme në veriun e Kosovës

Rreth 24 mijë e 600 votues nga rreth 58 mijë të regjistruar, apo 4 apo mbi 42 për qind e...

Aktualitet18:15 - 19 Maj, 2019

Amerikanët dhe talebanët shkëmbejnë akuza për situatën në Afganistan

Talibanët dhe zyrtarët ushtarakë amerikanë kanë akuzuar njëri-tjetrin në median sociale, për veprime kundër vendosjes së paqes në Afganistanin e...

Aktualitet14:37 - 19 Maj, 2019

Danas: Pushteti aktual i Serbisë do ta njohë Kosovën

Gazeta e Beogradit “danas” përmes një ankete të zhvilluar me qytetarë në Serbi, ka ardhur në përfundim se pushteti aktual...

presidenti i shba, donald trump presidenti i shba, donald trump
Aktualitet12:42 - 19 Maj, 2019

Alabama ndalon me ligj abortin/ Trump: Jam pro jetës

President i ShBA-së, Donald Trump ka reagaur gjithashtu lidhur me ndalimin e abortit që është bërë në shtetitn e Alabamës,...

Aktualitet09:51 - 19 Maj, 2019

Zgjedhjet, Kosova pengon Gjuriçin/ Serbët mbushin qendrat e votimit

Sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në Veri të Kosovës. Zgjedhje kanë nisur të qeta që në...

Aktualitet08:25 - 19 Maj, 2019

Zgjedhjet në Veri të Kosovës/ Nis votimi

Procesi zgjedhor në katër komunat në veri të Kosovës, ka filluar në orën 07:00 ashtu siç ishte paralajmëruar. Aty votoi...

austria ne zgjedhje te parakoheshme austria ne zgjedhje te parakoheshme
Aktualitet21:59 - 18 Maj, 2019

Video-skandali i zv.Kancelarit/ Kryeministri austriak thërret zgjedhjet e parakohëshme

Kancelari austriak Sebastian Kurz bëri thirrje për zgjedhje të parakohëshme pas dorëheqjes së zëvendës kancelarit, që i dha fund koalicionit...

Aktualitet19:44 - 18 Maj, 2019

Iu zbulua lidhja me rusët/ Dorëhiqet zëvendës kancelari austriak

Zëvendës kancelari i Austrisë Heinz-Christian Strache dha dorëheqjen të shtunën. Vendimi vjen pasi dy gazeta gjermane, “Der Spiegel” dhe “Sueddeutsche...

Aktualitet16:44 - 18 Maj, 2019

Sherefedin Shehu thirrje demokratëve/ “Mos u bëni viktima të udhëheqësve pa princip”

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu në një postim në rrjetet sociale ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të përfaqsuesve...

Aktualitet14:34 - 18 Maj, 2019

Zyrtarit serb i ndalohet hyrja në Kosovë

Zyrtari serb, Marko Gjuriçi, edhe pse ka paralajmëraur më herët se do të vizitonte Kosovën në kuadër të zgjedhjes së kryetarëve...

Trending

Read previous post:
Masakra në Zelandën e Re/ Merkel: Racizmi mori jetën e njerëzve që faleshin paqësisht në xhami

Ngjarja e masakrës në Zelandën e Re, ku rreth 49 vetë u qëlluan për vdekje nga një person gjatë kohës...

Close