Financimet e bujqësisë/ Ish-ministri i Ramës nxjerr “zbuluar” qeverinë – CNA
Connect with us

Aktualitet

Financimet e bujqësisë/ Ish-ministri i Ramës nxjerr “zbuluar” qeverinë

Publikuar

-

Ish-ministri i Bujqësisë në qeverinë “Rama 1”, Edmond Panariti ka reaguar ashpër në lidhje me vendimin e qeverisë për të ulur financimet në sektorin e bujqësisë.

Në një deklaratë për mediat, Panariti tha se bujqësia në mënyrë të vazhduar ka marrë nga buxheti i shtetit një sasi parash, e cila ka qenë pesë herë më e vogël nga ç’është financuar ky sektor i rëndësishëm i vendit te fqinjët, te Maqedonia e Veriut dhe në Kosovë.

Sipas Panaritit, praktikisht buxheti i subvencioneve sot në Bujqësi, është rreth 450 milionë lekë, ose e kthyer në euro, rreth 3.5 milionë euro, nga 20 milionë euro që ishte një vit më parë. Pra rreth 6 herë më i ulët.

“Sikur të mos mjaftojnë këto, prodhimi bujqësor sot është ngarkuar me TVSH-në më të lartë në rajon. Në shitje, në dorëzim, produkti ngarkohet me 20% TVSH, e cila tashmë rimbursohet vetëm në masën 6%. Kjo e bën prodhimin bujqësor vendas, jo konkurrues dhe kuptohet që në mënyrë simbolike, fermerët po derdhin qumështin për arsye, sepse praktikisht fabrikat e përpunimit të qumështit nuk e blenë më këtë qumësht, pasi çmimet që i ngarkohen fermerëve, janë çmime qesharake që nuk justifikojnë mundin, djersën dhe sakrificat që ata bëjnë për përpunimin e këtij qumështi.”-deklaroi Panariti.

Gjithashtu ai tha se e njëjta gjë vlen edhe për frutat, për zarzavatet, të cilat vuajnë ashtu si produktet e tjera bujqësore, nga taksa më të larta dhe tatime më të larta në rajon.

“E pa financuar, bujqësi me taksat më të larta në rajon, bujqësi që e punon, frezon dhe e liron tokën me naftën më të shtrenjtë në Europë, ka vetëm një fund: Falimentin dhe një pjesë e madhe e fermave tashmë po mbyllen, fermerët po braktisin fshatin, po tentojnë emigrimin dhe kjo është një dramë e cila po shpaloset çdo ditë e më shumë për bujqësinë vendase.”-deklaroi ish-ministri.

Më tej, ai kërkoi që qeveria në radhë të parë të rikthejë masën e rimbursimit 100% të TVSH-së në pikat e dorëzimit dhe të mos jetë më rimbursimi 6, sikurse ndodh sipas tij.

“Në rast se do të vazhdojmë në këtë trend, fshati do të braktiset, fermerët nuk do të jenë më të interesuar të kultivojnë dhe punojnë tokën. Fabrikat e grumbullimit dhe përpunimit nuk do të marrin prodhimin vendas. Dhe ka filluar një tendencë jashtëzakonisht e keqe që tashmë po importojnë lëndë të parë nga jashtë. Kjo ka çuar në një prishje dhe thellim të bilancit negativ të bujqësisë, e cila tashmë edhe ajo industri agro përpunuese po kthehet në industri fason. Pasi nuk është e interesuar për të blerë lëndën e parë, prodhimet e freskëta të fermës, por i drejtohet importit.

Prandaj bujqësia ndodhet në një emergjencë kombëtare. Nëse nuk ndërhyhet kjo do të ngarkojë në radhë të parë me përgjegjësi qeverisjen aktuale, për braktisjen e fshatit dhe për rrënimin e fermerit.”-tha ndër të tjera Edmond Panariti.

Aktualitet

Arrihet akordi/ Ylli i Bundesligës drejt Barcelonës

Publikuar

-

By

Barcelona ka djegur konkurrencën dhe ka arritur të bëjë të vetin sulmuesin serb Luka Joviç, i cili është pjesë e Eintrachtit të Frankfurtit.

Lajmi u transmetua gjatë pasdites së sotme nga radioja katalane RAC1, sipas të cilës drejtuesit e Barcelonës kanë takuar menaxherin e futbollistit, Fali, javën e kaluar në Milano.

Gjithashtu mësohet se palët kanë rënë dakord për detajet e transferimit, që pritet t’i kushtojë Barcelonës të paktën 60 milionë euro.

Luka Joviç është një 21-vjeçar serb, i lindur në Bosnjë dhe që prej vitit 2017 luan me skuadrën gjermane, ku në 46 takime, ka shënuar 23 gola. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Protestat e opozitës/ Bregu: Kur protestat bëhen personale, nuk kanë mbështetje

Publikuar

-

By

E ftuar në emisionin “Përballë”, në RTSH, ish ministrja e Integrimit Europian, Majlinda Bregu, aktualisht Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, kometoi edhe protestat që po ndodhin në Ballkan.

E pyetur në lidhje me protestat e opozitës në vendin tonë, Bregu tha se kur protestat bëhen për ngjyrime personale nuk mund të kenë mbështetje.

“Po aq sa është e vërtetë, që kur protestohet për të arritur në një stad më të lartë ka gjithmonë mbështetës, kur protesta ka ngjyrime personale atëherë nuk është në rregull. Dhe do doja që ta ndalja këtu pyetjen për protestat”,- tha Bregu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Tre arsye pse është mirë të lidhesh me gra pak mbipeshë

Publikuar

-

pse duhet te lidhesh me gra pak mbipeshe

Janë të mira për t’u stërvitur

Nëse je një burrë jeton për t’u stërvitur, një grua pak e mbushur mund të jetë partnerja ideale për të stimuluar stërvitjen.  Ajo nuk do të bezdiset kurrë nga nevoja jote për t’u stërvitur por do të stërvitet bashkë me ty, pasi edhe ajo ka nevojë të stërvitet.

Kanë shumë sens humori

E vetmja gjë më e madhe se trupi i saj tek një grua pak e mbushur është personaliteti i saj. Gratë e mbushura janë të njohura për sensin e tyre të humorit si dhe për autoironinë që i bën gjithnjë të dëshirueshme për t’u pasur afër.

Janë dëgjuese shumë të mira

Po, gratë e mbushura janë dëgjuese shumë të mira. Ato duan që t’i flasësh për problemet dhe mendimet e tua. Falë vizionit që kanë për jetën ato mund të japin këshilla shumë të vlefshme si dhe mund të të ndihmojnë që të zgjidhësh problemet./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet18:34 - 19 Mars, 2019

Nëna hedh vajzën nga kati i pestë/ Më pas hidhet edhe vetë

Qyteti i Athinës është tronditur ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë, ku një nënë hodhi vajzën e mitur...

Aktualitet18:31 - 19 Mars, 2019

Qindra ushtarët amerikanë zbarkojnë në Gjermani

 Qindra ushtarë amerikanë kanë filluar të mbërrijnë në Gjermani. Prova e parë kjo e një strategjie të re të dislokimit...

Aktualitet18:26 - 19 Mars, 2019

Italia do t’i bashkohet nismës kineze të investimeve

Italia pritet t’i bashkohet nismës kineze “Një Brez, Një Rrugë” të enjten gjatë vizitës së Presidentit kinez Xi Jinping në...

Aktualitet15:25 - 19 Mars, 2019

Kur studentët detyrohen të lënë shkollën

Në pesë vitet e fundit mbi një milionë të rinj i kanë ndërprerë studimet në universitetet turke. Një shkak i...

Aktualitet15:22 - 19 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re/ IS-i kërcënon me hakmarrje

Sulmi i përgjakshëm terrorist ndaj dy xhamive në Zelandën e Re mund të shkaktojë një spirale të re dhune. Milicët...

Aktualitet14:37 - 19 Mars, 2019

Kërcënon Erdogan/ Kush sulmon muslimanët do të kthehet me arkivol

Presidenti i Turqisë paralajmëron për një Gallipoli të ri në vazhdën e sulmit terrorist të Christchurch dhe thotë se kushdo...

Aktualitet19:30 - 18 Mars, 2019

Franca shpall ndalimin e protestave, pas trazirave

Kryeministri i Francës shpalli të hënën ndalimin e protestave të jelekëve të verdhë në bulevardin Champs-Elysees të Parisit dhe në...

Aktualitet19:12 - 18 Mars, 2019

Holandë/ Arrestohet i dyshuari për sulmin në tramvaj

Policia holandeze arrestoi një person me origjinë turke, i dyshuar për përfshirje në incidentin me armë në një tramvaj të...

Aktualitet18:23 - 18 Mars, 2019

Për të apasionuarit e teatrit/ Korçarët sjellin “Kopracin” në Tiranë

Komedia “Kopraci” e Molierit, një nga kryeveprat botërore ka mbërritur në Tiranë. Të gjithë të apasionuarit e teatrit do të...

Aktualitet21:12 - 17 Mars, 2019

Macron dënoi “apokalipsin“ e Parisit

Protestat e “jelekëve të verdhë“ u kthyen në trazira të shtunën dhe në përleshje nëpër rrugët e kryeqytetit francez. Presidenti...

Aktualitet19:13 - 17 Mars, 2019

Fillon kthimi i trupave të viktimave në Zelandën e Re

Policia tha se numri i të vdekurve në vrasjet masive në dy xhami të qytetit Christchurch, në Zelandën e Re...

Aktualitet19:07 - 17 Mars, 2019

Terroristi neozelandes njohës i mirë i Ballkanit

Brenton Harrison Tarrant, 28-vjeçari i akuzuar për vrasjen e 49 vetëve dhe plagosjen e shumë të tjerëve në dy xhami...

protesta ne serbi protesta ne serbi
Aktualitet11:01 - 17 Mars, 2019

Grusht shteti në Serbi/ Opozita merr mediat shtetërore

President i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pritet që të flasin për serbët, një ditë pasi protestuesit u futën në ambjentet e...

Aktualitet09:01 - 16 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re ka një hero/ Kush është i riu që u përball me autorin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Zelandën e Re, ku pas një sulmi me armë...

Aktualitet19:30 - 15 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re/ Merkel: Racizmi mori jetën e njerëzve që faleshin paqësisht në xhami

Ngjarja e masakrës në Zelandën e Re, ku rreth 49 vetë u qëlluan për vdekje nga një person gjatë kohës...

Aktualitet16:56 - 15 Mars, 2019

Maqedoni/ Dënohen të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme në Parlament

Në Shkup, 16 nga 17 të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit 2017 në Parlamentin e Maqedonisë së...

Aktualitet15:39 - 15 Mars, 2019

Tragjedia në Zelandën e Re/ Rritet bilanci i viktimave

Ka shkuar në 49 numri i perosnave që kanë humbur jetën pas sulmit me armë zjarri në dy xhami në...

Aktualitet08:44 - 14 Mars, 2019

Marrëveshja e Ohrit përçan partinë shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Shpërbërja e Sekretariatit për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, përçan partinë shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoni. Përmes një...

Bota19:07 - 13 Mars, 2019

Një tjetër dënim me burg për menaxherin e fushatës Trump

Një gjykatë federale në Uashington dha të mërkurën një tjetër masë dënimi për ish-menaxherin e fushatës së presidentit Donald Trump,...

presidenti serb aleksander vucic presidenti serb aleksander vucic
Aktualitet15:55 - 13 Mars, 2019

Miratimi i platformës/ Vuçiç: Dialogu mbaroi

Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë , ka deklaruar  ditën e sotme se  Prishtina zyrtare me miratimine e  platformës për dialogun...

Ministrja e Shendetesise, Manastirliu gjate nje deklarate per mediat Ministrja e Shendetesise, Manastirliu gjate nje deklarate per mediat
Aktualitet12:10 - 13 Mars, 2019

Manastirliu në OKB/ Zgjerojmë financimin e programeve të mbrojtjes sociale

 “Qeveria shqiptare po zgjeron financimin publik për programet e mbrojtes sociale, për herë të parë në 15% të shpenzimeve publike,...

Aktualitet11:04 - 13 Mars, 2019

“Jam shumë sëmurë, nuk eci dot”/Aktorja e njohur shqiptare në gjëndje të rëndë shëndetësore

Aktorja e njohur e skenës shqiptare, Margarita Xhepa është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kësisoj do t’i nënshtrohet ditën...

Aktualitet09:16 - 12 Mars, 2019

Ivanov refuzon ligjet me emrin Maqedonia e Veriut

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov, refuzoi të dekretojë 11 ligje që janë miratuar me emrin Republika e Maqedonisë...

haradinaj kushte serbise haradinaj kushte serbise
Aktualitet17:06 - 11 Mars, 2019

Haradinaj takim me dy këshilltarët e Merkel

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj zhvilloi një takim ditën e sotme me dy këshilltarët e kancelares gjermane Angela Merkel, Jan...

Aktualitet09:53 - 10 Mars, 2019

Pacolli thirrje Vuçiç për tu kthyer në tavolinën e dialogut

Behxhet Pacolli, zv-kryeministri i Kosovës ka ftuar presidentitne Serbisë, që të mos luaj lojra, por të ktheht na tavolinën e...

Aktualitet23:46 - 9 Mars, 2019

“A të ka ngacmuar ndonjë deputet? Ja përgjigja e papritur e Grida Dumës

Grida Duma iu përgjigj shumë pyetjeve nga Ermali sot në emisionin Xing me Ermalin. Cili deputet të ka gjuajtur më...

Aktualitet23:30 - 9 Mars, 2019

“A do zhvisheshe për një spot? “/Grida Duma jep përgjigjen befasuese

Gjatë një interviste me titull “Grida kryeministre”, Ermali e pyeti ish deputeten nëse do ishte kryeministre a do e bënte...

Aktualitet23:20 - 9 Mars, 2019

“Është sakrificë”/Grida Duma tregon çfarë ndodhi kur la mandatin

Në muajin shkurt deputetët e opozitës firmosën deklaratat për lënien e mandatit si ligjvënës të parlamentit. Të parët që firmosën...

Trending

Read previous post:
Marrëveshja e Ohrit përçan partinë shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Shpërbërja e Sekretariatit për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, përçan partinë shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoni. Përmes një...

Close