Deputeti socialist drejt burgut?/ Zbardhet pasuria e Ervin Bushatit – CNA
Connect with us

Aktualitet

Deputeti socialist drejt burgut?/ Zbardhet pasuria e Ervin Bushatit

Publikuar

-

Shqipëria konsiderohet si vend i varfër, po me politikanë të pasur.

Përballë luksit të tyre drejtësia është  e dobët dhe kjo ka bërë që ata të kthehen në pashallarë të Shqipërisë së varfër.

Njëri prej tyre është edhe deputeti socialist Ervin Bushati, i cili dyshohet se ka fshehur pasurinë.

Bëhet fjalë për disa pasuri të paluajtshme që ndodhen në Tiranë, Sarandë, Kavajë, por dhe pasuri të tjera.

Janë të paktën 7 pasurive të paluajtshme, për të cilat kanë nisur edhe hetimet.

Ka qenë Partia Demokratike e cila ka depozituar në prokurori Kallëzim Penal kundër Ervin Bushatit për fshehjen e pasurisë dhe falsifikimin e Deklaratës së Pasurisë, duke e akuzuar për kryerjen e dy veprave penale:  “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga nenet 190 dhe 257/a i Kodit Penal.

Vetëm disa ditë pas depozitimit të Kallëzimit Penal, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, më datë 25.10.2018, vendosi “mosfillimin e procedimit penal”.

Por, Partia Demokratike e ankimoi vendimin në Gjykatë.

Më datë 20 Janar 2019, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pranoi ankimin e PD, duke rrëzuar Prokurorinë e Tiranës dhe duke e detyruar këtë të fundit të nis menjëherë procedim penal ndaj deputetit Ervin Bushati për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Prokurorisë  së Tiranës e cila e ka ankimuar vendimin në Gjykatën e Apelit Tiranë, për të mos e hetuar Ervin Bushatin.

Gjykata e Apelit, më 13 Mars 2019, la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, duke vulosur kështu përfundimisht rrëzimin e prokurorisë dhe detyrimin e saj që të procedojë penalisht deputetin e PS Ervin Bushati.

 CNA.al ka verifikuar deklarimin e pasurisë të deputetit socialist Ervin Bushati, sipas të dhënave të Open Spending Albania dhe pasuria për të cilën ai dyshohet se e ka fshehur nuk rezulton e deklaruar.

Konkretisht,  pasuria me sipërfaqe 938 m2 truall dhe pasuri me sipërfaqe 600 m2 truall të ndodhura  në Tiranë dhe të fituara në të njëjtën ditë, me 21 prill 2017, nuk rezulton e deklaruar nga Bushati.

Po, kështu një pasuri me sipërfaqe 938 m2 truall po në Tiranë e  fituar më 25 korrik 2014, nuk është deklaruar.

E padeklaruar rezulton dhe një ndërtesë me sipërfaqe 76 m2 në Qerret Kavajë si dhe një pasuri tjetër me sipërfaqe 376 m2 truall në Qerret, Kavajë, të fituara me 30 maj 2016.

Një pasuri me sipërfaqe 660 m2 truall në Sarandë,  e fituar më 17 Korrik 2014 si dhe një garazh me sipërfaqe secila 42 m2 në Sarandë, nuk rezultojnë në formularët e deklarimit të pasurisë.

Pasuria e deklaruar nga Bushati përgjatë viteve 2014-2017

Viti 2014

Të ardhura nga paga si deputet, tetor-dhjetor 2014, 469 996 lekë.

Të ardhura nga paga si anëtar i këshillit bashkiak, 76 500 lekë.

Të ardhura nga interesat bankare, shtuar me 11 255 lekë.

Të ardhura nga qiraja, 1 800 euro.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga, 32 752 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 28 432 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 476 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me 4 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me 300 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me 35 614 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 2 137 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me 1 070 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me 1 000 euro.

Viti 2015

Të ardhura nga paga si deputet, 2 695 024 lekë.

Të ardhura nga qiraja, 4 200 euro.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga, 231 024 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 18 000 euro për një kredi bankare marrë më 23.12.2015 për blerje veture tip Audi për 20 300 euro, kredi me principal 18 000 euro, interes 5% dhe afat shlyerje 5 vjet.

LEXO EDHE:  VIDEO: E lehtë me Andorrën / Shqipëria gjen sulmuesit dhe... veten

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 352 925 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 49 939 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 486 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 1 150 670 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 7 736 euro.

Gjendja e parave cash, 3 000 euro.

Viti 2016

T Bashkëshortja, të ardhura nga paga, 241 464 lekë.

Të ardhura nga paga dhe përfitime të tjera financiare si deputet, 2 593 942 lekë.

Gjendje llogari bankare në emër të një personi të afërt më 31 dhjetor 358 149 lekë, shtuar me 5 225 lekë nga interesat.

Gjendje llogari bankare në emër të një personi të afërt më 31 dhjetor 50 679 lekë, shtuar me 739 lekë nga interesat.

Gjendje llogari bankare në emër të një personi të afërt më 31 dhjetor 488 euro, shtuar me 2 euro nga interesat.

Gjendje llogari bankare më 31 dhjetor -15 euro, pakësuar me 13 euro.

Gjendje llogari bankare më 31 dhjetor -1 342 lekë, pakësuar me 1 349 lekë.

Gjendje llogari bankare më 31 dhjetor 585 093 lekë, pakësuar me 565 577 lekë.

Gjendje llogari bankare më 31 dhjetor 4 135 euro, pakësuar me 3 601 euro.

Bashkëshortja, mbyllur llogari bankare.

Bashkëshortja, gjendje llogari bankare më 31 dhjetor -4 073 lekë, pakësuar me 4 073 lekë.

Gjendje kursime cash më 31 dhjetor, 2 500 euro, pakësuar me 500 euro.

Dhuruar nënës më 16.02.2017 aksionet prej 1% në një shoqëri Leasingu, të cilat pas bashkimit të shoqërive janë konvertuar në 0.073% e aksioneve të një banke të nivelit të dytë.

Shlyer në vitin 2016 -3 243 euro për një kredi bankare marrë më 23.12.2015 për blerje veture tip Audi me principal 18 000 euro, interes 5% dhe afat shlyerje 5 vjet. Detyrimi i mbetur më 31 dhjetor është 14 757 euro.

Viti 2017

Të ardhura nga paga dhe dieta të tjera nga Kuvendi, 2 433 422 lekë.

Të ardhura paga nga fakulteti për vitin 2017, shuma 12 568 euro.

Të ardhura si rimbursim shpenzimesh nga Këshilli i Europës, 466 euro.

Bashkëshortja, Znj. Jonita Bushati, të ardhura nga paga për vitin 2017, vlera 250 246 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në Credins Bank në emër të fëmija i mitur, shtesë nga interesat bankare 4 664 lekë, gjendja më 31.12.2017, shuma 362 813 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në Credins Bank në emër të fëmijës se Mitur, shtesë 660 lekë, gjendja më 31.12.2017, shuma 51 338 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në Credins Bank në emër të …Bushati, shtesë nga interesat bankare 2 euro, gjendja më 31.12.2017, shuma 490 euro.

Bashkëshortja, Znj. Jonita Bushati, gjendja e llogarisë bankare në BKT, shtesë 102 268 lekë, gjendja më 31.12.2017, shuma 98 195 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në Credins Bank, pakësim 16.2 euro, gjendja më 31.12.2017, shuma – 31.42 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në Credins Bank, pakësim 1 736 lekë, gjendja më 31.12.2017, shuma – 3 077 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në Intesa Sanpaolo, shtesë 877 618 lekë, gjendja më 31.12.2017, shuma 1 462 711 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në Intesa Sanpaolo, shtesë 8 973 euro, gjendja më 31.12.2017, shuma 13 107 euro.

Gjendja cash, pakësim 500 euro, gjendja më 31.12.2017, shuma 2 000 euro.

Aksionet prej 1% në shoqërinë Credins Leasing, të cilat pas bashkimit të shoqërive janë konvertuar në 0.073 % e aksioneve në Bankën Credins i janë dhuruar nënës më 16.02.2017.

Kredi bankare në shumën 18 000 euro marrë në Intesa Sanpaolo më 23.12.2015. Detyrimi i shlyer për vitin 2017, shuma 3 411.06 euro, detyrimi i mbetur pashlyer, 11 345.6 euro.

Shpenzime për shlyerje kredie për vitin 2017, shuma 3 411.06 euro./CNA.al

Aktualitet

Eliminatore Euro 2020/ Italia do të luajë kundër ekipit që është tifoz me… Italinë

Publikuar

-

By

Për Michele Polverinon, e sotmja do të jetë një ndeshje speciale. “Familja ime jeton në Napoli dhe Milano”, thotë mbrojtësi 34-vjeçar i Liechtensteinit dhe milanezët do të vijnë të gjithë natyrisht.

“M’u desh të gjeja bileta. Është gjithçka gati dhe mezi po pres”, thotë lojtari i lindur në Grabs të Zvicrës dhe i rritur në Vaduz, por rrënjët e tij janë italiane:

LEXO EDHE:  Nga zonja 5 milionëshe tek ministrja e marrëdhënieve/ "Bluzë-grisura" e Qeverisë nën hetime

“Unë bëj tifo për Juven. Baggio dhe Del Piero ishin idhujt e mi, ndërsa sot pika ime e referimit është Bonucci”. Ndërsa trajneri Helgi Kolvidson tha: “Jam tifoz i Parmës prej një jete. Një nder që do sfidoj Italinë”. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Grida Duma leksion Bashës/ Opozita duhet të jetë bindëse

Publikuar

-

By

Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe deputetja Grida Duma

Ish-deputetja demokrate, Grida Duma, ka komentuar aktualitetin politik, duke dhënë sugjerime se si mund të dilet nga situata.

Duma i kujtoi kreu të PD-së, Lulzim Basha, se opozita nuk duhet thjesht të rrëzojë qeverinë, por duhet të jetë bindëse në përpjekjen e saj për të treguar se di të ndërtojë qeverisje.

“ Për opozitën nuk është sfidë të bindë qytetarët se Edi Rama duhet të ikë. Sfida e opozitës është ta realizojë politikisht largimin e tij. Dhe opozita do ta bëjë këtë. Dhe opozita do ta bëjë këtë. Ikja e Ramës nuk është përfundimi, është fillimi shumë i vështirë i një rruge për zhvillim. Opozita duhet të jetë bindëse në përpjekjen e saj për të treguar se di të ndërtojë qeverisje, jo thjesht të rrëzojë qeveri”, është shprehur ajo, gjatë një interviste për Gazetën Shqiptare.

LEXO EDHE:  Dogjën mandatet/ Deputetët e opozitës do të paguhen edhe për 3 vjet

Sipas, duhet të motivohen qytetarët, me argumentin se çfarë mund t;u japë më shumë PD apo opozita.

” Nëse sot nëpër protesta i kemi shqiptarët me vete, ne duhet të dimë që atyre krahas forcës së kundërshtimit, t’u japim edhe aftësinë për të ngritur diçka më të mirë se kjo që duam të lëmë pas”, u shpreh ish-deputetja demokrate./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Pse “qytetari dixhital” tremb Ramën, më shumë se Lulzim Basha

Publikuar

-

By

Basha dhe Rama pas marreveshjes se 18 Majit

Prej 6 vitesh, denoncuesi i të vërtetave më të mëdha kundër qeverisë, është “qytetari dixhital”, kjo me fakte të provuara disa herë. Por ndërkohë sot ka ndodhur në akt i paprecedentë.

Policia e Shtetit ka paralajmëruar se do të padisë për shpifje ish-kryeministrin Sali Berisha, kur në fakt duhej ta falenderonte për të gjitha ngjarjet që ka zbardhur, për të vërtetat që ka thënë, që nga mushkonjat e avionëve me drogë, që Shqipëria është mbuluar me drogë, deri te përdhunimi i minorenes në Kavajë, apo te rasti “Xhisiela”, i cili bëri bujë të madhe mediatike, etj.

Por në vend që Edi Rama ta falenderojë Berishën, ai e sulmon atë dhe për më tepër, paralajmëron edhe kallëzim penal. Rama urdhëron Policinë e Shtetit të sulmojë Berishën dhe ndërkohë, mbron Lulzim Bashën për të tërhequr vëmendjen nga skandalet e tij.

Sali Berisha kërcënohet nga Policia e Shtetit se do të paditet, ndërkohë që Taulant Balla dhe Elisa Spiropali çdo ditë dalin e flasin për skandalin e lobimeve, të denoncuar çdo ditë nga mediat dhe hetimet e filluara nga prokuroria, për paratë e paguara nga kompani off-shore ruse në SHBA, për lobim për PD-në.

LEXO EDHE:  "Andorra është ekip provokativ" / Mema analizon ndeshjen e sotme

E ndërkohë që Berisha thotë të vërteta të mëdha, Edi Rama ka urdhëruar që Policia e Shtetit të merret më të, e kërcënon edhe për kallëzim penal. Kurse për Lulzim Bashën, mikun dhe ortakun e tij, ka gjetur një zgjidhje tjetër.

Nxjerr Elisa Spiropalin dhe Taulant Ballën ta sulmojnë, në mënyrë që çështja e lobimeve të bëhet sa më politike, për ta shpëtuar dhe për ta nxjerrë të palarë Lulzim Bashën.

Nga ana tjetër, kërkon që të goditet “qytetari dixhital” dhe të vërtetat e mëdha që thotë Sali Berisha, të cilat duket se Ramës i dhembin më shumë sesa skandali i lobimeve të “ortakut” të tij në SHBA./ CNA.al

Policia i “vë kufirin te thana” Berishës/ Paralajmëron kallëzim penal

Pse “qytetari dixhital” tremb Ramën dhe Lleshajn?

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet13:03 - 26 Mars, 2019

Panik në Gjermani/ Dhjetra qytetarë evakuohen pas kërcënimeve për bombë

Disa njoftime për bombë kanë shkaktuar kaos dhe panik në Augsburg të Gjermanisë. Oficerët e policisë së qytetit deklaruan për...

Aktualitet08:38 - 26 Mars, 2019

Histori të panjohura/ Sekretet dhe ana e errët e jetës së princeshave arabe

Kur Sheikha Latifa, Princesha e Dubait, u largua nga vendi i saj në shkurtin e vitit të shkuar, duke hipur...

Aktualitet23:08 - 25 Mars, 2019

Trump: Prokurori Mueller veproi me ndershmëri në hetimin ndaj Rusisë

Pasi e ironizoi për muaj me radhë Prokurorin Special Robert Mueller lidhur me hetimin për mundësinë e lidhjeve me Rusinë...

Aktualitet18:49 - 25 Mars, 2019

Moti i keq shkakton dhjetra viktima dhe të plagosur në Iran

Moti i keq dhe reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe viktima në shtetin  e Iranit. Mësohet se...

Aktualitet19:32 - 24 Mars, 2019

Integrimi i Shqipërisë në BE/ Presidenti grek kujton kushtet

Ditën e sotme shteti grek ka festuar pavarsinë e tij. Gjatë fjalës në ceremoninë e zhvilluar presidenti i Greqisë Prokopis...

Aktualitet09:03 - 24 Mars, 2019

Pas 20 vitesh/ Zyrtari i NATO-s:Bombardimi, ndjenjë dëshpërimi dhe lehtësimi

Sa herë që kujtohet fushata e sulmeve ajrore të NATO-s, e nisur më 24 mars të vitit 1999, personi i...

Aktualitet17:05 - 22 Mars, 2019

Kosova, si Shqipëria/ Miraton rezolutën që ndalon lojrat e fatit

Me 74 vota në favor Parlamenti i Kosovës ka miratuar ditën e sotme një rezolutë, që pezullohen lojërat e fatit...

Aktualitet16:56 - 22 Mars, 2019

Ceremoni varrimi për 26 viktima të sulmit në Zelandën e Re

Mijëra njerëz u mblodhën të premten në Zelandën e Re, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të 26...

Aktualitet15:17 - 22 Mars, 2019

Brexit do t’i kushtonte shtrenjtë Gjermanisë

Brexit-i u shty! Dhe krerëve të BE-së të mbledhur në Bruksel sërish u ra një gur nga zemra. Sepse BE-ja...

Aktualitet15:12 - 22 Mars, 2019

Bashkëpunim me Rusinë?/ Trump: Raporti të bëhet publik

Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se raporti përfundimtar i Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller për bashkëpunimin e mundshëm të...

Aktualitet14:14 - 22 Mars, 2019

Erdogan dhe raketat ruse/ Një krizë e re SHBA-Turqi 

Nga Franco Venturini Më shumë se asnjëherë sulltan, tani që ka superpushtet të garantuar nga ndryshimet kushtetuese, e megjithatë, presidenti...

Aktualitet14:10 - 22 Mars, 2019

Opsionet e reja për Brexit-in

Britania e Madhe do të dilte pas një jave nga BE-ja. Por ky vendim u shty edhe ca. Cilat janë...

Aktualitet09:39 - 22 Mars, 2019

Gjermania miraton ligjin e ri/ 1,3 miliardë euro për fëmijët e varfër

Bundestagu gjerman miratoi një ligj të ri për familjen. Ai do të lehtësojë prindërit me të ardhura më të pakta....

Kultura15:31 - 21 Mars, 2019

Astrit Çerma rrëfen kujtimet me kompozitorin e njohur  

Më kujtohet si tani: Mbasi pamë tërë “matrialin” e xhiruar për filmin “Në fillim të verës” në një montim “bruto”,...

qerim mata qerim mata
Aktualitet13:22 - 21 Mars, 2019

Ndahet nga jeta regjizori i njohur/ Kush ishte  artisti që fshihej pas “Lefter Lefterit”

Qerim Mata, i njohur ndryshe edhe i Lefter Lefteri personazh i luajtur prej tij në filmin “ I teti në...

Aktualitet22:19 - 20 Mars, 2019

“Deti nuk ka portë”/ Poezia e Aleksandër Çipës prezantohet në Korçë

Mesditën e sotme, në sallen e Bibliotekes së Universitetit “Fan S. Noli” të qytetit të Korçës, është promovuar libri më...

Aktualitet20:21 - 20 Mars, 2019

Vendimi i Dhomës së Apelit/ Burgim i përjetshëm për Radovan Karaxhiçin

Ish udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, u dënua më burgim të përjetshëm. Dhoma e Apelit e Mekanizmit që...

Aktualitet19:02 - 20 Mars, 2019

Rrëmben autobuzin me 51 nxënës/ Tentoi t’i digjte

Një autobuz me 51 nxënës është rrëmbyer ditën e sotme nga shoferi i saj. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në...

Aktualitet18:34 - 19 Mars, 2019

Nëna hedh vajzën nga kati i pestë/ Më pas hidhet edhe vetë

Qyteti i Athinës është tronditur ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë, ku një nënë hodhi vajzën e mitur...

Aktualitet18:31 - 19 Mars, 2019

Qindra ushtarët amerikanë zbarkojnë në Gjermani

 Qindra ushtarë amerikanë kanë filluar të mbërrijnë në Gjermani. Prova e parë kjo e një strategjie të re të dislokimit...

Aktualitet18:26 - 19 Mars, 2019

Italia do t’i bashkohet nismës kineze të investimeve

Italia pritet t’i bashkohet nismës kineze “Një Brez, Një Rrugë” të enjten gjatë vizitës së Presidentit kinez Xi Jinping në...

Aktualitet15:25 - 19 Mars, 2019

Kur studentët detyrohen të lënë shkollën

Në pesë vitet e fundit mbi një milionë të rinj i kanë ndërprerë studimet në universitetet turke. Një shkak i...

Aktualitet15:22 - 19 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re/ IS-i kërcënon me hakmarrje

Sulmi i përgjakshëm terrorist ndaj dy xhamive në Zelandën e Re mund të shkaktojë një spirale të re dhune. Milicët...

Aktualitet14:37 - 19 Mars, 2019

Kërcënon Erdogan/ Kush sulmon muslimanët do të kthehet me arkivol

Presidenti i Turqisë paralajmëron për një Gallipoli të ri në vazhdën e sulmit terrorist të Christchurch dhe thotë se kushdo...

Aktualitet19:30 - 18 Mars, 2019

Franca shpall ndalimin e protestave, pas trazirave

Kryeministri i Francës shpalli të hënën ndalimin e protestave të jelekëve të verdhë në bulevardin Champs-Elysees të Parisit dhe në...

Aktualitet19:12 - 18 Mars, 2019

Holandë/ Arrestohet i dyshuari për sulmin në tramvaj

Policia holandeze arrestoi një person me origjinë turke, i dyshuar për përfshirje në incidentin me armë në një tramvaj të...

Aktualitet18:23 - 18 Mars, 2019

Për të apasionuarit e teatrit/ Korçarët sjellin “Kopracin” në Tiranë

Komedia “Kopraci” e Molierit, një nga kryeveprat botërore ka mbërritur në Tiranë. Të gjithë të apasionuarit e teatrit do të...

Aktualitet21:12 - 17 Mars, 2019

Macron dënoi “apokalipsin“ e Parisit

Protestat e “jelekëve të verdhë“ u kthyen në trazira të shtunën dhe në përleshje nëpër rrugët e kryeqytetit francez. Presidenti...

Trending

Read previous post:
Marrëveshja e Ohrit përçan partinë shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Shpërbërja e Sekretariatit për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, përçan partinë shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoni. Përmes një...

Close