LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deklarata “bombë”/ Vangjush Dako shkarkoi Fatmir Xhafën?

15 Mars 2019, 10:29, Aktualitet CNA
Deklarata “bombë”/ Vangjush Dako shkarkoi Fatmir Xhafën?

Në vijim të turit të tij të takimve në rrethe, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur sot në Durrës, për të ftuar qytetarët t?i bashkohen nesër protestës së opozitës në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Basha ka rikthyer në vëmendje dosjen 339, ndërsa ka hedhur akuza të forta ndaj kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

Sipas Bashës është kjo dosje që provon blerjen e votave nga Dako me paratë krimit, e cila i kushtoi karrigen ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

?Dosja 339 i kushtoi karrigen Fatmir Xhafajt e kushedi se sa të tjerëve. Dako, ka dalë zbuluar. Prandaj qyteti i Durrësit rrethohet nga plehrat që digjen. Paratë i investon për luks, kolltuqe dhe perde. Rama dhe Dako nuk janë peng i premtimeve ndaj qytetarëve, por peng i krimit me të cilin  erdhen në pushtet. Rama dhe Dako, çdo ditë kanë marrë masa kundër qytetarëve. E bënë naftën më të shtrenjten në Europë?-tha ndër të tjera Basha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga