Video-24 orë në gatishmëri/ Kompania 2T lehtëson qarkullimin e mjeteve – CNA
Connect with us

Aktualitet

Video-24 orë në gatishmëri/ Kompania 2T lehtëson qarkullimin e mjeteve

Publikuar

-

Pavarësisht kushteve të motit dhe lagështirës në rrugë, qarkullimi i mjeteve në aksin Përrenjas-Librazhd, është normal.

Kompania 2T, e cila mirëmban këtë aks rrugor, është 24 orë në gatishmëri, duke bërë pastrim të menjëhershëm të rrugës.

Më poshte po sjellim një video, nga aksi Përrenjas-Librazhd, në vendin e quajtur Dragostunjë, ku sikurse shikohet në video, mjafton një shi dhe shembet dheu, por kjo nuk është shndërruar në problem për drejtuesit e mjeteve.

Kompania 2 T, e pastron menjëherë, duke ju lehtësuar qarkullimin automjeteve./ CNA.al

Aktualitet

Sekuestrohet sasi e madhe droge/ Dhjetë persona në pranga

Publikuar

-

By

Policia ka njoftuar finalizimin e operacionit të koduar “Petruna” ku janë sekuestruar 328 kilogramë drogë e llojit kanabis, si dhe dy mjete lundruese “gomone” në Gjirin e Petrunës në Karaburun.

Sipas Policisë në pranga janë vënë 10 persona të cilët funksiononin si një grup i strukturuar kriminal.

Droga kishte si destinacion Italinë. Por pas 72 orësh Policia e Vlorës me Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, Delta Forcën dhe Policinë Kufitare,nën  drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda arritën të finalizojnë operacionin dhe të çojnë përpara drejtësisë disponuesit e lëndës narkotike.

Postimi i plotë:

Vlorë

Finalizohet operacioni antidrogë  i koduar “Petruna”

Operacioni i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Departamenti i Policisë Kriminale nën drejtimin e  Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë,  për goditjen e trafikut të  lëndëve narkotike.

Sekuestrohen në gjirin e Petrunës 328 kg kanabis si dhe dy mjete lundruese “gomone”.

Në pranga 10 persona që funksiononin si grup i strukturuar kriminal

Në përmbushje të një prej prioriteteve kryesore të Policisë së Shtetit, atë të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, falë bashkëpunimit mjaft të ngushtë mes Policisë dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda, mesditën e sotme u finalizua operacioni  policor i koduar “Petruna”, nisur tre ditë më parë.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, Delta Forcën dhe Policinë Kufitare,nën  drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda, pas një hetimi  të gjatë me metoda speciale, si dhe pas

72 orësh operacion për gjurmimin, ndjekjen dhe gjetjen e mjeteve lundruese, të lëndës narkotike si dhe kapjen e arrestimin e personave të përfshirë në aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike, mesditën e sotme kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Petruna”.

Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrance i 2 shtetasve dhe ndalimi i 8 personave anëtarë të një grupi kriminal të strukturuar, të cilët janë:

  1. Ç., 35 vjeç, banues në Orikum  Vlorë, në rolin e  organizatorit
  2. D., 45 vjeç, banues në Vlorë, në rolin e organizatorit
  3. Gj., 22 vjeç, banues në Orikum Vlorë, në rolin e  organizatorit.

Xh. H., 26 vjeç, banues në  Orikum Vlorë,  anëtar i grupit kriminal

  1. K., 27 vjeç, banues në Dukat Vlorë,anëtar i grupit kriminal
  2. S, 45 vjeç, banues në Vlorë, anëtar i grupit kriminal
  3. P., 29 vjeç, banues në Vlorë, anëtar i grupit kriminal
  4. M., 40 vjeç, banues në Vlorë, anëtar i grupit kriminal.

H.B, 51 vjeç, banues në Dukat Vlorë, antar i grupit kriminal

A.B., 19 vjeç, antar i grupit kriminal.

Operacioni nisi tre ditë më parë me kërkimin dhe gjetjen e dy mjeteve lundruese, që dyshohej se këta shtetas do t’i përdornin për të trafikuar lëndën narkotike drejt Italisë. Organizatorët e këtij grupi kriminal, për t’iu shmangur policisë kishin parkuar në vendbazimin e gomoneve, mjete të tjera lundruese  të prishura, ndërsa dy mjetet e rregullta u gjetën nga Policia, njëra në gjirin e Shën Janit dhe tjera në Dukat të Vlorës.

Më pas është bërë krehja e një zone të gjerë në Karaburun, ku në gjirin e Petrunës, forcat policore bënë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e lëndës narkotike të fshehur, me peshë totale 328 kg, si dhe arrestimin në flagrancë të shtetasëve O.P dhe E.M, të cilët po ruanin lëndën narkotike.

Në këtë operacion policor  janë përfshirë rreth 80 forca policore, Prokurorë të Prokurorisë për Krimet e Rënda,  mjete lundrimi të Delta – Forcës, Policisë Kufitare si dhe mjete të Policisë të DVP-Vlorë.

Nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë,  vazhdon puna për dokumentim më të plote të aktivitetit kriminal të kryer nga ky grup i strukturuar kriminal, si dhe për kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Ky operacion u zhvillua në kuadër të procedimit penal nr.156 të vitit  2018,  të drejtuar nga Prokurorët  e Prokurorisë për Krime të Rënda,  Anton Martini dhe Manjola Kajana, procedim i rregjistruar  për veprën penale të “Trafikimi i lëndëve narkotike”, ku në funksion të këtij procedimi më datë 29.08.2018 në bashkëpunim me autoritetet italiane, janë sekuestruar në brigjet e Italisë 700 kg kanabis, 1 gomone e cila shërbeu për trafikimin e lëndës si dhe janë arrestuar shtetasit A.R dhe D.K.

Policia e Vlorës është tërësisht e angazhuar, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë si dhe për krijimin e një ambienti sa më të sigurt dhe në këtë kuadër fton qytetarët të kontribuojnë dhe të bashkëpunojnë me Policinë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Hysajt i jepet ultimatum / “Rinovo ose shitesh ku duam ne”

Publikuar

-

By

Raporti midis trajnerit Carlo Ancelotti dhe Elseid Hysajt është përmirësua rgjatë javëve të fundit. Shkodrani po merr gjithnjë e më shumë minuta, por gjithsesi e ardhme te Napoli mbetet në dyshim.

Së fundmi “RAI” raporton se mbrojtësit të djathtë do të vihet para një zgjedhje në gjatë muajve të verës. Në rast se Hysaj nuk do të pranojë të rinovojë kontratën që mbaron në vitin 2021, atëherë 25-vjeçari do të shitet drejt klubit që përgatit ofertën më të mirë.

Gjatë merkatos së verës që lamë pas, Hysaj u përfol shumë për një kalim te Chelsea ku do të ribashkohej me trajnerin e tij Maurizio Sarri, ndërsa në javët e fundit ka zëra që e çojnë lojtarin e kombëtares shqiptare drejt Atletico Madridit. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Takim Rama-Basha nën garancinë e europianëve?!

Publikuar

-

By

Kryeminitri Edi Rama dhe kryetari i PD Lulzim Basha mund të takohen në Bruksel nën garancinë e një miku të përbashkët të CDU që është një nga personalitetet e Partive Popullore Europiane.

Kryeministri Rama është nisur i vetëm në Gjermani një ditë më parë, por nuk ka marrë asnjë person me vehte për ta shoqëruar në takimet e tij të cilat konsiderohen mjaft konfidenciale.

Kreu i PD Lulzim Basha, është nisur në Bruksel për të marrë pjesë në Asamblenë e EPP (Partitë Popullore Europiane). Kreu i PD i ka mardhëniet e ngrira me partitë simotra. Të gjithë e kanë kritukuar për aktin e tij të djegies së mandateve dhe e kanë izoluar.

Për të shpëtuar nga situata ku ndrodhet Basha thuhet se në parim e ka pranuar një takim me Ramën nën garancinë e ndërkombëtarëve, pikërisht mikut nga CDU. NJë dalje nga izolimi dhe një zgjidhje e krizës.

Ende nuk dihet ku do zhvillohet takimi në Bruksel apo në një shtet tjetër të europës, ndoshta në Vjenë gjatë tranzitit për rikthimin në Shqipëri. Por gjithcka deri tani duket të jetë një lajm i rufeshëm në korridoret e politikës. Ajo që pritet fillimisht është mohimi i informacioneve nga kampet politike pasi gjithcka kërkohet të jetë tepër konfidenciale./CNA.al

Kriza politike/ Rama “arratiset” drejt Gjermanisë

Pse Basha ja mbath gjithmonë kur e thërrasin në Prokurori?

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet18:34 - 19 Mars, 2019

Nëna hedh vajzën nga kati i pestë/ Më pas hidhet edhe vetë

Qyteti i Athinës është tronditur ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë, ku një nënë hodhi vajzën e mitur...

Aktualitet18:31 - 19 Mars, 2019

Qindra ushtarët amerikanë zbarkojnë në Gjermani

 Qindra ushtarë amerikanë kanë filluar të mbërrijnë në Gjermani. Prova e parë kjo e një strategjie të re të dislokimit...

Aktualitet18:26 - 19 Mars, 2019

Italia do t’i bashkohet nismës kineze të investimeve

Italia pritet t’i bashkohet nismës kineze “Një Brez, Një Rrugë” të enjten gjatë vizitës së Presidentit kinez Xi Jinping në...

Aktualitet15:25 - 19 Mars, 2019

Kur studentët detyrohen të lënë shkollën

Në pesë vitet e fundit mbi një milionë të rinj i kanë ndërprerë studimet në universitetet turke. Një shkak i...

Aktualitet15:22 - 19 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re/ IS-i kërcënon me hakmarrje

Sulmi i përgjakshëm terrorist ndaj dy xhamive në Zelandën e Re mund të shkaktojë një spirale të re dhune. Milicët...

Aktualitet14:37 - 19 Mars, 2019

Kërcënon Erdogan/ Kush sulmon muslimanët do të kthehet me arkivol

Presidenti i Turqisë paralajmëron për një Gallipoli të ri në vazhdën e sulmit terrorist të Christchurch dhe thotë se kushdo...

Aktualitet19:30 - 18 Mars, 2019

Franca shpall ndalimin e protestave, pas trazirave

Kryeministri i Francës shpalli të hënën ndalimin e protestave të jelekëve të verdhë në bulevardin Champs-Elysees të Parisit dhe në...

Aktualitet19:12 - 18 Mars, 2019

Holandë/ Arrestohet i dyshuari për sulmin në tramvaj

Policia holandeze arrestoi një person me origjinë turke, i dyshuar për përfshirje në incidentin me armë në një tramvaj të...

Aktualitet18:23 - 18 Mars, 2019

Për të apasionuarit e teatrit/ Korçarët sjellin “Kopracin” në Tiranë

Komedia “Kopraci” e Molierit, një nga kryeveprat botërore ka mbërritur në Tiranë. Të gjithë të apasionuarit e teatrit do të...

Aktualitet21:12 - 17 Mars, 2019

Macron dënoi “apokalipsin“ e Parisit

Protestat e “jelekëve të verdhë“ u kthyen në trazira të shtunën dhe në përleshje nëpër rrugët e kryeqytetit francez. Presidenti...

Aktualitet19:13 - 17 Mars, 2019

Fillon kthimi i trupave të viktimave në Zelandën e Re

Policia tha se numri i të vdekurve në vrasjet masive në dy xhami të qytetit Christchurch, në Zelandën e Re...

Aktualitet19:07 - 17 Mars, 2019

Terroristi neozelandes njohës i mirë i Ballkanit

Brenton Harrison Tarrant, 28-vjeçari i akuzuar për vrasjen e 49 vetëve dhe plagosjen e shumë të tjerëve në dy xhami...

protesta ne serbi protesta ne serbi
Aktualitet11:01 - 17 Mars, 2019

Grusht shteti në Serbi/ Opozita merr mediat shtetërore

President i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pritet që të flasin për serbët, një ditë pasi protestuesit u futën në ambjentet e...

Aktualitet09:01 - 16 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re ka një hero/ Kush është i riu që u përball me autorin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Zelandën e Re, ku pas një sulmi me armë...

Aktualitet19:30 - 15 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re/ Merkel: Racizmi mori jetën e njerëzve që faleshin paqësisht në xhami

Ngjarja e masakrës në Zelandën e Re, ku rreth 49 vetë u qëlluan për vdekje nga një person gjatë kohës...

Aktualitet16:56 - 15 Mars, 2019

Maqedoni/ Dënohen të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme në Parlament

Në Shkup, 16 nga 17 të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit 2017 në Parlamentin e Maqedonisë së...

Aktualitet15:39 - 15 Mars, 2019

Tragjedia në Zelandën e Re/ Rritet bilanci i viktimave

Ka shkuar në 49 numri i perosnave që kanë humbur jetën pas sulmit me armë zjarri në dy xhami në...

Aktualitet08:44 - 14 Mars, 2019

Marrëveshja e Ohrit përçan partinë shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Shpërbërja e Sekretariatit për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, përçan partinë shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoni. Përmes një...

Bota19:07 - 13 Mars, 2019

Një tjetër dënim me burg për menaxherin e fushatës Trump

Një gjykatë federale në Uashington dha të mërkurën një tjetër masë dënimi për ish-menaxherin e fushatës së presidentit Donald Trump,...

presidenti serb aleksander vucic presidenti serb aleksander vucic
Aktualitet15:55 - 13 Mars, 2019

Miratimi i platformës/ Vuçiç: Dialogu mbaroi

Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë , ka deklaruar  ditën e sotme se  Prishtina zyrtare me miratimine e  platformës për dialogun...

Ministrja e Shendetesise, Manastirliu gjate nje deklarate per mediat Ministrja e Shendetesise, Manastirliu gjate nje deklarate per mediat
Aktualitet12:10 - 13 Mars, 2019

Manastirliu në OKB/ Zgjerojmë financimin e programeve të mbrojtjes sociale

 “Qeveria shqiptare po zgjeron financimin publik për programet e mbrojtes sociale, për herë të parë në 15% të shpenzimeve publike,...

Aktualitet11:04 - 13 Mars, 2019

“Jam shumë sëmurë, nuk eci dot”/Aktorja e njohur shqiptare në gjëndje të rëndë shëndetësore

Aktorja e njohur e skenës shqiptare, Margarita Xhepa është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kësisoj do t’i nënshtrohet ditën...

Aktualitet09:16 - 12 Mars, 2019

Ivanov refuzon ligjet me emrin Maqedonia e Veriut

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov, refuzoi të dekretojë 11 ligje që janë miratuar me emrin Republika e Maqedonisë...

haradinaj kushte serbise haradinaj kushte serbise
Aktualitet17:06 - 11 Mars, 2019

Haradinaj takim me dy këshilltarët e Merkel

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj zhvilloi një takim ditën e sotme me dy këshilltarët e kancelares gjermane Angela Merkel, Jan...

Aktualitet09:53 - 10 Mars, 2019

Pacolli thirrje Vuçiç për tu kthyer në tavolinën e dialogut

Behxhet Pacolli, zv-kryeministri i Kosovës ka ftuar presidentitne Serbisë, që të mos luaj lojra, por të ktheht na tavolinën e...

Aktualitet23:46 - 9 Mars, 2019

“A të ka ngacmuar ndonjë deputet? Ja përgjigja e papritur e Grida Dumës

Grida Duma iu përgjigj shumë pyetjeve nga Ermali sot në emisionin Xing me Ermalin. Cili deputet të ka gjuajtur më...

Aktualitet23:30 - 9 Mars, 2019

“A do zhvisheshe për një spot? “/Grida Duma jep përgjigjen befasuese

Gjatë një interviste me titull “Grida kryeministre”, Ermali e pyeti ish deputeten nëse do ishte kryeministre a do e bënte...

Aktualitet23:20 - 9 Mars, 2019

“Është sakrificë”/Grida Duma tregon çfarë ndodhi kur la mandatin

Në muajin shkurt deputetët e opozitës firmosën deklaratat për lënien e mandatit si ligjvënës të parlamentit. Të parët që firmosën...

Trending

Read previous post:
Marrëveshja e Ohrit përçan partinë shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Shpërbërja e Sekretariatit për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, përçan partinë shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoni. Përmes një...

Close