LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përjashtimi i Rudina Hajdarit/ Duma: Historia njeh rikthimet

14 Mars 2019, 12:21, Aktualitet CNA
Përjashtimi i Rudina Hajdarit/ Duma: Historia njeh rikthimet

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka komentuar vendimin e deputetes Rudina Hajdari, për të mos djegur mandatin.

E ftuar në studion e A2CNN, Duma lë një mundësi për rikthimin e Rudina Hajdarit. ?Kush është figurë politike me trashëgimi politike di të tregojë veten. Politika ka uljet e ngritjet e veta dhe që historia njeh rikthimet?, -u shpreh Grida Duma.

Gjithashtu ajo tha se vendime të tilla apo aksionet politike i vendosin forumet politike dhe ky vendim duhet të zbatohet nga të gjithë anëtarët e saj.

?Vendimi i takon forumeve, dhe kur forumet vendosin një gjë për njërin, ajo duhet të zbatohet për të tjerët, kështu funksionon në një organizatë?, tha Duma.

Më tej, Grida Duma ka komentuar me një batutë edhe kritikën e aleatit Dashamir Shehi, që e cilësoi si ?stalinizëm?  përjashtimin e ?rebelëve? të opozitës në Parlament.

?Dashi mund ta aplikojë këtë në partinë e tij??, thotë Grida, duke buzëqeshur.

Lajmet e fundit nga