LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk na frikëson dot as vdekja/ Kryemadhi: Unë dhe Petriti kemi kusuret tona

14 Mars 2019, 17:36, Aktualitet CNA
Nuk na frikëson dot as vdekja/ Kryemadhi: Unë dhe Petriti kemi kusuret

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, është takuar ditën e sotme me simpatizantët e kësaj partie për t?i ftuar të bëhen pjesë e protestës së opozitës me 16 Mars.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi tha se protesta e 16 Shkurtit ishte shumë e rëndësishme për të mos lejuar që Rama të marrë peng Shqipërinë.

Më tej, Kryemadhi shtoi se nuk trembet as nga vdekja për të protestuar për lirinë e shqiptarëve.

?Duhet t?u bëj vetëm një pyetje: ligjin për Teatrin, ligji i pronave, që u grabit pronat qytetarëve, ligji i dividentit, që favorizon oligarkët e shumë e shumë veprime të tjera të paligjshme, shkelja e Kushtetutës për zgjedhjen e Kryeprokurores, më thoni në cilën gjykatë mund të ankohet opozita sot. Ka dy vjet që Shqipëria është pa gjykatë Kushtetuese, pa gjykatë të Lartë. Ka ngelur edhe pa Parlament. Nuk mund të lejojmë që një i çmendur të marrë peng Shqipërinë.

Politika ka kusuret e saj, qoftë unë, qoftë Petriti, por nuk ka kusure Floida, Keidi, por ne kusuret tona do t?i lajmë dhe do përgjigjemi deri në fund. Kjo është qeveria që grabit qytetarët e saj, kjo është qeveria që grabit votuesit e saj. Sot më shumë se kurrë shqiptarët do të dalin në shesh, jo për të shantazhuar por për të thënë që jemi të lirë. Fatet tona nuk i ka në dorë as Edi Rama, as banditët e Edi Ramës.

Ndaj ju lutem me dorë në zemër, sepse është shumë e rëndësishme që në 16 Mars të tregojmë se Shqipëria është aty. Nuk na frikëson dot, nuk na frikëson as vdekja, jo më një shëmtirë?,- tha Kryemadhi. /CNA.al

Lajmet e fundit nga