Nga Spartak Ngjela/ A do të mundet Rudina ta bëjë atë që nuk arriti të bëjë i ati? – CNA
Connect with us

Aktualitet

Nga Spartak Ngjela/ A do të mundet Rudina ta bëjë atë që nuk arriti të bëjë i ati?

Publikuar

-

Në Kuvendin e Shqipërisë, pas “djegies” së mandateve të deputetit nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike dhe nga grupi parlamentar i LSI-së, këto ditë kanë filluar zëvendësimet e deputetëve zëvendësues. Në fakt kjo ka qenë thirrje e ndërkombëtarëve: edhe e Uashingtonit, edhe e Brukselit, sepse këta, menjëherë pas largimit të deputetëve primarë, thanë: “Tani duhet të hyjnë në Parlament zëvendësuesit”.

Por, çfarë tregon kjo?

Kjo tregon se të korruptuarit e degraduar të Partisë Demokratike, që bëjnë pjesë në taborin e Sali Berishës, janë të papranueshëm për politikën perëndimore. Po kryeministri socialist si ndihet pas kësaj? Edhe ky i mërzitur duket, sepse Reforma në Drejtësi tani nuk ka më asnjë pengesë dhe ky nuk mund të justifikohet dot më me thënien e tij të përsëritur: “nuk i kam numrat në Parlament”; ashtu sikundër që ka bërë deri tani përpara politikës amerikane.

l.

Shqipëria ndërkaq ndodhet në situatën më të leverdisshme të saj që prej 100 vjetësh. Largimi nga Parlamenti me dëshirë i korrupsionit të djathtë, që ka qenë i pozicionuar në antireformë, ka krijuar premisat për rikthimin e moralitetit në drejtimin e Shqipërisë. Kjo sepse tani do të avancojë me shpejtësi Reforma në Drejtësi, do të dalin shumë shpejt Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata e Posaçme; do të krijohet gjithashtu edhe Byroja Kombëtare e Hatimit; por, edhe të gjitha mbushjet adminitrative që i vendosin në funksionim këto institucione. Kurse Reforma në Drejtësi, i ka trembur të gjithë, dhe këtej e tutje do ta trembë edhe më të tërë korrupsionin shqiptar: politikanë; kryetarë bashkish, deputetë dhe kryeministra; ministra dhe gazetarë e pronarë mediash që i kanë shërbyer korrupsinit në Shqipëri.

Në të vërtetë kuptohet se underground ka pasur një marrëveshje Rama-Basha për të bllokuar Reformën, por kuptohet gjithashtu se kjo marrëveshje e ka pas mbështetur skemën e vet te mungesa e numurit prej 84 deputetë në Parlament. Madje tani kuptohet gjithashtu qartë se edhe largimi i deputetëve të Partisë Demokratike nga Parlamenti me djegie mandatesh, këtë ka pasur si qëllim. Kjo sepse Berisha i ndruhej sërish një ndërhyrjeje force të politikës amerikane për ta futur këtë detyrimisht në Parlament, njëlloj si në vitin 2016 dhe në vitin 2017. Prandaj, edhe largimi tërësisht nga Parlamenti, duke djegur mandatet e qenies deputet, edhe pse është një skifo e fortë antiperëndimore, sërish Berishës dhe taborit të tij i duhej për të ndaluar Reformën në Drejtësi të paktën dhe për dy vjet.

Por tani u dogjën të dyja palët, sepse kuptohet që politika perëndimore iu është drejtuar deputetëve zëvendësues të cilët ndërkohë kanë hyrë në Parlament nga LSI dhe nga PD. Numri i tyre është deri tani 16 deputetë, por kjo e çon numrin e deputetëve në 94. Mendohet që, brenda muajit, numri i deputetëve në Parlament t’i kalojë 130 deputetë, e ndoshtra edhe me shumë. E gjithë kjo tablo i ka topitur ‘trimat’ e mëdhenj të antiamerikanizmit në Shqipëri; por tani kanë rënë brenda vetë. Reforma do të vijojë, dhe Rama duhet tani t’i nështrohet fatit të tij: të shkojë edhe ky me këmbët e veta në pyetjet që do t’i ngrenë institucionet e reja të antikorrupsionit. Kjo tani është tamam një kohë e tillë: do të jetë e egër për korrupsionin gjigand antishoqëror në Shqipëri, por do t’i shpëtojë plotësisht shqiptarët nga një zgjedhë e egër që, në mbi njëzet vjet, i ka lënë të varfëruar nga zhvatja e madhe që iu ka bërë korrupsioni abuzues qeveritar.

Në fakt tani po kuptohet se kjo ka qenë një lojë e bukur e politikës perëndimore, e cila i ka parashikuar të gjithë. Madje tani po kuptohet gjithashtu qartë se përse këtë herë politika amerikane nuk ushtroi presion kundrejt lidërshipit të Partisë Demokratike, sepse ajo ka qenë e sigurt që zëvendësuesit do të hynin në Parlament. Dhe ata po vijojne të hyjnë. Në fakt kjo do të vijojë të analizohet si një lojë shumë e hollë në historinë e politikës shqiptare, sa herë që do të bierë fjala për të analizuar korrupsionin shqiptar të postkomunizmit në Shqipëri.

Por ndërkohë Partisë Demokratike i shpërtheu edhe një ngjarje e cila kuptohet se e ka dëmtuar shumë rëndë taborin korruptiv të Sali Berishës: ishte akti që bëri Rudina Hajdari në mospranimin e dorëzimit të mandatit. Dhe jo vetëm kaq; por ishte ajo që iu kujtoi të gjithë demokratëve të Shqipërisë që, të largohesh nga Parlamenti, do të thotë që të lesh luftën në mbrojtje të drejtësisë shoqërore në Shqipëri. Pikërisht për këtë, ka tepër gjasë ndodhjeje, që Rudina Hajdari të bëhet kryetarja e grupit euroatkantik në Kuvendin e Shqipërisë; grup ky qo do t’i sfidojë të gjithë antipërëndimorët, majtas dhe djathtas politikës shqiptare.

Janë të shumtë ata që po pyesin ndërkohë për vajzën e Azem Hajdarit: a do të mundet kjo ta bëjë atë që vdekja nuk e la ta bënte të atin e saj, të na konsolidojë demokracinë dhe drejtësinë shoqërore, të munguar deri tani në Shqipëri?

Gjithçka do të varet nga përkrahja që do t’i japë politika amerikane në fillim, dhe ajo e Bashkimit Europian më pas, grupit të ri opozitar në Shqipëri; përkrahje kjo e cila, po ta shohësh me analizën e ngjarjeve të deritanishme, sigurisht pritet që të jetë e spikatur dhe shumë cilësore.

Aktualitet

Mbyllen hetimet për 613 kg kokainë/ Çekaj i pandehur në mungesë

Publikuar

-

By

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur hetimet dhe dërgon për gjykim dosjen e 613 kg kokainë të kapura në kamionin me banane në Maminas, më 27 shkurt 2018.

Të pandehur për dosjen janë Arbër Çekaj, Armando Pezaku dhe Donaldo Lushaj. Çekajt i është komunikuar akuza në Gjermani.

Mësohet se pronari i firmës “Arbri Garden”, Arbër Cekaj është marrë i pandehur por në mungesë.

Tashmë do të jetë gjykata ajo që do të vendosë për fatin e të pandehurit.

Armando Pezaku ishte shoferi i trailerit që transportonte ngarkesën me banane në të cilën u kap sasia rekord e drogës. Ndërsa Donald Lushaj ishte menaxheri i firmës “Arbri Garden” në pronësi të Arbër Çekaj që kishte porositur ngarkesën nga Kolumbia.

Cekaj ndodhet në Gjermani, ku edhe atje ka një hetim nga autoritetet pasi dyshohet se ai është i përfshirë në aktivitet kriminal edhe në territorin e tyre.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Eni Çobani feston ditëlindjen/ Ardit Gjebrea i bën dedikimin e veçantë

Publikuar

-

Ditën e sotme juristja Eni Cobani feston ditëlindjen e saj të 47-të dhe urimet nga të afërmit ose komentuesit nuk kanë munguar.

Përmes një postimi në Instagram, moderatori Ardit Gjebrea i ka bërë një urim të veçantë ku ka shkruar:”Gëzuar ditëlindjen Eni Çobani. Shumë dashuri nga familja jonë’.

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Fotot ekskluzive-Fahriu kapet në pazarin e radhës me Dakon e Klosin

Publikuar

-

By

memet me pikante

Kur kanë kaluar vetëm një javë nga marrja në pyetje e Vangjush Dakos në Prokurorinë për Krimet e Rënda, në lidhje me përgjimet e dosjes 339, ky i fundit është parë mjaft i relaksuar nën shoqërinë e Fahri Balliut dhe Blendi Klosit.

Nuk është hera e parë, që Fahri Balliu, ish-gazetari i “Zërit të Popullit”, i njohur njëherësh si një nga mbështetësit e Lulzim Bashës, është kapur “mat” me kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, i shumëakuzuari nga opozita për lidhje me krimin.

CNA.al ka raportuar edhe më herët për takimet e tyre miqësore në Durrës, por tashmë takimi vjen në një situatë tejet të nxehtë. Një javë më parë u duk një zbutje e Ramës, përballë kërkesave të Opozitës për hetimin e Vangjush Dakos dhe kryebashkiaku i Durrësit është marrë në pyetje për rreth 5 orë te Krimet e Rënda.

Por, kjo nuk e ndalon Fahri Balliun, njeriun i cili sapo ka emëruar në krye të PD Dega Durrës, Ferdinand Xhaferrin, të vijojë takimet e ngrohta dhe miqësore me eksponentët e së majtës.

Kujtojmë këtu se CNA.al, rreth një vit më parë ka raportuar edhe për takimin e Vangjush Dakos me ish-ministrin e Bujqësisë, Niko Peleshi në Korçë.

Fahri Balliu, i cili çunin e ka me Lulin, vetë është mik për kokë me Ferdinand Xhaferrin, ndërsa pazaret i bën me Ilir Metën, tashmë duket se ka edhe një “dashuri” të madhe për Vangjush Dakon.

Opozitari i madh Fahri Balliu, që ulëret kundër Ramës dhe djali i tij flet kundër dosjeve të krimit në politikë, por duket se e vërteta është krejtësisht ndryshe në media e ndryshe në realitet.

CNA.al sjell më poshtë fotot ekskluzive të takimit mes Dakos, Fahriut dhe Klosit, në kryeqytet:/ CNA.al

Ekskluzive/ Fahri Balliu kapet mat me Vangjush Dakon

Ekskluzive/ Kapet mat Fahri Balliu me Vangjush Dakon

Foto-Video ekskluzive/ Fahri Balliu kapet në pazar me ministrin e Ramës

Tërhiqet Rama/ Dorëzon Vangjush Dakon në Prokurori

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet11:36 - 27 Maj, 2019

Tsipras merr goditjen e fortë/ Greqia për një muaj në zgjedhje

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras, ndërsa ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve, ka marrë vendimin për të dhënë dorëheqjen. Në...

Aktualitet09:27 - 27 Maj, 2019

Greqia drejt zgjedhjeve të parakohshme/ Cipras kërkon mbledhje urgjente

Zgjedhjet europarlamentare dhe lokale janë zhvilluar sot në Greqi. Rezultatet e para zyrtare tregojnë triumfues të padiskutuar partinë konservatore të...

Aktualitet15:45 - 26 Maj, 2019

Pjesëmarrje e lartë në votimet për Parlamentin Evropian

Zgjedhjet në shumë vende kanë tejkaluar pjesëmarrjen para pesë vitesh. Në Gjermani dhe rreth 20 vende të tjerat vendvotimet mbyllen...

Aktualitet13:57 - 26 Maj, 2019

Referendum në Rumani për Reformën në drejtësi

Rumunët po votojnë në një referendum mbi përpjekjet e koalicionit qeverisës të majtë, për të përmbysur reformat anti-korrupsion, në vendin,...

Aktualitet13:28 - 26 Maj, 2019

Martin Schulz do të rikthehet në krye të SPD?

Partia Socialdemokrate (SPD) mund të pësojë humbje të mëdha në zgjedhjet për Parlamentin Evrpopian. A do të rrezikonte kjo humbje...

Aktualitet09:54 - 26 Maj, 2019

Ngrihet sipari për finalen e zgjedhjeve europiane

Këtë të diel votojnë 21 shtete anëtare të BE-së – shtatë tashmë kanë votuar. Pritet që të shtohen ulëset e...

Aktualitet08:58 - 26 Maj, 2019

Rrëzohet helikopteri ushtarak/ Humbin jetën pesë persona

Pesë anëtarët e bordit kanë ndërruar jetë, pasi një helikopter ushtarak në Meksikë është rrëzuar gjatë një operacioni. Sikurse raportojnë...

Aktualitet21:15 - 25 Maj, 2019

Tensionohet situata/ Policia hedh gaz lotsjellës ndaj protestuesve

Policia ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Kjo për shkak se protestuesit kanë qëlluar me gurë ndaj efektivë...

Aktualitet15:53 - 25 Maj, 2019

Protesta e opozitës/ Policia shoqëron 20 persona në komisariat

Pa nisur ende protesta e opozitës, policia ka nisur shoqërimet  e para në komisariat. Sipas Fax News, mësohet se në...

kryeministri edi rama ne zyre kryeministri edi rama ne zyre
Aktualitet11:07 - 25 Maj, 2019

“Rama nuk ndalon së vjedhuri”/ Ish-deputeti denoncon skandalin me koncensionet

Ish-deputeti demokrat Agron Shehaj, ka reaguar sot lidhur me dy koncesione që sipas tij, po përdoren për vjedhje të mëdha...

Aktualitet20:34 - 24 Maj, 2019

Profecia e Presidentit serb: “Shqiptarët do të përballen me probleme të shumta”

Aleksandër Vuçiç, presidenti në detyrë i Serbisë ka thënë sot gjatë një konference shtypi se është i gatshëm të nëshkruajë...

Aktualitet19:51 - 24 Maj, 2019

Senati i SHBA konfirmon emërimin e Ambasadores së re në Shkup

Senati i SHBA-së votoi mbrëmë emërimin e Kejt Mari Bërns si ambasadore e re në Maqedoninë e Veriut. Kandidatura e...

kryeprokurorja arta marku kryeprokurorja arta marku
Aktualitet19:44 - 24 Maj, 2019

Siguria në burgje/ Arta Marku firmos zbatimin e regjimit 41/bis

Në burgjet shqiptare do të fillojë të zbatohet regjimi 41-biz, i cili i ndalon të denuarit të komunikojnë me persona...

Aktualitet18:35 - 24 Maj, 2019

Njëzet akuza të reja në rastin “veteranët” në Kosovë

Prokuroria Themelore në qytetin e Pejës në Kosovën perëndimore, tha të premten se ka ngritur 20 aktakuza ndaj 21 personave...

Aktualitet15:54 - 24 Maj, 2019

Protesta e nesërme/ Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka bërë thirrje qytetarëve të saj të distancohen nga protesta e nesërme...

Aktualitet19:17 - 23 Maj, 2019

Kryetari i Parlamentit të Kosovës mohon çdo përfshirje në veprime kriminale

Kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, hodhi poshtë të enjten çdo mundësi për përfshirje të tij në ndonjë rast...

Aktualitet20:57 - 22 Maj, 2019

Kosova kërcënon edhe Shqipërinë me taksë 100%

Ndërkohë që prej muajsh Kosova ka vendosur taksën 100 % për mallrat serbe, duke sjellë kështu një goditje në të...

policia e shtetit policia e shtetit
Aktualitet20:22 - 22 Maj, 2019

Foto/ “Aksioni” i çuditshëm kundër Policisë së Shtetit

Shpeshherë jemi mësuar të shohim aksione të Policisë së Shtetit në kapjen e personave të shpallur në kërkim. Në njoftimet...

Aktualitet19:42 - 22 Maj, 2019

Beogradi rol kyç në zgjedhjet në Veri të Kosovës

Beogradi ka luajtur rol vendimtar në zgjedhjet lokale në Veri të Kosovës. Por a ka gjasa për dorëheqje të reja?...

Aktualitet19:37 - 22 Maj, 2019

LDK dhe Vetëvendosje, bashkërendohen për të rrëzuar qeverinë Haradinaj

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe lëvizja Vetëvendosje paralajmëruan të mërkurën se kanë filluar përgatitjet për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë...

Aktualitet08:53 - 22 Maj, 2019

Zgjedhjet europiane/ Nervozitet në Berlin

Partitë në pushtet në Gjermani i ka zënë nervoziteti. Në zgjedhjet europiane ato do të humbasin. E qartë është kush...

Aktualitet19:44 - 21 Maj, 2019

Skandali i videos në”Ibiza”/ Kancelari i Austrisë përballë votës së mosbesimit

Kancelari Sebastian Kurz është duke u përgatitur për një votë mosbesimi. Oferta e tij për të shkarkuar ministrin e Brendshëm...

Aktualitet19:26 - 21 Maj, 2019

QUINT: Zgjedhjet në veri të Kosovës të qeta, por me problemet e së kaluarës

QUINT-i, ku bëjnë pjesë Franca, Gjermania, Italia, Britania e Madhe e SHBA thotë se në komunat me shumicë serbe shqetësues...

Aktualitet19:02 - 21 Maj, 2019

Presidenti Trump kërcënon Iranin me asgjësim

Për shkak të konfliktit mes Uashingtonit dhe Teheranit, situata në rajonin e Gjirit aktualisht është shumë e tensionuar. Tani Presidenti...

Aktualitet18:55 - 21 Maj, 2019

Kongresi nderon familjen e shqiptaro-amerikanit Harry Bajraktari

Një flamur që valoi një ditë mbi kupolën e Kongresit amerikan, iu dhurua veprimtarit shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari. Kjo ishte pjesë...

Aktualitet15:27 - 21 Maj, 2019

Shqipëria nuk duhet të ketë Akademi Shkencore

Profesor dr. Dritan Spahiu ka reaguar sot me një shkrim lidhur me çështjen e Akademisë së Shkencave në Shqipëri. Spahiu...

Aktualitet15:20 - 21 Maj, 2019

Skandali i Ibiza-s në Austri/ Sebastian Kurz përballet me votëbesim

Kancelari Sebastian Kurz është duke u përgatitur për një votëbesimi. Oferta e tij për të shkarkuar ministrin e Brendshëm ekstremist...

Aktualitet14:26 - 21 Maj, 2019

Frika nga një luftë e padëshiruar

Presidenti amerikan, Trump e kërcënon Iranin me asgjësim. Njerëzit në Iran kanë frikë nga shpërthimi i një lufte aksidentalisht. Atmosfera...

Trending

Read previous post:
Marrëveshja e Ohrit përçan partinë shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Shpërbërja e Sekretariatit për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, përçan partinë shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoni. Përmes një...

Close