Milioneri i gjyqësorit/ Pasi u ther me thikë, rekrutohet nga Partia Socialiste – CNA
Connect with us

Aktualitet

Milioneri i gjyqësorit/ Pasi u ther me thikë, rekrutohet nga Partia Socialiste

Publikuar

-

partia socialiste selia qendrore

Në Janar të vitit 2016 opinionin publik, u trondit, pas raportimit për plagosjen e një gjyqtari.

Bëhet fjalë për gjyqtarin Artan Gjermëni, për të cilin u raportua, se ishte paraqitur në spital me plagë në formë therjeje.

Rasti u konfirmua edhe nga bluzat e bardha, të cilët thanë se  gjyqtari Gjermëni ishte paraqitur me traumë shpuese në hapësirën ndërbrinjore, por pa depërtuar në mushkëri, duke saktësuar se  këto plagë ishin tipike si ato që shkaktohen nga armët e ftohta.

Kur kanë kaluar tre vite nga kjo ngjarje, emri i gjyqtari Gjermëni ëhstë lakuar sërish. Por, këtë radhë jo për kronikë të zezë apo për lajmë nga drejtësia, por nga fusha e politikës.

Gjyqtari Artan Gjermëni është kandidati i Partisë Socialistë për Bashkinë e Lushnjës. Për këtë Bashki lakohet dhe një tjetër kandidate, Lindita Buxheli.

 Artan Gjermëni

CV e Gjermënit, që qenka i preferuari i socialistëve ende është pastruar nga ngjarja, plagosja e vitit 2016.

Kujtojmë se në vendin e ngjarjes, përveç gjurmëve të gjakut, policia gjeti në automjet edhe shumën e 18 mijë e 760 euro, si dhe një shumë prej 285 mijë lekësh të reja.

Për këtë rast, hetimet i kaluan Prokurorisë së Durrësit, e cila vetëm pak kohë më pas dhe konkretisht në muajin  prill të vitit 2016 i mbylli hetimet.

Gjithçka është mbyllur me arsyetimin se Gjermëni, nuk kishte pranuar që kjo çështje të hetohej.

Me këtë argument si dhe me raportin e ekspertëve mjeko-ligjorë për plagë shumë të lehta, Prokuroria e Durrësit ka mbyllur hetimet për  veprën penale të “Plagosjes së lehtë me dashje”, e referuar nga  policia e Tiranës.

Gjithashtu, e njëjta Prokurori vendosi që të zhbllokojë edhe  shumën e parave 18 mijë e 750 euro dhe 250 mijë lekë të reja, që iu sekuestruan gjyqtarit Artan Gjermeni në makinën e tij tip “Smart”.

CNA.al po risjell pasurinë e gjyqtarit Artan Gjermënit, i cili njëherësh është dhe një nga kandidatët e Partisë Socialiste për Bashkinë e Lushnjës.

LEXO EDHE:  Kriza politike/ Tërhiqet PS?

Sipas të dhënave të ILDKPKI-së, gjatë vitit 2016, gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Artan Gjermëni, deklaron katër pasuri të reja të paluajtshme, konkretisht terren sportiv, lokal, tokë bujqësore dhe shtëpi banimi.

Gjithashtu gjyqtari ka deklaruar një shtëpi banimi në Lushnje, me sipërfaqe 74 m2, me dëshmi trashëgimie, 66.6 % të pjesës.

Gjermeni është edhe pronar në masën 100 % i një toke bujqësore, me sipërfaqe 1 856 m2, në fshatin Kutje të Lushnjes, përfituar me dëshmi trashëgimie. Ai deklaron se posedon 20 % të një terreni sportiv, me sipërfaqe 1 092 m2, i mbuluar dhe me dhoma zhveshje.

Po gjatë vitit 2016, gjyqtari është bërë bashkëpronar në masën 20 % i një tjetër pasurie të paluajtshme, ku përfshihen truall me sipërfaqe 450 m2 dhe ndërtesë, bar kafe, 1 kat me sipërfaqe 90 m2.

Në deklaratën e pasurisë nuk të dhëna për vendndodhjen e terrenit sportiv dhe lokalit. Gjyqtari ka gjithashtu në pronësi një dyqan me sipërfaqe 40 m2, në Tiranë, të cilin e ka dhënë me qira si dhe një zyrë në qytetin e Lushnjes, dhënë gjithashtu me qira.

Artan Gjermeni deklaron rreth 370 mijë USD depozita dhe llogari bankare, konkretisht depozitë në vlerën 18 586 203 lekë, depozitë të bashkëshortes, në vlerën 16 537 246 lekë, llogari bankare, shtuar me 3 489 181 lekë në 2016, llogaria e rrjedhëse 1 049 272 lekë etj. Duke përfshirë pagat, të ardhurat nga qiratë, shtesat dhe gjendjet në llogari dhe depozita bankare, shuma arrin mbi 450 mijë USD./CNA.al

Gjyqtari i “plagosur”/ Pasuria e Artan Gjermenit që kundërshtoi hetimet

Plagosja me thikë/ Gjenden 20 mijë euro në makinën e gjyqtarit Artan Gjermeni

Plagosja e Artan Gjermenit/ Dyshime nëse ishte aksidentale

Plagoset me thikë gjyqtari Artan Gjermeni

Aktualitet

Me makijazh dhe si një balerinë profesioniste, North West është një Kim Kardashian e vogël

Publikuar

-

Kanye West tashmë e ka kthyer në traditë mbajtjen e meshave në formën e koncerteve çdo të diel.

Por në meshën e fundit vëmendjen e mori vajza e tij 5-vjeçare North West, e cila ishte veshur e gjitha me të zeza.

North kërcente vazhdimisht nën ritmet e gjalla të muzikës së West, në një seri videosh të publikuara nga nëna e saj Kim, e cila me siguri po mburrej për talentin e vajzës.

5-vjeçarja ishte veshur me një stil punk, një fustan të zi me pupla pa mëngë dhe flokët e kapur bisht, ndërsa nuk mungonte buzëkuqi i zi dhe një palë syze dielli.

LEXO EDHE:  Ftesa për Fatos Nanon në Kongres/ Balla zbulon arsyen

Në një moment, performancës së North i bashkohet babi Kanye i cili nis të këndojë me vajzën.

North më pas dhuron shfaqje me një shoqen e saj dhe bën lëvizje si një balerinë profesioniste ndërkohë që mbahet te “partnerja” e saj.

Meshat e së dielës janë kthyer në një traditë javore për familjen Kardashian-West këtë vit, me seancat e para që filluan të dielën e parë të vitit 2019, 6 janar.

Artistë të tjerë si Kid Cudi, Charlie Wilson dhe Francism The Lights, ishin gjithashtu të pranishëm dhe performuan.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Brenda eventit të të famshmëve/Xhesika Berberi pozon krah modeleve të “Victoria’s Secret”

Publikuar

-

Xhesika Berberi ishte dje pjesë e evenit “Daily Front Row Awards” në Los Angeles, ku ishin të ftuara disa nga emrat më të njohur të botës së modës dhe jo vetëm.

Modelja e njohur shqiptare ndau me ndjekësit e Instagram-it disa momente, ku tregoi sesa pranë ndodhej me Lady Gaga-n, Adriana Lima-n apo Candice Swanepoel-n.

Xhesika u shfaq me një fustan me printe leopardi, ndërsa bëri një mbishkrim në videot e postuara për personazhet e saj të preferuar.

LEXO EDHE:  Kriza politike/ Tërhiqet PS?

Për Candice ajo shkroi se është e fiksuar me të, ndërsa për Lady Gaga-n shkroi se është frymëzim.

Më vonë ajo pozoi me dy nga modelet e “Victoria’s Secret”, Candice Swanepoel, dhe Stella Maxwell.

“Profili im nuk është dukur kurrë kaq bombë”, shkroi Xhesika në mbishkrimin e fotos, ndërsa komenti i parë vjen nga Adrola: “Ylli në mes”.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Trendet e 2019-ës që duhet t’i bëjmë pjesë të gardërobës

Publikuar

-

trende 2019

Është koha që të bëjmë disa ndryshime në gardërobë! Trendet e 2019-ës kanë filluar të trokasin fuqishëm dhe ne duhet t’i përshtatemi atyre në mënyrë që të shkëlqejmë gjithë kohën.

Ju sugjerojmë që të shikoni fotot e mëposhtme për të pasur disa ide të mira në kokë, kur të bëni blerje të caktuara.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet vendore/ Zbardhen kandidatët e Partisë Socialiste

Çdo gjë që do shikoni në vijim është moda vetë, prandaj mos hezitoni që ta shpërndani këtë artikull edhe me mikeshat tuaja më të mira që janë të apasionuara pas trendeve.

Fustane deri tek kyçet e këmbëve  

Atlete me gomë të trashë

Jeshile e zbehtë

Paliçeta

Neon

Kostume

Printe kafshësh

Rroba banjo të zeza

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet19:30 - 18 Mars, 2019

Franca shpall ndalimin e protestave, pas trazirave

Kryeministri i Francës shpalli të hënën ndalimin e protestave të jelekëve të verdhë në bulevardin Champs-Elysees të Parisit dhe në...

Aktualitet19:12 - 18 Mars, 2019

Holandë/ Arrestohet i dyshuari për sulmin në tramvaj

Policia holandeze arrestoi një person me origjinë turke, i dyshuar për përfshirje në incidentin me armë në një tramvaj të...

Aktualitet18:23 - 18 Mars, 2019

Për të apasionuarit e teatrit/ Korçarët sjellin “Kopracin” në Tiranë

Komedia “Kopraci” e Molierit, një nga kryeveprat botërore ka mbërritur në Tiranë. Të gjithë të apasionuarit e teatrit do të...

Aktualitet21:12 - 17 Mars, 2019

Macron dënoi “apokalipsin“ e Parisit

Protestat e “jelekëve të verdhë“ u kthyen në trazira të shtunën dhe në përleshje nëpër rrugët e kryeqytetit francez. Presidenti...

Aktualitet19:13 - 17 Mars, 2019

Fillon kthimi i trupave të viktimave në Zelandën e Re

Policia tha se numri i të vdekurve në vrasjet masive në dy xhami të qytetit Christchurch, në Zelandën e Re...

Aktualitet19:07 - 17 Mars, 2019

Terroristi neozelandes njohës i mirë i Ballkanit

Brenton Harrison Tarrant, 28-vjeçari i akuzuar për vrasjen e 49 vetëve dhe plagosjen e shumë të tjerëve në dy xhami...

protesta ne serbi protesta ne serbi
Aktualitet11:01 - 17 Mars, 2019

Grusht shteti në Serbi/ Opozita merr mediat shtetërore

President i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pritet që të flasin për serbët, një ditë pasi protestuesit u futën në ambjentet e...

Aktualitet09:01 - 16 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re ka një hero/ Kush është i riu që u përball me autorin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Zelandën e Re, ku pas një sulmi me armë...

Aktualitet19:30 - 15 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re/ Merkel: Racizmi mori jetën e njerëzve që faleshin paqësisht në xhami

Ngjarja e masakrës në Zelandën e Re, ku rreth 49 vetë u qëlluan për vdekje nga një person gjatë kohës...

Aktualitet16:56 - 15 Mars, 2019

Maqedoni/ Dënohen të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme në Parlament

Në Shkup, 16 nga 17 të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit 2017 në Parlamentin e Maqedonisë së...

Aktualitet15:39 - 15 Mars, 2019

Tragjedia në Zelandën e Re/ Rritet bilanci i viktimave

Ka shkuar në 49 numri i perosnave që kanë humbur jetën pas sulmit me armë zjarri në dy xhami në...

Aktualitet08:44 - 14 Mars, 2019

Marrëveshja e Ohrit përçan partinë shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Shpërbërja e Sekretariatit për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, përçan partinë shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoni. Përmes një...

Bota19:07 - 13 Mars, 2019

Një tjetër dënim me burg për menaxherin e fushatës Trump

Një gjykatë federale në Uashington dha të mërkurën një tjetër masë dënimi për ish-menaxherin e fushatës së presidentit Donald Trump,...

presidenti serb aleksander vucic presidenti serb aleksander vucic
Aktualitet15:55 - 13 Mars, 2019

Miratimi i platformës/ Vuçiç: Dialogu mbaroi

Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë , ka deklaruar  ditën e sotme se  Prishtina zyrtare me miratimine e  platformës për dialogun...

Ministrja e Shendetesise, Manastirliu gjate nje deklarate per mediat Ministrja e Shendetesise, Manastirliu gjate nje deklarate per mediat
Aktualitet12:10 - 13 Mars, 2019

Manastirliu në OKB/ Zgjerojmë financimin e programeve të mbrojtjes sociale

 “Qeveria shqiptare po zgjeron financimin publik për programet e mbrojtes sociale, për herë të parë në 15% të shpenzimeve publike,...

Aktualitet11:04 - 13 Mars, 2019

“Jam shumë sëmurë, nuk eci dot”/Aktorja e njohur shqiptare në gjëndje të rëndë shëndetësore

Aktorja e njohur e skenës shqiptare, Margarita Xhepa është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kësisoj do t’i nënshtrohet ditën...

Aktualitet09:16 - 12 Mars, 2019

Ivanov refuzon ligjet me emrin Maqedonia e Veriut

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov, refuzoi të dekretojë 11 ligje që janë miratuar me emrin Republika e Maqedonisë...

haradinaj kushte serbise haradinaj kushte serbise
Aktualitet17:06 - 11 Mars, 2019

Haradinaj takim me dy këshilltarët e Merkel

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj zhvilloi një takim ditën e sotme me dy këshilltarët e kancelares gjermane Angela Merkel, Jan...

Aktualitet09:53 - 10 Mars, 2019

Pacolli thirrje Vuçiç për tu kthyer në tavolinën e dialogut

Behxhet Pacolli, zv-kryeministri i Kosovës ka ftuar presidentitne Serbisë, që të mos luaj lojra, por të ktheht na tavolinën e...

Aktualitet23:46 - 9 Mars, 2019

“A të ka ngacmuar ndonjë deputet? Ja përgjigja e papritur e Grida Dumës

Grida Duma iu përgjigj shumë pyetjeve nga Ermali sot në emisionin Xing me Ermalin. Cili deputet të ka gjuajtur më...

Aktualitet23:30 - 9 Mars, 2019

“A do zhvisheshe për një spot? “/Grida Duma jep përgjigjen befasuese

Gjatë një interviste me titull “Grida kryeministre”, Ermali e pyeti ish deputeten nëse do ishte kryeministre a do e bënte...

Aktualitet23:20 - 9 Mars, 2019

“Është sakrificë”/Grida Duma tregon çfarë ndodhi kur la mandatin

Në muajin shkurt deputetët e opozitës firmosën deklaratat për lënien e mandatit si ligjvënës të parlamentit. Të parët që firmosën...

Aktualitet22:44 - 9 Mars, 2019

Aeroplani përfshihet nga flakët në Kolumbi/ Humbin jetën 12 pasagjerët

Ditën e sotme në Kolumbi është rrëzuar një aeroplan me 12 pasagjerë. Fatkeqësisht asnjë nga personat në bord nuk ka...

Aktualitet21:59 - 9 Mars, 2019

Vulin qetëson serbët/ Ushtria është gati

President i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka qenë kundër miratimit të Platformës për Dialog me Kuvendin e Kosovës. Sipas tij, platforma...

presidenti serb aleksander vucic presidenti serb aleksander vucic
Aktualitet20:50 - 9 Mars, 2019

Paralajmëron Vuçiç/ Mos bëni filma me Serbinë, është shumë më e fuqishme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se Serbia është e gatshme t’i bëjë ballë çdo sfide. Sipas Vuçiç, Serbia...

Aktualitet19:18 - 9 Mars, 2019

Hand: Një marrëveshje e nxituar mes Kosovës dhe Serbisë, do të kishte pasoja

Robert Hand, këshilltar politik i Komisionit të Helsinkit thotë se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të ngusin Kosovën dhe Serbinë...

Aktualitet14:22 - 9 Mars, 2019

Gara në Tiranë/ Një grua fituese e Konkursit Ndërkombëtar të Dirigjentëve

Deliana Lazarova dirigjentja fituese e NRTA Conducting Competition. Pas drejtimit të tre konkurrentëve  juria e përbërë nga personalitete ndërkombëtare të...

Aktualitet14:00 - 9 Mars, 2019

Tarifat dhe bisedimet me Serbinë/ Zyrtari i lartë amerikan në Prishtinë

Zëvendës sekretari amerikan i shtetit, David Hale, po qëndron të shtunën në Prishtinë “për të nënvizuar mundësinë historike për të...

Trending

Read previous post:
Marrëveshja e Ohrit përçan partinë shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Shpërbërja e Sekretariatit për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, përçan partinë shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoni. Përmes një...

Close