Connect with Us

Historia monstruoze/ Babai përdhunonte prej dy vjetësh vajzën 9 vjeçare

Aktualitet

Historia monstruoze/ Babai përdhunonte prej dy vjetësh vajzën 9 vjeçare

Publikuar

-

Familja: Ndihemi të kërcënuar, nuk dalim dot nga shtëpia

Fiks fare solli një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në një familje shqiptare në Orikum  të Vlorës. Babai përdhunonte sistematikisht vajzën e tij 9 vjeçare e për të mos mjaftuar vetëm kaq, babai e dhunonte vajzën që ajo të mos tregonte.

Ai sot është duke u gjykuar nga gjykata e shkallës së parë Vlorë, për këtë krim makabër ndaj fëmijës së tij, vetëm 7 vjeç në kohën kur është bërë për herë të parë viktimë e dhunës seksuale nga babai.

Vajza, e cila sot është vetëm 9 vjeçe, ndodhet në një gjendje të rëndë psikologjike, jeton në mes të mjerimit me nënën e saj, dy vëllezërit dhe motrën e vogël.

Askush nuk kujdeset për ta, askush nuk punon në familjen e saj

Nëna e vajzës 9- vjeçare tregoi për emisioni Fiks Fare tmerrin që ka përjetuar fëmija e saj. Vajza e vogël ka filluar të abuzohet nga i ati që në moshën 7 vjeçare. Mamaja kishte vazhdimisht dyshime për dhunën sekusale që i shoqi ushtronte ndaj të bijës, por sipas saj, ai gjithmonë e mohonte dhe e rrihte kur i përmendte dyshimet.

“Dyshoja sepse gjithmonë e shikoja që donte të flinte në krevat me vajzën kur ishte vetëm në shtëpi, madje shpesh herë mua dhe djalin e madh na dërgonte tek vëllezërit e mi. I thoja se ti diçka bën me vajzën, por më rrihte e më linte në shesh të vdekur,  nuk e pranonte, vinin fëmijët më hidhnin ujë që përmendesha” tregon e ëma e të miturës.

Momenti  që vulosi abuzimin e të atit me vajzën ishte kapja në flagrancë e bashkëshortes  nga dritarja e dhomës. Ajo tregon se shihte bashkëshortin e saj tek abuzonte me vajzën dhe i bënte me shenjë vajzës nga jashtë dritares të mos fliste. “Nëse do të fliste kisha frikë mos e vriste vajzën”,- tregon ajo.

LEXO EDHE:  Rrefimi i vajzës/A mund të martohem me dy burra? Astriti dhe Andi, i dua të dy

Të nesërmen e kësaj ngjarjeje, ajo bashkë me vajzën ka shkuar në komisariatin e policisë, ku ka akuzuar bashkëshortin për dhunë seksuale ndaj vajzës së tyre 9- vjeçare.  Në shoqërinë e dy policëve i është drejtuar qendrës shëndetësore e më pas në spitalin rajonal të Vlorës për një vizitë mjekësore të specializuar për vajzën, nga ku ka rezultuar se vajza është e defloruar  dhe se deflorimi është i hershëm.

Që pas këtij momenti , në 22 janar 2019, policia ka arrestuar babain e vajzës.

Këtu fillon edhe tragjedia e dytë për këtë familje, ku fëmijët nuk mund të ndjekin as shkollën pasi tallen nga bashkëmoshatarët e tyre.

“Vajza nuk shkon dot në shkollë sepse të gjithë shokët e klasës e dinë cfarë ka ndodhur. Djalin e madh ma tallin dhe shajnë në shkollë”,- tregon mes lotësh e ëma.

Megjithëse kjo histori ka ndodhur që në janar të këtij viti, shteti nuk ka marrë asnjë masë për këtë familje, duke i lënë në mëshirë të fatit.

E vetmja psikologe  ku e mitura është dërguar për  dy a tre herë, është ajo e shkollës.

Në qytetin ku jetojnë, lajmi ka marrë dhenë dhe  paragjykimet e të gjithëve kanë rënë mbi nënën e katër fëmijët e saj.

“Nuk kam shtëpi, jam me borxhe nëpër dyqane, nuk më japin më as bukë, vajzën ma tallin në shkollë dhe nuk shkon edhe djali më i madh, sa herë që shkon do zihet se të gjithë ia përmendin përdhunimin, njerëzit e burrit më kërkojnë të tërheq denoncimin” ,- tregon  M.H, nëna e të miturës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Luftime të ashpra midis forcave afgane dhe militantëve talibanë/ Dhjetra viktima

Publikuar

-

Nga

Luftime të ashpra midis forcave afgane dhe militantëve talibanë/ Dhjetra viktima

Luftimet e ashpra midis forcave afgane dhe militantëve talibanë kanë lënë të paktën 20 trupa qeveritare të vdekur.

Incidentet vijnë derisa vazhdojnë bisedimet e paqes në përpjekje për t’i dhënë fund luftës 19-vjeçare.

Luftimet u zhvilluan pas sulmeve të militantëve në Provincën lindore Nangarhar. Zëdhënësi i guvernatorit të Nangarharit, Ataullah Khogyani, i tha agjencisë AFP se rreth 30 luftëtarë talibanë vdiqën në përleshje, megjithëse grupi militant nuk ka komentuar.

Ministri i Përkohshëm i Mbrojtjes, Asadullah Khalid tha më 17 shtator se ai shpresonte që bisedimet e paqes në Katar do të ishin të suksesshme, por paralajmëroi talibanët kundër përdorimit të forcës për të arritur qëllimet e tyre.



“Nëse armiku po mendon se ata mund të pushtojnë gjithçka me forcë, është një ëndërr, është një fantazi, është e pamundur dhe është çmenduri”, tha Khalid.

LEXO EDHE:  Zjarr në pemën e Krishtlindjes/ Humb jetën babai dhe tre fëmijët e tij

LEXO EDHE:  Nga pjatalarës në trashëgimtar i italianit të pasur/ Historia e Markut nga Puka

Bisedimet e paqes, pjesë e një marrëveshje të shkurtit midis talibanëve dhe Uashingtonit, filluan në Katar më 12 shtator, pas një mosmarrëveshje të gjatë mbi shkëmbimet e të burgosurve.

Qeveria afgane dhe aleatët e saj, duke përfshirë NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara, po bëjnë thirrje që talibanët të bien dakord për një armëpushim për të ndihmuar në avancimin e asaj që pritet të jetë një proces i gjatë dhe i rëndë i negociatave për t’i dhënë fund konfliktit.

Talibanët nuk kanë rënë dakord për një armëpushim dhe kanë kryer sulme të përditshme ndaj forcave afgane të sigurisë./Rel

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga Astrit Patozi/ Plotësisht dakord me Lulzim Bashën

Publikuar

-

Nga

Propozimi i Bashës për mandatin e kryeministrit/ Patozi: E kishte propozuar BD para një viti

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi bie dakord me propozimin e kreut të PD, Lulzim Basha për kufizimin e mandatit të kryeministrit.

Patozi thotë se Bindja Demokratike e ka paraqitur këtë propozim zyrtarisht rreth një vit më parë në korpusin e një pakete të plotë reformash të thella transformuese.



Sipas Patozit, e mira do të kishte qenë që kjo temë të ishte hapur para 30 korrikut, meqë ishin për t’u votuar ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave..

“Plotësisht dakord me propozimin e Lulzim Bashës për kufizimin e mandatit të kryeministrit. Si BINDJE DEMOKRATIKE e kemi paraqitur zyrtarisht rreth një vit më parë në korpusin e një pakete të plotë reformash të thella transformuese për të cilat, sipas nesh, ka nevojë Shqipëria.
Por nuk e pretendojmë fare copy right-in. Le ta marrë ai autorësinë, vetëm t’i qëndrojë deri në fund dhe të mos e lerë rrugës si shumë premtime të tjera në këto vite. Ose të paktën të bëjë aq sa ka në dorë, se ne e dimë që jo çdo dëshirë në këtë botë realizohet. E mira do të kishte qenë që kjo temë të ishte hapur para 30 korrikut, meqë ishin për t’u votuar ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave. Me atë rast, kishim testuar edhe vullnetin e Edi Ramës, se mbase e pranonte edhe ai. Por edhe po të ishte kundër, arritje do të konsiderohej, se do të tregohej diferenca mes dy kampeve. Gjithësesi të shohim sa do të jetojë dhe çfarë fati do të ketë kjo tezë reformatore, sepse kemi hyrë tashmë në fushatë, ku praktikisht lejohet që ta ulësh në tokë sa herë të duash Zotin”, shkruan Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ndryshimet kushtetuese/ ODIHR: Të gatshëm të adresojmë rekomandime

Publikuar

-

Nga

Ndryshimet kushtetuese/ ODIHR: Të gatshëm të adresojmë rekomandime

Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, i ofroi opozitës kohë që të sjellin draftet për çështjen e koalicioneve parazgjedhore dhe të formulës së shpërndarjes së mandateve, ndërsa opozita, nga ana e saj ka kërkuar që çështja duhet të shkojë në ODIHR.

Zv/kryetari i PD, Edi Paloka, deklaroi sot në “Ilva Now” se marrëveshja e nënshkruar në 14 janar përfshin një nen që specifikon se kur çështjet nuk kanë zgjidhje, duhet të dërgohen në ODIHR. Elisa Spiropali, ministrja e PS për Marrëdhëniet me Parlamentin, u përgjigj duke thënë se ODIHR nuk mund të reagojë mbi të gjithë sistemin, por i duhet një draft specifik.

Për të hedhur më shumë dritë mbi rastin në fjalë, gazetari Ervin Koçi, i drejtoi një pyetje ODIHR nëse do të përfshihej në këtë çështje, duke ofruar një opinion mbi kërkesën e opozitës në lidhje me koalicionet parazgjedhore dhe hapjen e listave të kandidatëve.



Zëdhënësja e ODIHR, Katya Andrusz, u përgjigj për Euronews Albania duke thënë se ODIHR ka mbështetur punën e Komisionit Parlamentar dhe të Këshillit Politik përpara se të miratoheshin ndryshimet e Kodit Zgjedhor, dhe se janë të gatshëm të ofrojnë më shumë ndihmë në adresimin e rekomandimeve.

LEXO EDHE:  Nga pjatalarës në trashëgimtar i italianit të pasur/ Historia e Markut nga Puka

LEXO EDHE:  Në mbrojtje të historisë/ Ja detajet që jep Policia e Durrësit për protestën

“Jemi gati të vazhdojmë ta mbështesim Këshillin sipas nevojës, dhe mirëpresim detaje të mëtejshme nga Këshilli në lidhje me synimet që kanë, dhe se si mund të ofrojmë ndihmë konkrete. Si gjithnjë, jemi të gatshëm të ndihmojmë Shqipërinë me adresimin e rekomandimeve të ODIHR në lidhje me zgjedhjet”, tha zëdhënësja e ODIHR, Katya Andrusz.

LEXO TE PLOTE