LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hipokrizia e Bashës me elitën intelektuale

14 Mars 2019, 13:55, Aktualitet CNA
Hipokrizia e Bashës me elitën intelektuale

Gjatë ditës së sotme kreu i PD, Lulzim Basha po zhvillon një konferencë me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, me temë ?Arti në Mbrojtje të Demokracisë?.

Nuk dikutohet se atje kishte të pranishëm intelektualë, aktivistë, aktorë, që ishin vërtetë në mbrojtje të Teatrit, megjithëse shumë të pakët në numër.

Por, ajo që binte në sy, është se a mund të quhet elitë intelektuale dikush i dënuar për mashtrim?

Lulzim Basha vazhdon dhe shfaq përpara shqiptarëve Fitim Zekthin, i cili edhe pse vërtetë me emrin ?Fitimtar?, rezulton i dënuar nga Gjykata, për mashtrim.

Pavarësisht se ai e justifikon duke thënë se nuk ka qënë në dijeni, fakti është se ka një vendim, në të cilin ai është dënuar për mashtrim.

Së dyti, a mund të sillet si elitë intelektuale Alfred Lela, këshilltari i Lulzim Bashës, bashkë me disa të tjerë, që dikur bërtiste e ulëriste pro Ligjit për Arsimin e Lartë. Që më pas çoi në protestat e studentëve. Protestë e cila u vra me kontributin e Bashës dhe të Ramës.

Një ligj totalisht klientelist, të cilin Basha nuk e çoi kurrë në Gjykatën Kushtetuese, për të mbrojtur Henri Çilin. Por, sot ka premtuar se do ta rrëzojë këtë ligj.

Pa folur më pas edhe për drejtora e hajdutë të paaftë.

Por, nuk po i hyjmë gjithë listës, për të respektuar një pjesë të vërtetë elitë intelektualësh që ndodheshin në atë sallë.

Por, kur ata i bashkon me të dënuar për mashtrues, dhe sharlatanë që për një copë rrogë kërkojnë të miratojnë ligje shkatërrimtare për vendin, fjala ?elitë? bie poshtë dhe mjeshtri për ta rrëzuar atë, është Lulzim Basha dhe askush tjetër./ CNA.al

Një i dënuar për mashtrim në Kryesinë e PD

Ftesë publike elitës së vendit/ Çfarë propozon Basha

Lajmet e fundit nga