Connect with Us

Haberet e Mitros/ Nuse për mua në diktaturë

Aktualitet

Haberet e Mitros/ Nuse për mua në diktaturë

Publikuar

-

Në vitin 1981 isha ende beqar. Kisha mbushur 33 vjeç dhe isha bërë problem në familje, në punë, në shoqëri. Mamja mi gjente “nuset” me copa letre. Emri. Mbiemri. Puna. Ndonjëherë edhe foto. “Porositë” I merrte në radhën e qumështit. Çdo ditë, në orën 3.30 të mëngjesit, vendosnin në radhë trastat me shishe. Sa të gdhihej, bëheshin grupe-grupe dhe qanin hallet. Futej këtu edhe halli im!

Për hir të vërtetës, shkova në dy adresa, i shoqëruar nga Mehdi Goxhaj, gazetar dhe vartësi im. Por “dele pa qumësht”. Nuk na e mbushnin syrin. Kur isha me shokë, shumica të martuar dhe me fëmijë, më ngacmonin duke më treguar barcaletën e xhuxhit.

Takojë xhuxhi një çupkë. I kërkoi ndihmë xhuxhi, për të bërë çiçin. Kur ja nxori “mikun” nga breçkat, çupka zgurdulloi sytë, sikur t’i kishte dalë qoftëlargu përpara. Normale. As në ëndërr nuk kishte parë “mall të tillë”?! Kur ja preku me dorë “mikun”, I kaluan mornica nëpër trup.

-Xhan i tetës! Sa vjeç je?”

-Tle te tle,- belbëzoi xhuxhi!?

Por më të vështirë e kisha në punë. Një ditë më ftoi për kafe  Fatos Cekodhima. Kishte dy “nishane”: Shef i sektorit ekonomik dhe sekretar i organizatës  bazë të Partisë. Shkuam tek hotel “Arbëria”. ( Sot ministria e Drejtësisë). U ulëm.

Duke pirë çajin, shefi nisi bisedën, ashtu larg e larg:

-Sa pranvera mbushe Mitro xhani?

-Tridhjetë e tre!

-Si historia e xhuxhit! Po pse nuk çiftose, apo të pëlqen të bredhësh lule më lule… Dëgjo një këshillë si mik: ky vit duhet të të gjejë të çiftosur! E kemi diskutuar beqërllëkun tënd të lashtë edhe në parti. Shokët janë të shqetësuar. Bile njeri pyeti:

-I ngre “kandari” Mitros?!

Në orën dy u nisa për në shtëpi. Takova Namik Doklen. Në atë kohë punonte tek gazeta “Puna”. Rrugën e bëmë bashkë. I qava hallin e fejesës dhe bisedën me Fatos Cekodhimën.

-Mos e bëj qejfin qeder! Do e gjejmë një nuse edhe për Mitron! Kam një komshie. Për ta pirë në kupë. Është në Akademinë e Arteve. Për pjano. Kam idenë se gazetarët duhet të kombinojnë me pjanistet. Për të qënë sakllam, një ditë mamaja e çupës i kërkoi gruas sime, që unë të luaja rolin e mblesit. Çupa të ka parë, kur kalon poshtë ballkonit të shtëpisë, dhe ka rënë në sevda me ty. Bile thotë:”O martohem me Mitro Çelën, o rashë e vdiqa?!” Duhet të shpëtojmë një jetë! … Nesër  është e diel. A nuk vjen tek ne për drekë? Qefserja (gruaja) ja thotë për gatim: Do lësh thojtë! Me këtë rast i hedhim një sy edhe çupës!

Mamaja sa nuk “fluturoi” nga gazi për haberin. Bëra edhe një detyrë shtëpije: çova në furrë një tavë me patate dhe pulë hungareze. Ja edhe furra e lagjes. Mbi tavolinë qëndronin 20-30 tava me patate. Të gjitha me pula hungareze. Pulat  lakuriq, përmbys,  me bythë përpjetë, të zhytyra si në krevat me patate,  mu dukën seksi. Nga më erdhi kjo ide eksiq?

Diku, në një buletin te ATSH-së, kisha lexuar një kuriozitet nga Zelanda e Re. Një djalë, bënte seks me pula dhe rosa! Gazetari i ATSH-së e komentonte këtë fakt si  një nga degjenerimet e shoqërisë kapitaliste! Koment bajat, mendova, duke kujtuar një bejte të mamasë: ”Lono Peçi burrë i zoti/ mori gomarë e kulloti/ i dha ujë e ujë  s’piu/ ngriti bishtin dhe ja shtriu…”

Ndërsa në kodin penal të Enverit shkruhet: ”Burrat që bëjnë seks me kafshë, quhen zofillias. Kush kapet në flagrancë, dënohen me 10 vjet burg.”…

Derën ma hapi Namiku. Qefserja po shtronte tavolinën. Pulë me patate.

-Pse qesh,- më tha e zonja e shtëpisë. Nuk të pëlqen tava?

-Jo,- i thashë.-Tavë lash në shtëpi. Tave me patate gjeta edhe këtu. Ka ardhur furnizimi me pula nga Hungaria. Sot Tirana ka një meny?!

– Mitro! Është shaka me zarar kjo puna e pulës. Koço Kosta shkroi një novelë. Mes të tjerave shkroi.  “Një ditë i gjithë  pallatit dhe lagjja mbante ere speca të skuqura. Një ditë tjetër i gjithë pallati kishte  gatuar pulë me patate…Dhe Koçoja ka shkuar për edukim!…”

Po sebepi i drekës? Shkuam për  vizitë çifti Dokle dhe unë. Derën na e hapi kandidatja për vjerrë. Zot o Theo! Një grua e gjatë. Bionde me lesh të verdha natyrale. Ende nuk ishte futur moda e lyerjes së flokëve. Sy bojëqielli.

Më përqafoi. Unë përfitova nga rasti dhe i zgjata  buzët në sinorët e buzëve të biondinës. Ajo më  shtërgoi si dhëndërr. Pa shenjtazi. Mua sikur më zuri tartakuti, kur preka një gjoks të fortë. Natyral. Pa korse. Në atë mot unë i urreja korsetë e çupave: Më dukeshin si burra me maska!

Kur vjerra kandidate po përqafohej me Qefseri, i them Namikut nën zë: ” Po qe e bija si e ëma, po e ndajmë që sot fjalën për fejesë dhe martesë!” Zumë vend rreth reth tavolinës. Hodha sytë në aneks. Një tavë e mbuluar me gazetë: Pulë me patate…Buzëqesha…

Biseda kodra pas bregut. Më në fund në prag të derës, me tabaka në dorë u duk vajza. I dridheshin duart nga emocioni. Mua të parit, më zgjati një kupë me liko qershie.  “I ka bërë vajza,- tha kandidatja për vjerrë.-I ka pasion likotë, sepse edhe ne shoku Mitro, jemi nga Përmeti.” Në fakt likoja “zbukuroi” tavolinën. Kishte ngjyrë ari. Por unë nuk kisha qrdhur për të shijuar likonë. Isha mysafir për të “shijuar” çupën! Ruana Zot! E shkurtër.  Gjoks – drasë…Kur  çupa u largua, problemi ishte si të dilja nga situata, pa prekur sidomos ish kandidaten për vjerrë.

-Si të duket vajza,- pyeti Namiku!

-Vajza nuk ka të sharë. Por unë e kam një problem. Nuk kam pjano në shtëpi?!

-Pjanon vajzës ja kemi taksur në pajë,- foli mamaja e çupës.

– Problemi është se në pallatin ku unë banoj, shkallët janë shumë të ngushta. Nuk kemi nga e futim pjanon!

Ironia ime qëlloi në “shënjë”. Kur po pinim kafenë, nga dhoma u dëgjua një ngashërimë…

Kur po shkruaja këto radhë, përzura kujtimet dhe  vazhdova të flas me vete. Në epokën e tavës me pulë hungareze, ishte e vështirë të gjënje grua.  Demokracia ka rregulla të tjera: Më të bukura, më moderne, më të fisme. Të pëlqen një çupë!… Puthe dhe hidh kupa, siç thoshte Kajami kur jetonte mes të gjallëve… U ngope?.. Ndërro gjëllën: Përmbys kupën dhe zërë të puthësh ndonjë çupë tjetër…Sipas Konfucit: Martesa është vepër. Ndarja kryevepër!

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Makina përplas këmbësoren/ Në gjëndje të rëndë 47-vjeçarja

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë  ka ndodhur ditën e sotme  në “Patos fshat”.

Një mjet tip “Audi” ka përplasur këmbësoren A.M 47-vjeçe.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

Mësohet se A.M ndodhet në gjëndje të rëndë në spital./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Plas në Digitalb, stafi letër aksionarëve: Me detyrim të dalim në rrugë të madhe

Publikuar

-

Nga

Stafi i Digitalb, gati 80 drejtues në vite të kompanisë nëpëmjet një emaili në mbrëmjen e 14 Gushtit, i janë drejtuar aksionarëve të kompanisë, pas largimeve masive të filluara kohët e fundit nga Vjollca Hoxha, cna.al ka siguruar emalin e plotë.

Shumë emra të rëndesishëm, themelues dhe menaxherë të kompanisë po hiqen dhe po hidhen në rrugë me detyrim, shkruhet në emailin që stafi ka shpërndarë pë aksionarë e kompanisë.

Më poshte teksti i plotë dhe nje foto e emailit që qarkullon në Digitalb.

Përshëndetje aksionarë të DigitAlb-it!
Të gjithë ju që ju bashkuat ëndrrës së Tan Hoxhës për të ngritur Platformën që do bënte dhe vazhdonte revolucionin mediatik në Shqipëri e do ishte “URA” lidhëse e gjithë shqiptarëve!
ËNDRRËS që ne, stafi, I BESUAM dhe jetuam duke punuar për 15 VITE…
Po ju shprehim direkt shqetësimin tonë, për çfarë po ndodh në DigitAlb-in ku ne me vite punuam, sakrifikuam po edhe shijuam, se e kishim Familjen tonë!
Siç besojmë jeni në dijeni;
Që me ardhjen e Administratorëve të rinj të gjitha gjërat në DigitAlb nisën dhe vazhdojnë të ndryshojnë për keq në çdo aspekt.
Dhe këtë, s’ka mbetur njeri pa e ndjerë e pa e folur edhe në popull apo thënë ndryshe, klientët…
Plus kësaj, nisi një fushatë spastrimi “etnik” tek punonjësit, pa u bazuar në asnjë kriter profesional. Për më tepër; Heqje masive profesionistësh nga puna, pa mbështetje në asnjë strategji zhvillimi apo financiare, afatmesme apo aftgjatë, siç do duhej të funksiononte vërtet në një kompani e siç ndodh kudo në botë. Por mbi të gjitha e më flagrantja, pa asnjë vendimarrje tuajën si ‘Asamble e Aksionarëve’ të DigitAlb!
Mjafton të përmendim largimin e mbi 90% të Drejtorëve kryesorë të kompanisë, që bashkë edhe me kërkesat ULTIMATIVE për dorëheqje të menjëhershme deri edhe tek stafi ekzekutiv në bazë, arrijnë aktualisht në rreth 80 vetë!
Por ky spastrim po vazhdon dita ditës dhe fryma e pasigurisë që ka asgjësuar atë të familjaritetit që ekzistonte dhe e karakterizonte deri dje DigitAlb, shto këtu dhe uljet e rrogave në nivele ordinere, deri edhe tek shoferët, ka bërë që edhe ata të mbeturit ende momentalisht të jenë me CV në dorë, gati për të ikur sapo t’ju dalë alternativa e parë…
Tani, pavarësisht problematikave tuaja me ish-Administratorin, Albanin që gjithësesi për ne në ato vite ishte një lider; po me ne stafin ç’patët…?!
Tek e fundit të gjithë ne punonjësit e larguar deri më tani, që në fakt U PËRZUMË pa asnjë motiv mospërmbushjeje profesionale në gjithë këto vite pune, sakrifice e jete në DigitAlb, jemi gati 80 FAMILJE me gjithë peshat sociale që rëndojnë në Shqipëri. Si mundet që kështu befas, brenda ditës, të na kërkohet me detyrim të dalim në rrugë të madhe, ndërkohë që jemi familjarë me fëmijë për të rritur e shkolluar dhe kredi për të paguar…?!
Ka mes nesh nga ata që ishin të vetmit të punësuar nga pjesëtarët e familjes. Dhe tani s’janë më!
Me çfarë ta paguaj tani unë çerdhen e fëmijës tim?
Me çfarë ta paguajë ai tjetri qeranë e shtëpisë ku ka futur familjen apo ajo kolegia tjetër kredinë bankare, që tek e fundit i është miratuar me garancinë se punonte në DigitAlb?!
Ç’kusur kanë fëmijët tanë që tani s’mbajmë dot as premtimet që u kemi dhënë, edhe për shkollën e tyre…?!
Ça faji kemi që besuam tek ju?
Deri dje të gjithë ndiheshim krenarë në familjet tona sepse punonim në DigitAlb…
Deri dje në DigitAlb organizonim fushata bamirësie për familjet në nevojë…
Tani vetëm prej tekave të shfrenuara të një zonje, krejt ndryshe nga vizioni i themeluesit, DigitAlb ka arritur ne pikën që po nxjerr me radhë sa e sa familje në mes të rrugës, duke i detyruar të luftojnë deri për bukën e gojës!
Pse tani heshtni të gjithë dhe bëni sikur s’na njihni e as na keni parë kurrë?!
Kemi punuar per ju! Me vite! Me plot përkushtim!
Kishim investuar pasion e besim me punën tonë gjithë këto vite, duke refuzuar jo një herë edhe Oferta joshëse më të larta, pasi BESONIM në ëndrrën që po punonim të ndërtonim, në atë Platformë ku ju të gjithë jeni aksionarë, por jo pa përgjegjësi!
Po tani? Çfarë bëmë ne gabim, që pas gjithë atyre viteve punë, përkushtim e besim, nga ju aksionarë të merrnim këtë “shpërblim”…?!
Stafi i DigitAlb

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

KQZ u “mbyll derën” aleatëve të Bashës/ LSI: Nuk do të ndalemi

Publikuar

-

Nga

Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dështoi pasi anëtarët e KQZ nuk u paraqitën, me përjashtim të kreut të saj, Klement Zguri. Duke qenë se nuk mund të ketë diskutime pasi nuk formohet kuorumi, mbledhja u anulua pa përcaktuar një datë tjetër se kur mund të mblidhet.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka i cili tha se mungesa është e qëllimtë dhe politike.

Caka tha se LSI-ja ditën e hënë do të sjellë kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet lokale të 13 tetorit.

“Në respekt të dekretit të Presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve në 13 Tetor dhe afatit në 2 gusht, LSI, PR dhe PAA paraqitën kërkesën për fillimin e procedurave. 30 qershori u shfuqizua si datë zgjedhjesh nga Presidenti. Vetëm Kushtetuesja mund të shprehet për dekretin e Presidentit. Mungesa e anëtarëve është e qëllimtë, politike.

Dekreti i Presidentit është në fuqi dhe ne do të respektojmë parashikimet. Do të sjellim të hënën kërkesën për regjistrimin në zgjedhje. Kodi parashikon që KQZ-ja ka detyrimin të nisë procedurat dhe së pari duhet të merrte parasysh kërkesën. Në Kolegj? Do të ndjekim të gjitha hapat. Prevalon Kushtetuta mbi lejen e tyre vjetore” tha përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka./CNA.al

LEXO TE PLOTE