LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Skema e fajdeve/ Arrestohet ish-Drejtori i LSI tek Patentat

14 Mars 2019, 17:18, Aktualitet CNA
Foto-Skema e fajdeve/ Arrestohet ish-Drejtori i LSI tek Patentat

Operacioni ?Maranaj? për skemën e fajdeve në qytetin e Shkodrës solli 12 arrestime nga Policia, si dhe shpalljen në kërkim të katër personave.

Mes të arrestuarve kishte avokatë, noterë, si dhe ish drejtori i LSI-së tek patentat, Ilir Sokoli, 38 vjeç, banues në qytetin e Shkodrës.

Sokoli u arrestua pranë doganës së Morinës, teksa kërkonte të kalonte në Kosovë.

Njoftimi i Policisë:

Kapet dhe ndalohet një nga shtetasit e  shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Maranaj”.

Në vijim te operacionit, nga shërbimet e policisë  u kap dhe u ndalua në PKK Qafë Morinë, shtetasi I. S. 38 vjeç, banues në Shkodër, i cili po udhëtonte në drejtim  të Kosovës në tentativë për t?u larguar jashtë vendit.

Operacioni po vijon për kapjen edhe të katër shtetasve të tjerë./CNA.al

Operacioni ?Maranaj?/ Zbardhen emrat e 12 të arrestuarve

Arrestimet për fajde/ Shoqërohet në polici ish-prefekti i Shkodrës

Lajmet e fundit nga