LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dënimi për shpifje ndaj Ballës/ Basha kërkon pafajësinë në Apel

14 Mars 2019, 14:18, Aktualitet CNA
Dënimi për shpifje ndaj Ballës/ Basha kërkon

Pas dënimit me 50 mijë lekë gjobë për shpifje ndaj Taulant Ballës, kreu opozitës Lulzim Basha ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë. Basha i është drejtuar Apelit, duke kërkuar pafajësi.

Mësohet se tashmë është depozituar ankimi në Apel dhe pritet të hidhet shorti, për të caktuar gjyqtarin që do të merret me rastin.

Përplasja Balla-Basha në Gjykatë, ka nisur ps një deklarate të kreut të PD-së në Kuvend, në lidhje me 3.4 milion euro të fshehura në 2 Toyota Yaris.
Basha e akuzoi Ballën se kishte lidhje me këto para, ndërsa kreu i grupit parlamentar socialist e paditi për shpifje.

Kujtojmë se pak ditë pas deklaratës së Bashës, Policia e Shtetit sekuestroi 3.4 milion euro të fshehura në 2 Toyota Yaris./CNA.al

Lajmet e fundit nga