LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bufonët në krye të Bashkisë/ Vasili i “përvishet” Veliajt

14 Mars 2019, 09:42, Aktualitet CNA
Bufonët në krye të Bashkisë/ Vasili i

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas, pas publikimit të indeksit të kompanisë Mercer , e cila e rendit Tiranën ndër vendet me cilësinë më të keqe të jetësës.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se kjo vjen për shkak të ?bufonëve? që e drejtojnë.

?Tirana me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë per shkak te bufonëve, qe e drejtojne.

Mercer ofron renditjen e përvitshme mbarë botërore rreth standardeve të jetesës nga studimet më të fundit të ?Ëorldëide Quality of Living Surveys?.

Indeksi Mercer tregon qarte se Tirana eshte qyteti me cilesine me te keqe te jeteses ne Europe.

Eshte edhe qyteti i fundit ne Rajon me cilesine me te keqe te jetes.?-shkruan Vasili.

Më tej, ish-deputeti i LSI-së shigjeton kryebashkiakun Veliaj, ndërsa thekson se jua kemi thene miëjra here ketyre bufonëve ne Krye te bashkise te Tiranes, qe te punojne dhe te lene shfaqjet mizerabel sepse po rrenojne qytetin.

?E kane kthyer Tiranen nga nje qytet ne nje konvikt gjigand te degraduar.

Urrejtja e tyre per Tiranen eshte shume e madhe ndaj vetem e plaçkisin,e grabisin dhe e zhbëjnë per dite.

Tirana duhet çliruar nga ky pushtim, nga mbreterimi i agjitacionit dhe propagandes dhe nga asgjebërësit ne krye te saj.

Tirana duhet ti kthehet qenies kryeqytet dhe duhet te clirohet perfundimisht nga provincializmi erë myk qe e ka zaptuar dhe po i merr frymen si asnjehere ne historine e saj te gjate?-përfundon Vasili postimin e tij./ CNA.al

Indeksi i Mercer/ Tirana me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë

Lajmet e fundit nga