LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha dhe Rama sot në Elbasan/ Çfarë pritet të ndodhë

14 Mars 2019, 07:40, Aktualitet CNA
Basha dhe Rama sot në Elbasan/ Çfarë pritet të ndodhë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj rreth tre ditë më parë ka njoftuar se festimet e Ditës së Verës nuk do të zhvillohen me 14 mars, por do të shtyhen në 17 Mars, pasi parashikohet mot i ftohtë dhe me shi, i papërshtatshëm për aktivitetet e përgatitura për këtë ditë feste.

Ndërkohë që në Tiranë festimet për Ditën e Verës janë shtyrë për të dielën, kryeministri Rama dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha, janë zhvendosur në Elbasan.

Kreu i qeverisë ka mbërritur në Elbasan një ditë më parë, ku ka mbledhur në një takim ministrat dhe deputetët e Partisë Socialiste.

Por, ndërkohë lëvizje ka edhe në kampin e djathë. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha do të jetë sot në Elbasan, në vijim të turit të tij në rrethe, ku fton qytetarët t?i bashkohen protestës së 16 marsit në Tiranë./CNA.al

Lajmet e fundit nga