LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Alfred Peza zbulon pasuritë e Blendi Fevziut dhe Armand Shkullakut

14 Mars 2019, 20:59, Aktualitet CNA
Alfred Peza zbulon pasuritë e Blendi Fevziut dhe Armand Shkullakut

Gjatë debatit me sekretarin e Përgjithsëm të PD-së, Gazmend Bardhi, gazetari Alfred Peza deklaroi se po merreshin me të, vetëm sepse ishte i përfshirë në politikë.

Më tej Peza përmendi pasurinë e Blendi Fevziut që, sipas tij, është 10 milionë euro dhe me të nuk merret asnjeri.

Gjithashtu Peza në nerva e sipër përmendi edhe vlerën e shtëpisë së Armand Shkullakut,që shkon deri në 1 milionë euro sipas tij.

?Fevziu ka pasuri deri në 10 milionë euro,ma ka thënë vetë edhe s?merret njeri me të. Edhe Shkullaku e ka vilën me vlerë 1 milionë euro në fshatin turistik?,-tha Peza

Fevziu iu përgjigj me fjalën e urtë ?fjala jote në vesh të Perëndisë?, ndërsa Shkullaku ia ktheu: ?E ke gabim, e kam 1 milionë e 200 mijë euro?, duke ironizuar deklaratën e Pezës./CNA.al

Ekskluzive-SKANDALI/Deputeti i Rilindjes dhe ish-gazetari Alfred Peza ble 1.1 miliard lekë, 1% aksione në një bankë private (Dokumentat)

Pasuria e Alfred Pezës/Nga aksionet bankare te kredia në $, hetimi nxjerr zbuluar deputetin

Lajmet e fundit nga