LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zëvëndësoi Flamur Nokën/ Alban Zeneli tregon pse ndryshoi mendje

13 Mars 2019, 13:43, Aktualitet CNA
Zëvëndësoi Flamur Nokën/ Alban Zeneli tregon pse ndryshoi

Në seancën e sotme të Kuvendit të Shqipërisë, një ndër deputetët e rinj që bëri betimin është edhe Alban Zeneli, i cili vjen nga radhët e PD-së, dhe mori sot mandatin e ish-deputetit Flamur Noka.

Alban Zeneli pasi kishte firmosur lënien e mandatit, ndryshoi mendje dhe u paraqit në KQZ, dhe plotësoi formularin e vetdeklarimit, duke kërkuar të futet në parlament.

Ndërkohë, sot në një prononcim për mediat, ka treguar pse  vendosi të ndërrojë mendje.

?Më 5 mars kam thënë që qeveria Rama duhet të ikë një orë e më përpara.

Nuk i heq asnjë presje atij mendimi. Kam thënë që mandati nuk është i imi dhe as i zotit Noka, por i qytetarëve.

Prap nuk kam ndryshuar mendim.

Mandati është i qytetarëve që më kanë votuar edhe mua dhe zotin Noka.

I vetmi ndryshim është se unë mendoj se: Interesat e qytetarëve që na kanë votuar, unë si Alban mund t?i mbroj më mirë brenda Parlamentit shqiptar me statusin e Parlamentit, sesa në rrugë. Jetojmë në një sistem tjetër, ku shqyqyr Zotit duhet të kemi mendim ndryshe. E para ne jemi njerëz, shyqyr që jemi njerëz dhe ndryshojmë.

Jam konsultuar me miqtë e mi dhe votuesit e mi. Gjicin nuk e kam kontaktuar në asnjë rast?, u shpreh ai.

Lajmet e fundit nga