Connect with Us

Rama nuk kursen batutat me Zaev/ Do paguani shpenzimet e drekës

Aktualitet

Rama nuk kursen batutat me Zaev/ Do paguani shpenzimet e drekës

Publikuar

-

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku është pritur në një takim nga homologu i tij Edi Rama.

Ndërkohë, pas takimit Rama dhe Zaev kanë mbajtur një konference të përbashkët për mediat, ku kreu i ekzekutivit shqiptar nuk ka kursyer edhe batutat.

Rama theksoi faktin se, sipas tij ka ardhur koha që të  mblidhen dy qeveritë për herë të dytë, ndërsa nuk kurseu as batutat duke thënë se homologu i tij tani është i detyruar të paguajë shpenzimet e drekës.

LEXO EDHE:  “Teste nuk kemi, gjoba sa të duash”/ Berisha tallet me Ramën

“Me bindjen që të gjithë shokët e BE duhet të hyjnë në këtë proces dhe kufijtë tona duhet të jenë aq fluidë sa ata të BE. Më vjen shumë mirë që do kemi dakordësi për këtë gjë dhe do punojmë së bashku. Ne organizuam përpara 15 mujash mbledhjen e dy qeverive , natyrisht duke pritur ftesën tuaj zyrtare.”, tha ndër të tjera Rama.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pas përplasjeve me Vasilin/ Luan Rama rikthehet në Vlorë: Rezultati nuk na e shpërbleu punën

Publikuar

-

Nga

Pas përplasjeve me Vasilin/ Luan Rama rikthehet në Vlorë: Rezultati nuk na e shpërbleu punën

Nënkryetari i LSI-së dhe drejtuesi politik për këtë parti në qarkun e Vlorës, është rikthyer në qytetin bregdetar pas përplasjeve me Petrit Vasilin dhe injorimit të Monika Kryemadhit.

Pavarësisht se nuk mundi të fitojë mandatin e deputetit, Rama ka falenderuar koordinatorët dhe shtabet elektorale të LSI-së me të cilin punoi gjatë fushatës.

Në një status në rrjetet sociale, ai deklaron se ekipet e LSI-së janë të mbushura me djem dhe vajza të mrekullueshëm.

“Përsëri në Vlorë: Mirënjohje për angazhimin dhe punën me përkushtim. Përsëri në Vlorë, për të falenderuar me gjithë zemër dhe për t’ju shprehur mirënjohjen dhe respektin të gjithë koordinatorëve të LSI-së dhe shtabeve elektorale të saj që punuan me shumë pasion dhe përkushtim.

Pavarësisht rezultatit që nuk shpërbleu punën e bërë përballë makinerisë kriminale të pushtetit, ekipet e LSI-së të mbushura me djem dhe vajza të mrekullueshëm, ia dolën të fitojnë respektin dhe mirënjohjen e qytetarëve, çka është një motiv më shumë për të qenë të bashkuar dhe për t’u bërë zëdhënës dhe mbrojtës të interesit qytetar.

I detyruar përulësisht ndaj të gjithë veprimtarëve të LSI-së dhe qytetarëve të Vlorës, Sarandës, Himarës, Selenicës, Delvinës, Finiqit dhe Ksamilit, unë nuk do të resht së foluri për problemet e tyre, për të përligjur respektin dhe mbështetjen e me zemër që më dhanë”, shkruan Luan Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Integrimi në BE/ Varhelyi: Shqipëria mund të fillojë bisedimet e pranimit pa Maqedoninë e Veriut

Publikuar

-

Nga

Integrimi në BE/ Varhelyi: Shqipëria mund të fillojë bisedimet e pranimit pa Maqedoninë e Veriut

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut deri tani janë trajtuar së bashku në rrugën e intergimit Europian.

Por problemet me të cilat Shkupi është përballur kohët e fundit me Sofjen, për shkak të çështjeve të një konteksti historik, BE mund të detyrohet të mbajë Konferencën e parë Ndërqeveritare vetëm me Shqipërinë, në vend të të dy vendeve.

Në një prononcim për mediat në Bruksel, mundësia që diçka e tillë të ndodhte u la e hapur nga Komisioneri i BE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Vlerësimi ynë është se të dy vendet, si Maqedonia e Veriut ashtu edhe Shqipëria kanë përmbushur të gjitha kushtet për të organizuar Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Shpresoj se do të jemi në gjendje të kemi konferencat e para ndërqeveritare në qershor të këtij viti. Nëse hasim përsëri në vështirësi me Maqedoninë e Veriut që do të thotë se do jemi të pasuksesshëm në bindjen e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për të arritur në një zgjidhje reciprokisht të pranueshme, atëherë do të shfaqet pyetja, nëse mund të shkojmë përpara vetëm me Shqipërinë, dhe ne do të duhet ta marrin në konsideratë këtë. Mund të jetë një opsion”, tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Kandidatët nuk kanë zbritur në terren për të siguruar vota’/ Haxhiu tregon se çfarë e ‘fundosi’ PD

Publikuar

-

Nga

Haxhiu analizon gabimet e PD/ ‘Kandidatët nuk kanë zbritur në terren për të siguruar vota’

Analisti Baton Haxhiu ka komentuar shkaqet që sollën humbjen e PD në zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në “Opinion” ai tha se një pjesë e kandidatëve nuk kanë zbritur në terren për të siguruar vota.

“Unë e kam deklaruar dhe më herët, PD ka bërë fushatë të mirë të liderit, por jo të shtrirjes së deputetëve. 72 deputetë nuk kanë vota dhe janë në parlament dhe 72 deputetë nuk kanë zbrit në secilën shtëpi për të marr vota.

Defektet e PD-së kanë qenë se në disa zona janë dorëzuar herët dhe nuk e dinë se sistemi në qarqe u kishte mundësuar edhe fitoren.

Mos harroni se 5 -6 deputetë janë humb vetëm për 1800 vota. Nëse dikush kish pas përkujdesje aritmetike beteja kishte me qenë më e ashpër.

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i fortë i Ngjelës: Ja tre personat që duan shkatërrimin e Shqipërisë

LEXO EDHE:  Ftesa për dialog/ Reagon ish ministri Ramës

Fushata e koncentruar në një lider, që është menduar se do të forcohet pozita e liderit të PD përkarshi një superlideri të PS. PS ëhstë e koncentuar në betejën publike të liderit.

Nëse strategjia e PD do të ishte lideri + të tjerët dhe lideri + shtrirja në secilën shtëpi për të kërkuar votat…. Shikoni votat e 15 të parëve në listë dhe do të shihni se ku janë defektet”, tha ai./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE