LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paralajmëron deputeti i "listës Basha"/ Do të shtohen radhët e Opozitës së re

13 Mars 2019, 12:28, Aktualitet CNA
Paralajmëron deputeti i "listës Basha"/ Do të shtohen

Opozita e re do të fuqizohet. Kështu ka paralajmëruar, deputeti demokrat Ligoraq Karamaelo, i cili ka zëvëndësuar në Kuvend Klevis Balliun

Para gazetarëve, Karamelo u shpreh se opozita e re po organizohet  për të vepruar si një grup i përbashkët.

Gjithashtu ai ka paralajmëruar se do të shtohen radhët e Opozitës së re me dpeutetë të tjerë.

“Ne hodhëm hapin e parë. Organizim do të thotë se duhet të funksionojmë si një opozitë e përbashkët, e vendosur, që të mbajmë një qëndrim bashkëpunues me maxhorancën por edhe kundërshtues, demaskues ndaj problemeve të korrupsionit dhe mbi të gjitha një opozitë që respekton parimet themelore demokratike, kushtetutën. Do të presim edhe deputetë të tjerë dhe do kemi një opozitë shumë aktive në parlament”, ka thënë Karamelo./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga