LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Padia e Ramës për Berishën/ “Shpërthen” çuni i Fahriut: Qenke më trap nga se mendoja

13 Mars 2019, 15:44, Aktualitet CNA
Padia e Ramës për Berishën/ “Shpërthen”

Ditën e sotme kryenministri Edi Rama ka ngritur 40 padi për shfifje duke nisur me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ky veprim i Ramës siç duket ka acaruar tej mase ish deputetin e listës Basha, Klevis Balliu i cili në një postim në rrjetet sociale ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit.

Balliu e ka quajtur Ramën narkotrafikant të rëndomtë dhe e ka shfrenuar më tej fjalorin duke e cilësuar edhe trap.

Në mbyllje të shkrimit të tij Balliu ka kërcënuar Ramën duke shkruar se ska më fjalë me 16 Mars.

?Koka e kokave sovjetike në Shqipëri, Edvin Droga paska paditur për shpifje ish kryeministrin Sali Berisha për Greqinë.

Shiko këtu ti narkotrafikant i rëndomtë, na thuaj pak kush është shpifje? Fakti që vure një spiun si Artur Spiuni në krye të negociator apo që po i shet Greqisë detin, fakt të cilin e ka pranuar dhe vetë Kotzias.

Por me Gjykatat që ke në dorë, ti mund ti bësh ato padi.

Por ti Edvin qenke edhe më trap se çmendoja.

Nëse mendon që mund të impresionosh Sali Berishën me këto lëvizje, thjesht GABOHESH.

Je një i mjerë dhe i vetmuar.

Me 16 mars shiko e gjej një rrugë për tu arratisur.

Sepse ska më fjalë në datë 16 mars?,-shkruan Balliu./CNA.al

Rama 40 padi për shpifje/ E fillon me Berishën

Lajmet e fundit nga