Connect with Us

Njihuni me të famshmit shqiptarë që mbajtën sekret lajmin se do të bëheshin prind

Kryesore Show Biz

Njihuni me të famshmit shqiptarë që mbajtën sekret lajmin se do të bëheshin prind

Publikuar

-

Shumë personazhe të njohur shqiptarë kanë zgjedhur që ta mbajnë të fshehtë pritjen e ëmbël apo ardhjen e një pjesëtari të ri në familje. Madje aq të fshehtë sa mund të jemi surprizuar të gjithë me lajmin e papritur se dikush është bërë nënë apo baba. Ndërsa Lindita Halimi bëri pikërisht këtë zgjedhje, ajo nuk është e vetmja. Ja disa nga personazhet e njohur që mbajtën sekret lajmin e bukur:

Lindita Halimi

 

Kur mësuam lajmin dje se Lindita Halimi është bërë nënë për herë të parë, me siguri shkuat në profilin e saj në Instagram për t’i gjetur ndonjë provë. Por e keni të kotë! Ishte bashkëshorti i saj, i cili bëri publik lajmin e gëzuar, pasi postoi një foto me vajzën e sapolindur të pagëzuar me emrin Kaimana. Më pas këngëtarja publikoi një foto me vajzën e sapolindur.

Laura Vorpsi

Laura Vorpsi, ish-zëdhënësja e PD-së u bë nënë për herë të dytë më 17 shkurt të këtij viti. Ajo mirëpriti me partnerin e saj biznesmen, Theodhori Cami, një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Ian. Lajmi u zbulua nga mediat përmes një fotoje të këmbës së  të sapolindurit. Laura Vorpsi dhe bashkëshorti i saj janë prindër edhe të një vajze 2 vjeçe, Krisa.

Iva Mera

Ajo i tregoi publikut se priti fëmijën e dytë përmes një fotoje të publikuar në “Facebook”. Iva Mera, vajza e aktorit të njohur Behar Mera, u bë nënë për herë të dytë në tetor të 2018-s, por nuk nxorri asnjë foto nga shtatzënia e saj. Mera u bë nënë e djalit të dytë të pagëzuar me emrin Amar.

Agon Amiga

Reperi u bë baba për herë të parë, në një kohë kur flitej se i kishte krisje në marrëdhënien me të fejuarën Egzona. Agon Amiga mirëpriti fëmijën e tij të parë në korrik të 2018-s dhe lajmi u mësua nga mediat, ndërsa nuk qarkulloi në ansjë moment ndonjë foto e të fejuarës së tij me barkun e rrumbullakosur. Vetëm pak ditë pasi u bë aba ai postoi një foto me djalin e sapolindur të pagëzuar me emrin Noel.

LEXO EDHE:  Victoria Beckham na rrëfeu sekretin e make up-it që duhet ta dijë çdo vajzë!

Lyrical Son

Bashkëshortja e tij arriti që ta mbante shtatzëninë larg vëmendjes së publikut dhe po ashtu ndodhi edhe me lindjen e fëmijës së tyre të dytë. Reperi Festim Arifi, i njohur me emrin e artit si Lyrical Son, u bë baba për herë të dytë më 26 janar dhe lajmi u dha nga burimet e mediave fillimisht, derisa tre ditë më pas ai e pranoi dhe bëri një dedikim të veçantë. Vogëlushja Erika iu shtua familjes Arifi dhe bëri motër për herë të parë vajzën 3-vjeçare të tyre, Evën.

Valbona Selimllari

Në vitet 2012-2013 të gjithë flisnin nëpër zë se ish-miss Shqipëria, Valbona Selimllari ishte bërë nënë, por ajo zgjodhi ta mbante private këtë gjë deri në vitin 2014. Deri në këtë vit, jo vetëm që nuk pamë asnjë foto shtatzënë të Valbonës, por dhe lajmi për shtatzëninë dhe lindjen e tre fëmijëve, u fsheh me shumë kujdes nga ajo. Kulmi arriti kur revista “Story” publikoi në 2013-n lajmin që Valbona Selimllari ishte në pritje të fëmijës së saj të tretë dhe kishte shkuar në Çeki, aty ku banon e motra, për ta lindur atë. Mediat shkruanin se të nesërmen e hedhjes në treg të revistës, Valbona mblodhi të gjitha revistat nga pikat e shitjes, që lajmi të mos shkonte te lexuesi.Burimi:gazeta express

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore Show Biz

“Do të braktisë koncertet”/ Çfarë po ndodh me Elvana Gjatën?

Publikuar

-

Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata, është vajza më e komentuar e showbizzit si për jetën e saj intime por edhe për atë profesionale.

Pas një heshtjeje tepër të gjatë në skenën shqiptare për shkak të një skandali të ndodhur në zonen e ish bllokut, ku u përfshi edhe ish i fejuari i saj Ervin Mata , Elvana u rikthye si aktore kryesore në një film të Ermal Mamaqit i quajtur “Dy gisht mjaltë”, i cili pati një sukses shumë të madh në Shqipëri dhe jo vetëm.

Më pas Elvana Gjata nuk u ndal me këngët e saj të cilat u bënë hite por edhe koncerteve ku më i fundit ishte ai i organizuar në sheshin “Skenderbej” ku ajo u rikthye në mes të publikut me këngët e saj të vjetra por edhe ato më të reja.

LEXO EDHE:  Sekreti për një shtëpi gjithmonë të freskët

LEXO EDHE:  Shkencëtarët gjejnë “sekretin”e jetëgjatësisë, zbulohet mënyra që do t’i bëjë njerëzit të jetojnë me gjatë

Por burime të sigurta për CNA.al, thonë se këngëtarja do të braktisë koncertet dhe ky do të jetë viti i fundit që ajo i organizon ato dhe do t’i rikthehet recitaleve.

Nuk dihet arsyeja pse Elvana ka marrë këtë vendim por pritet të shohim se çfarë do të ndodhë me jetën profesionale të saj.

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

Tjetër divorc VIP/ Vajza e show-t kapet me ish-deputetin

Publikuar

-

Nga

Një tjetër divorc VIP, që vjen nga lidhja e vajzave të show-t këtë herë me një politikan.

Pas divorcit me të fundit të Grida Dumës nga bashkëshorti dhe Ervin Salianjit me të fejuarën e tij, pasi u kap në mesazhe me G.D, një tjetër ish-deputet është bërë shkak për divorc në famije.

Mediat raportojnë se ish-aktorja e Protokallisë dhe AL Pazar, së fundi moderatore e emisionit Mos i Fol Shoferit, Rudina Dembacaj, është divorcuar. Shkak i divorcit të saj është berë lidhja me një ish-deputet.

Faxweb raporton se aktorja e humorit prej disa muajsh tashmë është ndarë nga bashkëshorti i saj, dhe shkak për këtë është bërë një histori e re dashurie në jetën e saj. Dembacaj është parë shpesh në shoqërinë e një ish-deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, romanca me të cilin duket se është shkaku kryesor i ndërprerjes së marrëdhënies me Aleksin, me të cilin ka sjellë në jetë dhe vajzën Viktoria.

LEXO EDHE:  Studimi: Ky është sekreti i një jete të gjatë dhe të lumtur

LEXO EDHE:  Buqetë urimesh! Të famshmit shqiptarë hapin dyert e shtëpisë dhe urojnë festat e fundvitit

Që marrëdhënia mes tyre ka kohë që është ftohur kjo vihet re dhe në postimet e aktores në rrjetet sociale, ku prej më shumë se një viti nuk ka asnjë foto me bashkëshortin e saj, dhe dedikimet e vetme janë për të bijën. Po ashtu të gjitha pushimet e verës Rudina i kaloi bnë shoqërinë e miqve apo familjarëve të saj, ndërsa Aleks nuk u duk gjëkundi, ashtu si dhe nuk përmendet në asnjë prej intervistave që ajo ka dhënë për media të ndryshme. Ata u martuan së bashku në verën e vitit 2016, por pavarësisht dashurisë për ‘’qerosin’’ e saj, aktorja duket se i është dorëzuar një romance të re. Siç shihet dhe në fotot e mëposhtme aktorja nuk mban më as unazën në gishtin e martesës, në ndryshim nga më parë.

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

Momenti më i sikletshëm në Hollywood/ Kjo foto e Brad Pitt dhe aktores së njohur po bën xhiron e rrjetit

Publikuar

-

Premiera e filmit më të ri të Tarantinos, “Once upon a time in Hollywood” ka pasur një moment tepër të sikletshëm mes aktorëve të njohur.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është momenti i sikletshëm i takimit të Brad Pitt me Lena Dunham-in.

Fotografëve nuk u ka shpëtuar momenti kur Lena i është afruar për t’i dhënë Brad-it një puthje mes faqes dhe buzëve, e cila me siguri ka qenë një keqkuptim.

LEXO EDHE:  Pas lajmit të mbidozës së drogës, babai i Baby G ka dy fjalë: “Në djall”

LEXO EDHE:  Pas lajmit të mbidozës së drogës, babai i Baby G ka dy fjalë: “Në djall”

Kaq ka mjaftuar që fotoja e tyre të bëjë xhiron e rrjetit dhe të gjithë po diskutojnë momentin e sikletshëm mes aktorëve, të cilët më pas janë ndarë duke u sjellë sikur asgjë e tillë s’kishte ndodhur mes tyre.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: