LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Më refuzuan vizën!” Nik Xhelilaj rrëfen çfarë bëri regjisori për ta bërë pjesë të serialit turk

13 Mars 2019, 10:40, Lifestyle CNA
“Më refuzuan vizën!” Nik Xhelilaj rrëfen

Emri i aktorit të talentuar shqiptar, Nik Xhelilaj prej kohësh tashmë është bërë pjesë e kinematografisë turke.

Aktualisht ai po zhvillon xhirimet për një serial turk, ku do të luajë rolin e një personazhi shqiptar me origjinë nga Prizreni.

Rreth një vit më parë ai ka rrëfyer për ?RTV 21? se tematika e filmit ka të bëjë me Sirinë: ?Do e nis me rolin e terroristit, por në serialet turke nuk dihet se si përfundon.?

Mirëpo, teksa ka kaluar një kohë e gjatë pa dëgjuar rreth jetës private të tij, së fundmi ai ka zhvilluar një intervistë me moderatoren e njohur Orinda Huta.

Kjo e fundit ka publikuar promon e puntatës së radhës të emisionit ?Jo vetëm modë?, duke bërë kështu publike disa sekuenca të shkëputura nga intervista e realizuar, që pritet të transmetohet këtë të shtunë.

Aktori ndër të tjera dëgjohet të shprehet kështu: ?Shansi im që në Shqipëri në ato vite pati një erë të mirë në qendrën e kinematografisë shqiptare. Pas katër vitesh për të marrë përgjigjen, refuzim vize!?

Mirëpo sipas tij, regjisori (turk) e kishte ndarë mendjen dhe i ka zhvilluar audicionet në Tiranë.

Po ashtu ai pohoi se personazhi i tij në film ka të bëjë me vrasje dhe eliminime personash të ndryshëm.

I pyetur për raportet e tij me femrat, Niku është shprehur duke qeshur se i ka të mira: ?Në raportet e mia private me femrat i mirë jam. Veten për të mirë e di.?

Lajmet e fundit nga