LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Jam shumë sëmurë, nuk eci dot”/Aktorja e njohur shqiptare në gjëndje të rëndë shëndetësore

13 Mars 2019, 10:04, Aktualitet CNA
"Jam shumë sëmurë, nuk eci dot”/Aktorja e njohur

Aktorja e njohur e skenës shqiptare, Margarita Xhepa është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kësisoj do t?i nënshtrohet ditën e premte një operacioni të vështirë në këmbë.

Në një bisedë telefonike për ?Shqiptarja.com?, Xhepa është shprehur: ?Sot mora analizat e gjakut, sepse jam në pritje të operacionit. Jam shumë sëmurë, nuk eci dot?. E njohur për natyrën e saj optimiste, aktorja tha më tej: ?Të premten do të hyj në operacion dhe do Zoti e kaloj me sukses?.

Aktorja 87-vjeçare ka punuar vetëm gjashtë muaj më parë për xhirimet e filmit artistik me metrazh të gjatë ?Bolero në vilën e pleqve?, bazuar në romanin e shkrimtarit të njohur Fatos Kongoli. Si protagoniste në të, Margarita Xhepa denoncon vrazhdësinë dhe diskriminimin ndaj gruas. Ky film, i cili është me skenar të Linda Fejzaj dhe regji të Spartak Pecanit, i ka mbyllur xhirimet në muajin shtator dhe tanimë është në pritje të premierës.

Lajmet e fundit nga