I pushuan nga puna ose ikën me sherr, 10 largimet e bujshme nga televizionet shqiptare – CNA
Connect with us

Kryesore Show Biz

I pushuan nga puna ose ikën me sherr, 10 largimet e bujshme nga televizionet shqiptare

Publikuar

-

1.Largimi i Alesia Bamit nga Stop – Velina e Stop u largua papritur nga emisioni në janar të këtij viti. Alesia tregoi se e hoqën nga puna për shkak të një interviste që dha në Top Channel. Ajo deklaroi se në Stop punonte pa kontratë dhe nuk ishte në dijeni të kushteve të punës. “Më larguan nga puna në mënyrë flagrante me një sms. Kjo tregon nivelin e atyre që janë punëdhënësit tonë dhe sa të mbrojtur nga ligji janë punënjësit e mediave, ku nuk respektohet asnjë lloj kontrate pune, aq më pak Kodi i Punës”, shkruante Alesia. Pas deklaratave të njëpasnjëshme të Alesias, burime nga TV Klan u shprehën se velina e kishte mbushur kupën me sjelljen e saj.

 

“Marrëdhënia ka nisur të kriset dhe acarohet kohë më parë. Ajo e kishte mbushur kupën me sjelljen e saj aspak profesionale. Alesia nuk ishte korrekte me oraret dhe ka treguar mungesë respekti ndaj stafit të emisionit. Përveç kësaj të dyja velinat duhej që për çdo dalje televizive të merrnin më përpara leje tek dy drejtuesit e emisionit Saimir Kodra dhe Gentjan Zenelaj”, tregoi burimi.

Ndërsa drejtuesi i emisionit, Saimir Kodra reagoi gjatë një puntate duke u shprehur se balerinat punojnë me kontratë e siguracione të paguara.

 

2.Largimi i Rudina Dembacajt nga Al Pazar – Rudina Dembacaj ka qenë një aktoret më të dashura të Al Pazar por dy vite më parë puna e saj në këtë emision përfundoi me sherr.

Rudina dhe drejtuesi i emisionit Agron Llakaj sot e kësaj dite nuk flasin me njëri-tjetrin për shkak të këtij sherri që ende nuk dihet nga e ka pasur zanafillën. Dyshja shpeshherë të ftuar në emisione kanë lënë të kuptohen se marrëdhëniet e tyre nuk janë rregulluar aspak.

3.Largimi i Jonida Shehut nga Pasditja – Një nga largimet më të bujshme ka qenë edhe ai i moderatores Jonida Shehu nga emisioni “Takimi i pasdites”, bën të ditur Xing.al. Mediat zbuluan se Jonida e kishte braktisur emisionin dhe u aludua se pas këtij vendimi qëndronte një konflikt i mundshëm.

Pasi Jonida braktisi emisionin, Top Channel njoftoi se ndaj moderatores do të merren masa ligjore. Pak muaj më vonë Jonida u rikthye në ekran dhe gjatë një interviste hodhi poshtë deklaratën e Top Channel duke deklaruar se nuk është në gjyq me televizionin.

4.Largimi i Erion Isait nga Portokallia – Një tjetër largim që aludohet se ka ndodhur për shkak të një konflikti ka qenë edhe ai i Erion Isait nga Portokallia. Shkak për këto thashetheme është bërë një deklaratë e aktorit i cili u shpreh se është mirënjohës ndaj regjisorit të “Portokallisë”, Altin Basha edhe pse ai nuk e përshëndet në rrugë.

“Top Channel ka qenë arsyeja që lashë qytetin tim për të jetuar në Tiranë. Kamë mirënjohje të madhe për atë televizion, Portokallinë dhe Altin Bashën. Shihemi në rrugë dhe nuk përshëndetemi. Megjithatë kjo nuk ndryshon mirënjohjen time për të”, është shprehur Erioni.

5.Largimi i spikeres së “Zjarr tv” – Greta Hoxha u bë një nga prezantueset më të komentuara për shkak të veshjes së saj teksa transmetonte lajmet në “Zjarr tv”. Mirëpo vitin e kaluar Greta u pushua nga puna. Ishte drejtori i televizionit “zjarr tv”, Ismet Drishti i cili e ka shkarkuar Gretën pas disa mosmarrëveshjeve që kishin.

LEXO EDHE:  Sherr mes të ftuarve/ Deputeti socialist sulmon kreun e çamëve

6.Largimet e aktorëve nga Portokallia, Julian Deda akuzon regjisorin – Pas një lajmi ku thuhej se dy prej aktorëve më të njohur të Portokallisë do largoheshin nga spektakli, Julian Deda shpërtheu me një status në Facebook ku bënte shkaktar të largimeve të njëpasnjëshme të aktorëve, Altin Bashën.

“Gjithmonë ka patur një tendencë nga ana e regjisorit aktual dhe njerëzve rreth tij, për të bërë me faj aktorët e larguar duke i quajtur mosmirënjohës, të paaftë, të dështuar apo me lloj lloj epitetesh. Por pyetja që shtroj unë sot është: të gjithë ne që ikëm paskemi faj dhe ky zotëria qënka i kulluar? Ne ishim të paaftët apo ky ishte i paaftë ta mbante trupën të bashkuar?”, shkruante Juli për regjisorin Altin Basha. Ndërsa ky i fundit reagoi duke thënë se nuk merret me “individë që lehin rrugëve”.

7.Largimi i Graciano Taganit nga trupa e baletit të Albi Nakos- Ishte vetë Graciano ai që deklaroi vitin e kaluar se nuk ishte më pjesë e trupës së baletit të Albi Nakos pasi koreografi e kishte pushuar nga puna me një mesazh.

“Unë Albin nuk e kam pasur vetëm koreograf, e kam pasur mik dhe minimalisht nga një mik pret që të të japë një sqarim të paktën”, u shpreh Graciano. Vetëm pak muaj më vonë balerini në një emision tregoi se është takuar me Albin dhe ka folur me të pasi gjithçka kishte qenë një keqkuptim.

8.Largimi i Kostandin Grillos – Grillo bëri bujë me deklaratën e tij si tifoz i Serbisë në Kampionatin Botëror. Ai u shkarkua nga puna në RTSH vitin e kaluar dhe pas këtij vendimi, Grillo sulmoi kreredaktorin duke u shprehur se vendin e tij nuk e zëvendëson dot askush.

9.Largimi i Adi Krastës – Ka qenë një nga largimet më të përfolura edhe ai i moderatorit Adi Krasta nga Top Channel. Pas largimit nga ky televizion, Krasta u shpreh se aty nuk ndihej i lirë dhe se kishte qenë televizioni që ja kishte kërkuar largimin, bën të ditur Xing.al.

“Aty bëra një program për kastën e mesme. Unë ika nga TCH se ma kërkuan që të mbyllej më herët kontrata. Nuk e kam shumë të qartë arsyen. Nuk është shkruar në asnjë nga dokumentet. Ishte një ndarje xhentëllmenësh. Aty nuk pata liri. Edhe një monolog i imi është hequr nga youtube. Edhe disa të ftuar krijuan një lloj tensioni. Kjo ishte atmosfera aty. Besoj se Tani i Topit nuk e krijoi atë ekran për të mbështetur bizneset e tjera, por që të jepte një ekran për fjalën”, është shprehur Krasta.

10. Largimi i Bledi Strakoshës nga Agon Channel – Një bisedë Facebooku i kushtoi largimin nga puna prezantuesit të njohur Bledi Strakosha në kohën kur ai punonte në Agon Channel. Bledi shkruante se veshjet e tij në Agon Channel përdoreshin jo vetëm për dalje në ekran, por edhe për ceremoni private. Drejtuesit e Agonit nuk e toleruan këtë koment dhe vendosën të ndërprenin marrëdhënien e punës me Bledin./Burimi:Xing.al

Aktualitet

Me makijazh dhe si një balerinë profesioniste, North West është një Kim Kardashian e vogël

Publikuar

-

Kanye West tashmë e ka kthyer në traditë mbajtjen e meshave në formën e koncerteve çdo të diel.

Por në meshën e fundit vëmendjen e mori vajza e tij 5-vjeçare North West, e cila ishte veshur e gjitha me të zeza.

North kërcente vazhdimisht nën ritmet e gjalla të muzikës së West, në një seri videosh të publikuara nga nëna e saj Kim, e cila me siguri po mburrej për talentin e vajzës.

5-vjeçarja ishte veshur me një stil punk, një fustan të zi me pupla pa mëngë dhe flokët e kapur bisht, ndërsa nuk mungonte buzëkuqi i zi dhe një palë syze dielli.

LEXO EDHE:  Sherr mes të ftuarve/ Deputeti socialist sulmon kreun e çamëve

Në një moment, performancës së North i bashkohet babi Kanye i cili nis të këndojë me vajzën.

North më pas dhuron shfaqje me një shoqen e saj dhe bën lëvizje si një balerinë profesioniste ndërkohë që mbahet te “partnerja” e saj.

Meshat e së dielës janë kthyer në një traditë javore për familjen Kardashian-West këtë vit, me seancat e para që filluan të dielën e parë të vitit 2019, 6 janar.

Artistë të tjerë si Kid Cudi, Charlie Wilson dhe Francism The Lights, ishin gjithashtu të pranishëm dhe performuan.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Brenda eventit të të famshmëve/Xhesika Berberi pozon krah modeleve të “Victoria’s Secret”

Publikuar

-

Xhesika Berberi ishte dje pjesë e evenit “Daily Front Row Awards” në Los Angeles, ku ishin të ftuara disa nga emrat më të njohur të botës së modës dhe jo vetëm.

Modelja e njohur shqiptare ndau me ndjekësit e Instagram-it disa momente, ku tregoi sesa pranë ndodhej me Lady Gaga-n, Adriana Lima-n apo Candice Swanepoel-n.

Xhesika u shfaq me një fustan me printe leopardi, ndërsa bëri një mbishkrim në videot e postuara për personazhet e saj të preferuar.

LEXO EDHE:  Sherr mes të ftuarve/ Deputeti socialist sulmon kreun e çamëve

Për Candice ajo shkroi se është e fiksuar me të, ndërsa për Lady Gaga-n shkroi se është frymëzim.

Më vonë ajo pozoi me dy nga modelet e “Victoria’s Secret”, Candice Swanepoel, dhe Stella Maxwell.

“Profili im nuk është dukur kurrë kaq bombë”, shkroi Xhesika në mbishkrimin e fotos, ndërsa komenti i parë vjen nga Adrola: “Ylli në mes”.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Çfarë? Kim Kardashian publikon videon me këngën e reperit shqiptar në sfond

Publikuar

-

Kim Kardashian është padiskutim një nga femrat më të komentuara në gjithë botën për look-un e saj, por jo vetëm.

Ajo gjatë gjithë kohës publikon foto dhe video të ndryshme ku në të shumtën e rasteve shfaqet me motrat e saj.

Së fundmi bukuroshja ka publikuar një video, teksa ndodhet në makinë me të motrën  Kourtney Kardashian dhe në sfond dëgjohet kënga “My Year” e reperit të famshëm shqiptar Gashi, i cili jeton në Amerikë.

Këngëtari ka reaguar përmes një postimi në Twitter ku shkruan: “Kim Kardashian që postoi këngën time më bëri mua shumë të lumtur!”

LEXO EDHE:  Sherr mes të ftuarve/ Deputeti socialist sulmon kreun e çamëve

Në të tilla raste fjalët janë të tepërta, pasi suksesi i reperit të njohur flet vetë!

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet19:30 - 18 Mars, 2019

Franca shpall ndalimin e protestave, pas trazirave

Kryeministri i Francës shpalli të hënën ndalimin e protestave të jelekëve të verdhë në bulevardin Champs-Elysees të Parisit dhe në...

Aktualitet19:12 - 18 Mars, 2019

Holandë/ Arrestohet i dyshuari për sulmin në tramvaj

Policia holandeze arrestoi një person me origjinë turke, i dyshuar për përfshirje në incidentin me armë në një tramvaj të...

Aktualitet18:23 - 18 Mars, 2019

Për të apasionuarit e teatrit/ Korçarët sjellin “Kopracin” në Tiranë

Komedia “Kopraci” e Molierit, një nga kryeveprat botërore ka mbërritur në Tiranë. Të gjithë të apasionuarit e teatrit do të...

Aktualitet21:12 - 17 Mars, 2019

Macron dënoi “apokalipsin“ e Parisit

Protestat e “jelekëve të verdhë“ u kthyen në trazira të shtunën dhe në përleshje nëpër rrugët e kryeqytetit francez. Presidenti...

Aktualitet19:13 - 17 Mars, 2019

Fillon kthimi i trupave të viktimave në Zelandën e Re

Policia tha se numri i të vdekurve në vrasjet masive në dy xhami të qytetit Christchurch, në Zelandën e Re...

Aktualitet19:07 - 17 Mars, 2019

Terroristi neozelandes njohës i mirë i Ballkanit

Brenton Harrison Tarrant, 28-vjeçari i akuzuar për vrasjen e 49 vetëve dhe plagosjen e shumë të tjerëve në dy xhami...

protesta ne serbi protesta ne serbi
Aktualitet11:01 - 17 Mars, 2019

Grusht shteti në Serbi/ Opozita merr mediat shtetërore

President i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pritet që të flasin për serbët, një ditë pasi protestuesit u futën në ambjentet e...

Aktualitet09:01 - 16 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re ka një hero/ Kush është i riu që u përball me autorin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Zelandën e Re, ku pas një sulmi me armë...

Aktualitet19:30 - 15 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re/ Merkel: Racizmi mori jetën e njerëzve që faleshin paqësisht në xhami

Ngjarja e masakrës në Zelandën e Re, ku rreth 49 vetë u qëlluan për vdekje nga një person gjatë kohës...

Aktualitet16:56 - 15 Mars, 2019

Maqedoni/ Dënohen të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme në Parlament

Në Shkup, 16 nga 17 të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit 2017 në Parlamentin e Maqedonisë së...

Aktualitet15:39 - 15 Mars, 2019

Tragjedia në Zelandën e Re/ Rritet bilanci i viktimave

Ka shkuar në 49 numri i perosnave që kanë humbur jetën pas sulmit me armë zjarri në dy xhami në...

Aktualitet08:44 - 14 Mars, 2019

Marrëveshja e Ohrit përçan partinë shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Shpërbërja e Sekretariatit për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, përçan partinë shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoni. Përmes një...

Bota19:07 - 13 Mars, 2019

Një tjetër dënim me burg për menaxherin e fushatës Trump

Një gjykatë federale në Uashington dha të mërkurën një tjetër masë dënimi për ish-menaxherin e fushatës së presidentit Donald Trump,...

presidenti serb aleksander vucic presidenti serb aleksander vucic
Aktualitet15:55 - 13 Mars, 2019

Miratimi i platformës/ Vuçiç: Dialogu mbaroi

Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë , ka deklaruar  ditën e sotme se  Prishtina zyrtare me miratimine e  platformës për dialogun...

Ministrja e Shendetesise, Manastirliu gjate nje deklarate per mediat Ministrja e Shendetesise, Manastirliu gjate nje deklarate per mediat
Aktualitet12:10 - 13 Mars, 2019

Manastirliu në OKB/ Zgjerojmë financimin e programeve të mbrojtjes sociale

 “Qeveria shqiptare po zgjeron financimin publik për programet e mbrojtes sociale, për herë të parë në 15% të shpenzimeve publike,...

Aktualitet11:04 - 13 Mars, 2019

“Jam shumë sëmurë, nuk eci dot”/Aktorja e njohur shqiptare në gjëndje të rëndë shëndetësore

Aktorja e njohur e skenës shqiptare, Margarita Xhepa është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kësisoj do t’i nënshtrohet ditën...

Aktualitet09:16 - 12 Mars, 2019

Ivanov refuzon ligjet me emrin Maqedonia e Veriut

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov, refuzoi të dekretojë 11 ligje që janë miratuar me emrin Republika e Maqedonisë...

haradinaj kushte serbise haradinaj kushte serbise
Aktualitet17:06 - 11 Mars, 2019

Haradinaj takim me dy këshilltarët e Merkel

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj zhvilloi një takim ditën e sotme me dy këshilltarët e kancelares gjermane Angela Merkel, Jan...

Aktualitet09:53 - 10 Mars, 2019

Pacolli thirrje Vuçiç për tu kthyer në tavolinën e dialogut

Behxhet Pacolli, zv-kryeministri i Kosovës ka ftuar presidentitne Serbisë, që të mos luaj lojra, por të ktheht na tavolinën e...

Aktualitet23:46 - 9 Mars, 2019

“A të ka ngacmuar ndonjë deputet? Ja përgjigja e papritur e Grida Dumës

Grida Duma iu përgjigj shumë pyetjeve nga Ermali sot në emisionin Xing me Ermalin. Cili deputet të ka gjuajtur më...

Aktualitet23:30 - 9 Mars, 2019

“A do zhvisheshe për një spot? “/Grida Duma jep përgjigjen befasuese

Gjatë një interviste me titull “Grida kryeministre”, Ermali e pyeti ish deputeten nëse do ishte kryeministre a do e bënte...

Aktualitet23:20 - 9 Mars, 2019

“Është sakrificë”/Grida Duma tregon çfarë ndodhi kur la mandatin

Në muajin shkurt deputetët e opozitës firmosën deklaratat për lënien e mandatit si ligjvënës të parlamentit. Të parët që firmosën...

Aktualitet22:44 - 9 Mars, 2019

Aeroplani përfshihet nga flakët në Kolumbi/ Humbin jetën 12 pasagjerët

Ditën e sotme në Kolumbi është rrëzuar një aeroplan me 12 pasagjerë. Fatkeqësisht asnjë nga personat në bord nuk ka...

Aktualitet21:59 - 9 Mars, 2019

Vulin qetëson serbët/ Ushtria është gati

President i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka qenë kundër miratimit të Platformës për Dialog me Kuvendin e Kosovës. Sipas tij, platforma...

presidenti serb aleksander vucic presidenti serb aleksander vucic
Aktualitet20:50 - 9 Mars, 2019

Paralajmëron Vuçiç/ Mos bëni filma me Serbinë, është shumë më e fuqishme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se Serbia është e gatshme t’i bëjë ballë çdo sfide. Sipas Vuçiç, Serbia...

Aktualitet19:18 - 9 Mars, 2019

Hand: Një marrëveshje e nxituar mes Kosovës dhe Serbisë, do të kishte pasoja

Robert Hand, këshilltar politik i Komisionit të Helsinkit thotë se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të ngusin Kosovën dhe Serbinë...

Aktualitet14:22 - 9 Mars, 2019

Gara në Tiranë/ Një grua fituese e Konkursit Ndërkombëtar të Dirigjentëve

Deliana Lazarova dirigjentja fituese e NRTA Conducting Competition. Pas drejtimit të tre konkurrentëve  juria e përbërë nga personalitete ndërkombëtare të...

Aktualitet14:00 - 9 Mars, 2019

Tarifat dhe bisedimet me Serbinë/ Zyrtari i lartë amerikan në Prishtinë

Zëvendës sekretari amerikan i shtetit, David Hale, po qëndron të shtunën në Prishtinë “për të nënvizuar mundësinë historike për të...

Trending

Read previous post:
Ministrja e Shendetesise, Manastirliu gjate nje deklarate per mediat
Manastirliu në OKB/ Zgjerojmë financimin e programeve të mbrojtjes sociale

 “Qeveria shqiptare po zgjeron financimin publik për programet e mbrojtes sociale, për herë të parë në 15% të shpenzimeve publike,...

Close