LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"I dashuri më do siç jam"/Modelja me vetullat e bashkuara habit me deklaratën

13 Mars 2019, 13:53, Lifestyle CNA
"I dashuri më do siç jam"/Modelja me vetullat e bashkuara

“Marr shumë komente negative online, por edhe kur më shohin live njerëzit nuk dinë si të reagojnë sepse është pak e çuditshme të shohësh dikë si unë në rrugë. Preferoj t’i mbaj vetullat e bashkuara sepse kështu më pëlqen. Që në fëmijërinë time kam mësuar të jem e veçantë”, është shprehur Sophia.

Modelja Sophia Hadjipanteli është bërë shumë e famshme për shkak të pamjes së saj të veçantë me vetullat e bashkuara. 22-vjeçarja nga Qipro jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ushtron profesionin si modele.

Në një intervistë së fundmi Sophia ka treguar se merr shumë komente negative dhe ofendime në rrjete sociale për shkak të vetullave.

 

 

Modelja është në një lidhje me një fotograf për të cilin ajo thotë se e pëlqen ashtu siç është.

“I dashuri më thotë se dukem e mrekullueshme dhe nuk e kupton pse njerëzit më ofendojnë. Ai i pëlqen shumë vetullat e mia”, ka thënë Sophia.

Lajmet e fundit nga