LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Humbi krahun në shpërthimin e Gërdecit/ Regina rrëfen si e përjetoi ngjarjen

13 Mars 2019, 21:47, Aktualitet CNA
Humbi krahun në shpërthimin e Gërdecit/ Regina rrëfen si e

Një fshat i rindërtuar me vila të larta dhe kujtimi i një tragjedie që ndihet në çdo rrugicë dhe godinë. Fëmijë që iu këput jeta në moshën më të bukur, dhe të tjerë që nuk njohën dot as nënën e tyre.

Jetë të shkatërruara dhe familje që ende jetojnë dramën e shpërthimit, që mori 26 jetë të pafajshme njerëzish dhe plagosi mbi 300 të tjerë. Shkaktarët e tragjedisë iu gëzohen miliardave dhe posteve, familjet jetojnë me dhimbjen e tragjedisë dhe mungesën e drejtësisë.

?Top Story? udhëtoi për në Gërdec, për të sjellë edhe njëherë në vëmendje ngjarjen që ndodhi aty dhe pasojat që kjo ngjarje la mbrapa.

Përmes personazheve dhe intervistave ekskluzive, ?Top Story? tregon tmerrin e përjetuar nga vetë banorët gjatë shpërthimit të armëve në Gërdec dhe vazhdimësia e jetesës së tyre pas kësaj ngjarjeje.

Regina, 17 vjeç, është një nga personazhet që ?Top Story? intervistoi. Ajo kujton dhe rrëfen për ?Top Story? të gjithë shpërthimin që ndodhi në Gërdec dhe sesi një predhë e goditi dhe e la pa ndjenja, moment ky që i ndryshoi të gjithë jetën. Ishte vetëm 6 vjeç në atë kohë.

Pas këtij momenti, Reginës i ka ecur jeta vetëm me gjilpëra në spital dhe me shpresën e rikuperimit për t?iu kthyer jetës normale, dhe pse mes kësaj lufte humbi njërin krah.

?Në fakt aty mu duket vetja shumë mirë, nuk e dija atë që kishte ndodhur, edhe ilaçet qetësuesit bënë punën e vetë. Por e kam kuptuar pak më vonë kur babi më tha mos u kthe nga ana tjetër se vritesh, dhe kur, më shtyu kureshtja e fëmijës pse të mos kthehem, dhe pastaj kur preka pjesën e krahut se kisha? Se unë nuk e shihja veten, as në pasqyrë as në ndonjë vend tjetër, isha me fasho, më dukej normale deri kur kuptova që se kisha?, rrëfen për Top Story Regina Murati, ish-banore e Gërdecit.

?Unë e pyeta për gjithë fëmijët e motrës, gjithë familjen me emra, ajo ishte shumë e saktë. E pyeta për çunin e xhajes, ngaqë ai ishte içik esmer, fëmijët i thonin Pëllumb i zi, Pëllumb e ka emrin ai, edhe i tha, ky është Pëllumbi i zi?, rrëfen Kujtim Murati, ish banor i Gërdecit, babai i Reginës./tch

 

 

Lajmet e fundit nga