LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deklarata e fortë e Karamelos/ “Na kërcënuan për të hequr dorë nga mandati”

13 Mars 2019, 15:12, Aktualitet CNA
Deklarata e fortë e Karamelos/ “Na kërcënuan për

Ligoraq Karamelo është një prej deputetëve të cilët dolën kundër vendimit të opozitës për djegien e mandateve. Ai nuk pranoi të firmosë dorëheqjen e tij duke marrë kështu mandatin e deputetit.

Karamelo zbuloi se e kanë imponuar të nënshkruajë dorëheqjen nga mandati.

Sipas Karamelos, vendimin për të pranuar mandatin e ka marrë për të qenë krah interesave të Shqipërisë perëndimore.

?Në fakt na kanë imponuar të nënshkruajmë deklaratën për dorëheqjen nga mandati, ka qenë një tendencë mjaft e rrezikshme për të mos përfaqësuar komunitetin tim në Korçë dhe të gjithë ata që na kanë votuar, por unë i kam qëndruar mendimit tim për të shkuar krah interesave të Shqipërisë perëndimore dhe në një linjë që kërkojnë edhe SHBA?,-tha Karamelo.

Më tej për raportin e tij me kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule, Karamelo u shpreh se nëse Dule do të gjendej në pozicionin e tij do bënte të njëjtën gjë.

?Unë e kuptoj pozicionin e kryetarit Dule dhe duke qenë deputet nga lista e PD-së praktikisht ka qenë më i përfshirë, jam i sigurt që zoti Dule në pozicionin tim do të bënte po të njëjtën gjë?,-deklaroi Karamelo në studion e ?Top Talk?./CNA.al

Lajmet e fundit nga