Connect with Us

Videoklipi plagjiaturë/Shqipëria rrezikon përjashtimin nga Eurosong

Aktualitet

Videoklipi plagjiaturë/Shqipëria rrezikon përjashtimin nga Eurosong

Publikuar

-

videoklipi plagjiature

Jonida Maliqi ditët e fundit publikoi edhe videoklipin e këngës “Ktheju tokës, me të cilën do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision. Gjithsesi nuk ka zgjatur shumë dhe ka filluar polemika.

Materiali video i publikuar ka shumë ngjashmëri me videoklipin e “Children of the Wild”, të Steve Angelo.
Me sa duket klipi i realizuar katër vite më parë, që në vitin 2015 e ka kaluar pak masën e të qenurit muzë për krijimin e videoklipit të këngës që do të na pëfaqësojë në Eurosong dhe është shndrruar në burim kopje, ose plagjiature.

LEXO EDHE:  Dëshmia e rrallë e përkthyesit/ Si e shoqërova për 12 vite kryekomunistin e Polonisë, që rrinte ilegalisht në vila sekrete, ku vinin Enveri, Ramizi dhe…

Nëse sipas ekspertëve rezulton që video është e kopjuar, vendi ynë do të rrezikojë përjashtimin nga kompeticioni i rëndësishëm. Kjo nga ana tjetër, do të zhvlerësonte edhe performancat dinjitoze të artistëve shqiptarë që janë ngjitur më herët në skenën e Euro-festivalit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Dy palë servilash bëhen pushta për pushtet”/ Ibsen Elezi ‘shpërthen’ keq ndaj Bashës

Publikuar

-

Nga

“Dy palë servilash bëhen pushta për pushtet”/ Ibsen Elezi ‘shpërthen’ keq ndaj Bashës, pak para zgjedhjeve

Ibsen Elezi, kandidati që u përjashtua nga gara për kryetar të PD-së, ka dalë  me një reagim në rrjetet sociale, pak orë para gjedhjeve brenda partisë.

Me tone ironike, Elezi ka publikuar bisedën me një anëtarë të PD, ndërsa shkruan se PD është më shumë se dy palë servilash që bëhen pushta për pushtet.

“Neser voto si mendon dhe jo si te thone !

– Me pyet ne Kukes nje anetar i PD: ” si e mendon per neser” ?

– I them: ” une jam i deklaruar”.

–  Me tha :”kam ndryshu mendje do votoj per Lulin”

– I them : ” po pse ” ? 🤣

– Me tha: “eshte i vetmi qe e bashkon PD te ne,

dy palet qe ishin ne  lufte per 4 vjet, e s’paten lene gje pa thene per nj-tj, me kane kap per Lulin”.

– I thash: ” e kuptova por PD eshte me shume se dy pale servilash qe behen pushta per pushtet”.

Gjeja me e keqe e servilit eshte se nuk mjaftohohet me veten, por do te bej shume si veten.“/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tërheqja nga politika/ Braçe- Ruçit: PS nuk do të jetë kurrë njësoj pa ty!

Publikuar

-

Nga

Tërheqja nga politika/ Braçe- Ruçit: PS nuk do të jetë kurrë njësoj pa ty!

Pas tërheqjes nga politika të Gramoz Ruçit, ka reaguar dhe zëvëndëskryeministri Erion Braçe.

Braçe shkruan se PS-ja nuk do te jetë njësoj pa Ruçin as në paqe e betejë.

Braçe shprehu mirënjohjen për Ruçin e gjithçka që ka dhënë në këto vite për partinë.

“Të jam mirënjohës Gramoz Ruçi! Për gjithçka në këto 30 vite. Për gjithçka në 28 vitet e mia brenda tyre. Për derën e hapur që 20 vjeç, kujdesin, këshillën, nxitjen, komunikimin, kurajon e injektuar, nderin e dinjitetin e mësuar. Mbështetjen veçanërisht në ditët e errëta e të vështira te 1996, 1997 e me tej, për t’u rritur e bërë njeri mbi të gjitha, socialist e fitues! Nuk do të jetë kurrë njësoj pa ty në paqe e betejë”, shkruan Braçe./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

22 vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë

Publikuar

-

Nga

Kosova shënon sot 12 qershorin që njihet si dita e çlirimit. Në këtë ditë, 22 vjet më parë trupat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja, hynë në Kosovë ndersa trupat serbe po largoheshin, duke i dhënë fund luftës gati dy vjeçare që u mori jetën mijëra njerëzve.

Më 12 qershor të vitit 1999, NATO-ja filloi operacionin e vendosjes së mbi 50 mijë trupave paqerujatëse në Kosovë, pas një fushate 78 ditëshe të bombardimeve ndaj forcave serbe, që po atë ditë filluan largimin nga Kosova.

“Erdhi koha e çlirimit kur hyri KFOR-i dhe ne shikonim nga ballkonet se si tërhiqeshin, gëzim i madh – forcat serbe po tërhiqeshin”, thotë një qytetare.

“Ishte një ndjenjë që me të vërtetë nuk e di as si të shprehem, sepse ishte një tmerr i hatashëm për më shumë se 90 ditë që ne ishim të okupuar dhe çdo moment prisnim situata të paimagjinueshme. Kështu që ajo ditë kur erdhi dita e çlirimit ishte një ditë me plot emocione, gëzim, ishte e jashtëzakonshme, ishte sikur të rilindnim për së dyti”, thotë një qytetar.

“Festa më e madhe në jetë – dita e çlirimit. Kemi qenë shumë të okupuar nga okupatori serb, tash ditën e çlirimit e festojmë çdo vit”, thotë një tjetër.

Udhëhqesit politik të Kosovës e vlerësuan si ditë historike 12 qeërshorin ndërsa vunë kurora lulesh në pllakën përkujtimore kushtuar pjesëtarëve të KFOR-it që humbën jetën gjatë shërbimit të tyre në Kosovë.

“Jemi po ashtu këtu për të nderuar vazhdimin e këtij kontributi i cili nuk është ndalur në vitin 1999, atëherë kur forcat e NATO-s hynë në Kosovë duke u shndërruar kështu në shpëtimtarët e popullit të Kosovës, por kontribut i cili ka vazhduar edhe më tej e vazhdon edhe sot për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe në gjithë rajonin tonë”, tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Të gjithë ato gra e burra të cilët u sakrifikuan e dhanë jetën, ndodhen në themelet e institucioneve tona, të shtetit tonë, të pavarësisë sonë të cilën duhet ta shpiejmë më tej me zhvillim, drejtësi dhe demokraci”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

LEXO EDHE:  72-vjetorit i Çlirimit të Shqipërisë/ Meta: Ky nëntor e gjen vendin më pranë Bashkimit Evropian

LEXO EDHE:  Video emocionuese/ Fëmijët këndojnë himnin e heronjve të luftës kundër Covid-19

“Liria jonë ka ardhur si kontribut i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorëve tanë të cilët e dhanë jetën për liri, i rreth 14 martirëve të cilët e dhanë jetën që ne të jemi të lirë e ta gëzojmë shtetin e pavarësinë tonë por po ashtu edhe i bashkimit të kontributit të përpjekjes tonë çlirimtare me faktorët ndërkombëtarë të cilët e ndihmuan luftën tonë”, tha kryetari i parlamentit, Glauk Konjufca.

Aktualisht rreth 3 mijë e 600 trupa shërbejnë në kuadër të misionit të drejtuar nga NATO-ja, roli i së cilës në Kosovë vlerësohet si i jashtëzakonshëm jo vetëm për çlirimin e krijimin e një mjedisi të sigurt, por edhe rindërtimin e vendit që doli nga lufta me mbi dhjetë mijë të vrarë e rreth pesë mijë të zhdukur.

Organizatat humanitare tërheqin vërejtjen se edhe më tej ka pak perosna të dnëuar për mizoritë e frocave serbe në Kosovë, ndërsa Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirmitare të Kosovës, u hodh të shtunën në një protestë për të shprehur pakënaqësinë me siç thanë, ‘njollosjen e luftës çlirimtare”.

“UNMIK-u kishte mandat që të gjykonte krimet e kryera në Kosovë, por akuzoi e gjykoi vetëm shqiptarët. EULEX-i kishte mandat gjykimin e krimeve të kryera në Kosovë, por akuzoi e gjykoi vetëm shqiptarët. Gjykata Speciale gjykon vetëm shqiptarët, por jo krimet e kryera në Kosovë, jo krimet e masakrat që i ka shkaktuar pushtuesi serb ndaj civilëve, por do të gjykojë luftën tonë çlirimtare. Në këtë përvjetor të ditës së çlirimit, themeluesit e udhëheqësit e UÇK-së gjenden prapa grilave në Hagë”, ushtruesi i detyrës së Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Faton Klinaku.

Nëntë vjet pas hyrjes së trupave të NATO-s, Kosova shpalli pavarësinë e saj më 17 shkurt të vitit 2008 që njihet nga mbi 100 vende të botës por vazhdon të kundërshtohet nga Serbia.

Të dyja vendet pritet që javën e ardhshme të rifillojnë bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve që është kusht për integrimet evropiane. VOA

LEXO TE PLOTE