LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tjetër goditje kundër trafikut të drogës/ Arrestohen babë e bir

12 Mars 2019, 09:36, Aktualitet CNA
Tjetër goditje kundër trafikut të drogës/ Arrestohen

Policia në Fier ka realizuar një tjetër goditje në fushën e narkotikëve falë besimit dhe bashkëpunimit  me qytetarët.

Mësohet se në kuadër të operacionit antidrogë,  i koduar “Lënginas”, janë sekuestruar 31 kg lëndë narkotike kanabis, ndërsa janë vënë në pranga babë e bir.

?Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier,  falë bashkëpunimit me qytetarët  si  dhe punës së mirëorganizuar, u finalizua me sukses operacioni antidrogë i koduar “Lënginas”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:  B.G, 51 vjeç dhe A.G, 27 vjeç, banues në Patos ( babë e bir)

Në banesën e tyre u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 31 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në servisin e kasetofonave në pronësi të tyre, u gjetën disa doza me lëndë narkotike kanabis.?-thuhet në njoftimin e policisë.

Lajmet e fundit nga