LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shtohet lista e “tradhtarëve”/ Kandidati i LSI-së kërkon mandatin 

12 Mars 2019, 14:25, Aktualitet CNA
Shtohet lista e “tradhtarëve”/ Kandidati i LSI-së

Pas vendimit të opozitës për të djegur mandatet, një tjetër kandidat nga radhët e LSI-së, ka dorëzuar sot pranë KQZ-jë formularin e dekriminalizimit, duke kërkuar kështu të marrë mandatin e deputetit.

Bëhet fjalë për Ralf Gjonin, kandidati i LSI-së në Tiranë, i cili bëhet kështu ?tradhtari? i radhës që preferon të shkojë në parlament.

Kujtojmë këtu se i kontaktuar nga CNA.al pak kohë më parë, Gjoni deklaroi se do të merrte vendimin pas konsultimesh dhe në kohën e duhur.

?Gjithçka që ka qarkulluar është thashethem, Unë me thashetheme nuk jam marrë ndonjëherë. Mua nuk më ka ardhur thirrja nga KQZ-ja. As nuk kam refuzuar as nuk kam pranuar, edhe nëse do të vendos do të jetë një vendim pas konsultimesh në kohën e duhur?,-u shpreh Gjoni për CNA.al.

Ekskluzive/ Ralf Gjoni flet për ?pranimin? e mandatit të deputetit

Lajmet e fundit nga