LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përplasja te “Petro Nini”/ Bushati: Dhuna e vetmja armë për të gjetur të drejtën

12 Mars 2019, 17:14, Aktualitet CNA
Përplasja te “Petro Nini”/ Bushati: Dhuna e vetmja armë

Analisti Andi Bushati, ka komentuar aktualitetin, duke iu referuar  përplasjes, që ndodhi dje në zonën e ?Petro Ninit?, mes banorëve dhe policisë.

Sipas Bushatit, e vetmja mënyrë që shqiptarët të fitojnë të drejtën e tyre u ka mbetur dhuna, kundrejt pushtetit dhe parasë.

I ftuar në rubrikën ?Opinion?, në ?Newes 24?, Bushati ndër të tjera ka shtuar se vendimi për të shkarkuar drejtorin e policisë së Tiranës duhet të përshëndetet.

?Më vjen keq që e vetmja armë për të gjetur të drejtën ka mbetur dhuna. Imagjinoni sikur ata familjarë të kishin qëndruar të heshtur dhe të kishin ulur kokën. Nëse ata do thoshin s?kemi cbëjme, shtëpia e tyre sot do ishte prishur.

Problemi është se pse duhet që në këtë vend, edhe gjykatat edhe polica , të gjitha institucione janë vënë në shërbim të të fortëve.

Është një masë që duhet përshëndetur shkarkimi i drejtorit të Policisë së Tiranë, pasi kur një institucion reagon është pozitive.

Përtej reagimit pas faktit duhet parë edhe analiza që shkon më thellë. Pse policia u vu me aq dhunë në shërbim të nxjerrjes jashtë të disa familjeve. Nëse këtu nuk përdor mjete ekstra ligjore ti mbetesh një njeri i shtypur.

Ata në Kukës iu ul taksa në Rrugën e Kombit se i vunë flakën kabinave atje. Ata do paguanin 5 euro nëse nuk do kishin reaguar. Pse jetojmë në një shtet që ti duhet të bëhesh i dhunshëm që të fitosh të drejtën tënde. Mos vallë kjo është mënyra e vetme që i ka mbetur shqiptarëve përballë pushtetit të parasë??- tha Bushati./CNA.al

Lajmet e fundit nga