LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndikimi rus/ Ish-Ministri i Ramës zbulon pikat e dobëta

12 Mars 2019, 12:49, Aktualitet CNA
Ndikimi rus/ Ish-Ministri i Ramës zbulon pikat e dobëta

Ish-Ministri i Drejtësisë në Qeverinë “Rama 1” Ylli Manjani është përfshirë në debatin më të fundit, me temë ndikimin rus.

“Ky muhabeti i ?ndikimit rus? që qenka rritur, më ngjan me veprën e Enverit: Rreziku Anglo-Amerikan për Shqipërinê.

Kur Enveri shkroi këtë libër, baballarët e shumë prej këtyre që qeverisin sot ishin me Rusinë…

Por një gjë e kanë mësuar këta të sotmit: duhet domosdoshmërisht një armik i jashtëm. Sapo ky armik të gjendet, i bien popullit të vet si n?top t?karadakut!

Zoti mos e dhëntë, por mekanizmi që po përdoret është njësoj…!”, ka shkruar Manjani në rrjete sociale.

Sipas tij  në jetën reale, asnjeri e rruan e as e qeth për ndikimin rus, pasi shumica jetojnë me plaçka të paketuara për në Europë ose presin green card për në amerikë.

“Të tjerët që jetojnë këtu presin të kapin ndonjë punë nga shteti ose ndonjë privat që ia mbetur. Shesin fara, qofte e perime për të mbijetuar, megjithë taksat tepër të larta.

Askujt nuk i bie mendja për Rusinë! As për medemek ndikimin e saj.

Nga ana tjetër ata që marrin vendime, të cilët mund ta hanë ?ndikimin rus?, bëjnë të gjithë si Amerikanë! Amerikanizmi është deri në nivele qesharake në këtë vend. Shihini edhe deputetët zëvendësues…

Veç në i paçin thënë në vesh amerikanët që të bëhen me rusët”, ka shkruar më tej Manjani.

Sipas të njëjtit, të vetmet pika të dobëta, që mund të bëjnë disi të besueshme ndikimin rus janë : miqësia me Serbët dhe prezenca e kompanive off-shore në tregun tonë.

“Për këto të fundit mban përgjegjësi eksluzive Ai, që ka kohë që kërcënon perëndimin me skenarë ndikimi Rus”, ka përfunduar reagimin, Manjani./CNA.al

Lajmet e fundit nga