LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Luks të shfrenuar dhe të pajustifikuar/ Supermeni i Gjykatës së Lartë drejt shkarkimit?

12 Mars 2019, 10:45, Aktualitet CNA
Luks të shfrenuar dhe të pajustifikuar/ Supermeni i Gjykatës

Me 24 Korrik 2018, trupa e KPK-së, e përbërë nga Olsi Komiçi, Pamela Qirko dhe Roland Ilia, konfirmuan në detyrë  kreu e Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjorin.

Pas zbardhjes së vendimit ngë KPK, reagoi Komisioneri Publik.

Florjan Ballhysa ankimoi në Kolegjin e Posaçëm të Apelit, vemdimin e KPK-së.

Sipas Ballhysës, Zaganjori ka bërë deklarata të pasakta pasurie ndër vite dhe  është shmangur me vetëdije taksave dhe detyrimeve ligjore. Gjithashtu Ballhysa në vendimin e tij thotë se Zaganjori nuk e justifikon me burime të ligjshme pasurinë e tij dhe familjarëve të tij.

Tashmë Zaganjori është në dorë të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, por për seancën ende nuk është vendosur.

Kujtojmë se edhe Bashkim Dedja që drejtonte Gjykatën Kushtetuese është shkarkuar nga KPA, pas ankesës së Komisionerit Publik.

Nëse KPA do të marrë seriozisht konstatimet e Ballhysës i bie që edhe Zaganjori të ketë fatin e Dedjas.

Xhezair Zaganjori, nga Janari i vitit 2003-prill 2013, ka ushtruar detyrën e gjyqtarit pranë Gjykatës Kushtetuese dhe prej prillit 2013 e aktualisht ushtron detyrën e Kryetarit të Gjykatës së Lartë.

Konstatimet e Komisionerit Publik

“Vlerësojmë se subjekti i rivlerësimit nuk ka arritur të argumentojë dhe provojë bindshëm burimin e ligjshëm të pasurive të tij, edhe pas kalimit të barrës së provës, duke mos plotësuar kështu, kërkesat e nenit D të aneksit të Kushtetutës”, thuhet në ankesën e Florjan Ballhyës.

Në deklaratën e Vettingut deklarohet: Apartament banimi me sipërfaqe 293 m2 , me vleftë 5,800,000 lekë, ndërtuar në vitin 1997. Pjesët takuese 50 % me 50 % me bashkëshorten.

Si burim i krijimit të pasurisë është deklaruar: të ardhura nga shitja e apartamentit, të ardhura personale dhe qira. \

Në DV-2003 deklarohet: Apartament banimi me sipërfaqe 200 m2 +87 m2 ballkon, me vleftë 7.400.000 lekë, ndërtuar në gusht 1997. Pjesët takuese 50 % me 50 % me bashkëshorten. Si burim i krijimit të pasurisë është deklaruar: shitja e apartamentit në vlerën 4,000,000 lekë, të ardhura personale 3,400,000 lekë.

Në fashikull të Komisionit është administruar: Kontrata e shitjes së pasurisë së paluajtshme. Objekti i kontratës është apartament me sipërfaqe 293 m2. Çmimi i caktuar në kontratë është 500 000 le

Pasuria nr. 4 në D-Vett. deklarohet: Zyrë me sipërfaqe 15 m2 në të njëjtin pallat me banimin, me vlerë 400,000 lekë. Pjesët takuese 50 % me 50% me bashkëshorten. Si burim krijimi të pasurisë është deklaruar: të ardhura personale dhe qira.

Në DV-2003 deklarohet: Zyrë me sipërfaqe 20 m2 në të njëjtin pallat me apartamentin, me vleftë 1,500,000 lekë (ku përfshihet edhe bodrumi). Pjesët takuese 50% me 50% me bashkëshorten. Si burim krijimi të pasurisë është deklaruar: të ardhura personale dhe qira.

Komisioneri Publik konstaton se Komisioni në kontradiktë me provat ligjore të administruara në fashikull ka dalë në konkluzion të gabuar lidhur me momentin (kohën) e fitimit të pronësisë së këtij apartamenti dhe mënyrën e fitimit të tij.

Komisioni konkludon se ?…momenti i fitimit të pronësisë nuk është viti 2001, kur janë hartuar kontratat e shitjes formalisht, por viti 1997, kur sendi i ri i zhvilluar urbanisht është përfunduar dhe krijuar. 1

Nga aktet në fashikullin e Komisionit rezulton se deklarimi i këtyre pasurive nga ana e subjektit të rivlerësimit, për sa i përket vlerës së tyre, është i ndryshëm midis DV – 2003, D – Vett. dhe kontratave të shit-blerjes, sikurse pasqyrohet në tabelën  e mëposhtme.

“Konstatojmë se subjekti i rivlerësimit nuk ka deklaruar saktësisht vlerën e pasurisë. Sipas kontratave të shit-blerjes, çmimi i blerjes i secilës prej këtyre pasurive është 500.000 lekë, dhe nuk pasqyron vlerën reale të tyre apo atë të deklaruar në masë të ndryshme përgjatë viteve, nga subjekti i rivlerësimit.

Nga aktet e administruara në fashikullin e Komisionit rezulton po ashtu se deklarimi i burimit të krijimit të ardhurave, që kanë shërbyer për krijimin e pasurive nr.1-4, është i ndryshëm”, thuhet në ankesën e Komisionerit Publik.

Për pasurinë nr.1 në DV-2003, si burim krijimi, deklarohen të ardhurat nga shitja e apartamentit dhe të ardhurat personale, ndërkohë në D-Vett., përveç tyre, deklarohen edhe të ardhurat nga qiraja.

Për pasurinë nr. 2 ?Biblioteka?, në DV-2003, si burim krijimi, deklarohen të ardhurat personale, ndërkohë në D-Vett. deklarohen të ardhura personale dhe qira.

Për pasurinë nr. 3 ?Bodrumi? në DV-2003, si burim krijimi, deklarohen të ardhurat nga qiraja e bibliotekës, ndërkohë në D-Vett. deklarohen të ardhura personale dhe qira.

Për pasurinë nr. 4 ?Zyrë? në DV-2003, si burim krijimi, deklarohen të ardhurat nga qiraja e bibliotekës, ndërkohë në D-Vett. deklarohen të ardhura personale dhe qira. Për sa më sipër konstatojmë se subjekti i rivlerësimit nuk ka deklaruar saktësisht burimin e krijimit të pasurisë.

Për të ardhurat nga qiraja të përfituara deri në vitin 1999, të cilat subjekti i ka deklaruar si burim krijimi për pasuritë e sipërpërmendura në D-Vett., vlerësojmë se për arsyet e parashtruara më lart në këtë vendim, subjekti i rivlerësimit nuk asnjë titull pronësie/posedimi të pasurisë së paluajtshme (bibliotekë) rrjedhimisht të ardhurat nga qiraja para kësaj date nuk justifikohen ligjërisht.

Pasuria nr. 5, në D-Vett., subjekti deklaron apartament me sip. 81 m2 , në bashkëpronësi të subjektit të rivlerësimit me bashkëshorten e tij në raportin 50/50, blerë me anë të kontratës së shitblerjes për çmimin 32.000 USD.

Burimi i krijimit i deklaruar, nga të ardhurat personale dhe të ardhurat e qirasë.

Në DV-2006, subjekti i rivlerësimin deklaron blerjen e pasurisë apartament në vlerën 32.000 USD, si dhe deklaron si burim të ardhurash të ligjshme tërheqjen dhe mbylljen e llogarisë bankare në shumën 1.25 milionë lekë.

Gjatë procesit të rivlerësimit, në pyetësorët e administruar nga Komisioni, Zaganjori deklaron se për blerjen e këtij apartamenti është përdorur shuma e tërhequr nga Banka  si dhe diferenca është plotësuar me tërheqjen e shumës rreth 16.000 USD nga llogaria e përbashkët me bashkëshorten.

Sipas deklarimeve të subjektit të rivlerësimit, burimi i krijimit të kësaj pasurie (depozita e përdorur) ka qenë qiraja mujore e përfituar nga kursimet kryesisht nga kjo e ardhur ndër muaj, konfirmon tërheqjen nga subjekti të shumës 1.2 mln lekë nga llogaria personale, por nuk konfirmon deklarimin e subjektit mbi transaksionet në llogarinë e përbashkët me bashkëshorten, si dhe tërheqjen nga llogaria të shumës 16.000 USD, në vitin 2006.

Kjo llogari e përbashkët rezulton e mbyllur për të gjithë shumën e akumuluar vetëm 2 vite më pas, në dhjetor 2008, dhe është përdorur për kryerjen e një transaksioni tjetër nga ana e subjektit të rivlerësimit.

Komisioneri Publik çmon se Zaganjori për këtë pasuri nuk ka paraqitur asnjë provë për të provuar tërheqjen e 16.000 USD, deklaruar rishtazi si burim krijimi i pasurisë, në përgjigjet ndaj pyetësorit të Komisionit të datës 1 mars 2018.

Si rrjedhim, diferenca prej rreth 1.760.000 lekë13, rezulton e pambuluar me të ardhura të ligjshme, në kuptim kjo të nenit D, pika 3 e aneksit të Kushtetutës.

Burimi nga të ardhurat nga qiraja pas vitit 2001

Në lidhje me ligjshmërinë e të ardhurave nga qiraja, analiza financiare e parashtruar nga Komisioneri Publik shtrihet edhe për periudhën mbas vitit 2001, për të vërtetuar pagimin e detyrimeve tatimore për këto të ardhura, të cilat janë deklaruar si burim krijimi pasurie dhe mbulimin e shpenzimeve për vitet në vijim. Kështu, nga provat e administruara rezulton se:

Për qiratë e deklaruara për periudhën 2001 – 2003, subjekti ka paraqitur dokumentacion për të provuar pagesën e tatimit mbi të ardhurat e përfituara vetëm për vitin 2002, ndërkohë nuk rezulton të jetë provuar me dokumentacion provues pagesa e detyrimeve tatimore për të ardhurat e realizuara në vitet 2001 dhe 2003, me qëllim konsiderimin e këtyre të ardhurave si të ardhura të ligjshme, në kuptim të nenit D, pika 3 e aneksit të Kushtetutës.

Shpenzimet për shkollimin e fëmijëve

Nga verifikimi i deklaratave vjetore të interesave privatë të subjektit, transaksioneve bankare nga llogaria e tij dhe deklarimeve të tij gjatë procesit të rivlerësimit, konstatohen mospërputhje midis shpenzimeve të deklaruara mbi shkollimin e fëmijëve për vitet 2010 – 2019, përkatësisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe RFGj. 23.1.1 Mbi shkollimin e të birit,në Angli.

Nga analiza financiare e të ardhurave dhe shpenzimeve të subjektit të rivlerësimit, referuar kjo edhe në pikën 2.14 të rekomandimit të ONM-së, duke marrë në përllogaritje të ardhurat e ligjshme në kuptim të nenit D, pika 3 e aneksit të Kushtetutës, rezulton se subjekti nuk mbulon me të ardhura të ligjshme shpenzimet dhe kursimet vjetore për vitet 2011, 2012 dhe 2014, konkretisht paraqitur në formë tabelare si vijon:

Kështu rezulton se për vitet 2011, 2012 dhe 2014, subjekti nuk justifikon dhe mbulon shpenzimet dhe kursimet me të ardhura të ligjshme, fakt për të cilin nuk ka paraqitur dokumentacion për të provuar të kundërtën./CNA.al

?Supermeni? i Gjykatës së Lartë në luks/ Zbardhen milionat e Xhezair Zaganjorit

?Supermeni? i Gjykatës së Lartë/ Xhezair Zaganjorit i rrezikohen milionat dhe luksi?

Kush e shpëtoi Xhezair Zaganjorin?!/ Nga Vilma Nushi tek Edi Rama

I shpëtoi Vettingut/ Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e Xhezair Zaganjori

Ankim-kundër-vendimit-nr.-46-datë-24.7.2018-të-KPK-së-për-subjektin-e-rivlerësimit-z.-Xhezair-Zaganjori

Lajmet e fundit nga