LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-deputeti “kaubojs” nis fushatën/ Akuza të rënda ndaj rivalit socialist

12 Mars 2019, 21:47, Aktualitet CNA
Ish-deputeti “kaubojs” nis fushatën/ Akuza të rënda

Ish-deputeti Eduart Ndocaj në një postim në rrjetet sociale shkruan se kandidati për kryebashkiak në Lezhë, Pjerin Ndreu është mashtrues si kryeministri Rama, i cili investimet e projekteve i mban veç në 3D.

Sipas Ndocaj, pas 6 viteve si deputet në Lezhë, Ndreu nuk ka bërë asgjë për qytetarët.

Ish- deputeti Ndocaj bën thirrje që  ta votojnë për zgjedhjet lokale, pasi ai ka një program konkret për të ardhmen dhe zhvillimin ekonomik të qytetit të Lezhës.

?Deputeti qesharak gjysëm bandit e gjysëm polic fillon me investimet 3D si shefi i tij, mashtruesi ordiner Edi Drama, investimet e të cilit në 6 vite kanë qenë veç në 3D. Premtoi punësim e futi në burg atë që ndërtonte banjonet e tij, premtoi shëndetësi falas po shqiptarët veç vdekjen kanë falas. Premtoi drejtësi po ajo s’ekziston për qytetarët pa e blerë atë. Premton strehim për të pastrehët po tani nxjerr jashtë shtëpisë 500 familje të Astirit dhe pleq gra e femijë i dhunon në mes të ditës në shtëpitë e tyre. Pra ky deputeti i hashashit në Lezhë vjen me një mashtrim të rradhës mbas 6 viteve si deputet i saj.

Me 30 qeshor ta largojmë nga Lezha këtë hajdut ordiner, këtë mashtrues të pashpirt. Të largojmë Pjerinin bashkë me rilindasit. Votoni Eduart Ndocajn! Ai ka një program konkret për të ardhmen e qytetit të Lezhës, për varfërinë, për rininë, për pensionistët, për çiftet e reja, për papunësinë, etj?,-shkruan Ndocaj. /CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga