LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Genc Ruli: Momenti më i vështirë në debatet televizive

12 Mars 2019, 22:58, Aktualitet CNA
Genc Ruli: Momenti më i vështirë në debatet televizive

Ish-deputeti dhe ministri i qeverisë së drejtuar nga Berisha, Genc Ruli ka treguar në studion e emisionit ?Opinion? momentet më të vështira në debatet televizive.

Sipas tij, në debatet e ditëve të sotme, shumë personazhe të lënë përshtypjen që kanë nevojë për kurim psikik.

?Nuk zihem në debate. Ne shqiptarët ngatërrojmë logjikën me fjalën e rëndë. Me kohën ka ndryshuar dhe stili televiziv. Përemri ?ju? është harruar, rënia në banalitet. Mungojnë argumentet. Sot nuk zgjedh dot me kë je, mbyll televizorin me inat e thua: mos pafsha më debate të tilla. Ka disa personazhe të ekranit sot që unë mendoja se këta kanë nevojë të kurohen psiqikisht. Momenti më i vështirë është kur pala tjetër të provokon dhe të bën të futesh në sherr, ose kur nuk je i vërtetë. Sidomos për statistika që ti vetë nuk i beson, por që ti ka dhënë qeveria?./ Opinion

Lajmet e fundit nga