Fiks Fare denoncon skandalin/ Kompani “fantazmë” dhe të pakontrolluara nga shteti masin audiencën e TV-ve që xhirojnë miliona euro – CNA
Connect with us

Aktualitet

Fiks Fare denoncon skandalin/ Kompani “fantazmë” dhe të pakontrolluara nga shteti masin audiencën e TV-ve që xhirojnë miliona euro

Publikuar

-

Fiks Fare denoncoi disa kompani të pakontrolluara nga shteti, pa të ardhura dhe pa punonjës, të cilat kontrollojnë audiencën e televizioneve që kanë qindra punonjës dhe xhirojnë dhjetëra miliona euro në vit.

Të ardhurat e vetme për televizionet janë reklamat, por disa kompani dezinformojnë tregun duke bërë matje audience me aparatura që nuk i kontrollon dhe nuk i ccertifikon askush.

Fiks Fare ka bërë një vëzhgim për dy kompanitë “Abacus” dhe “Telemetrix”, të cilat masin audiencën e televizioneve në Shqipëri.

Kompania ABACUS është themeluar në vitin 2011, ndërsa në vitet 2012 deri në 2014, ka qenë e pezulluar. Nga viti 2015, deri në vitin 2018, ka bërë matje audience. Por, në qendrën Kombëtare të Biznesit, kjo kompani nuk figuron të ketë bërë asnjë investim në teknologji. Emisioni Fiks fare siguroi disa dokumente nga QKB-ja, ku rezulton se ABACUS deklaron të ardhura minimale në bilancet vjetore. Rezulton se ka vetëm një të punësuar dhe dy aksionerë. Është shitur dhe blerë disa herë, ku kuota e shitjes ka qenë 50 000 lekë të reja.

Fiks Fare shkoi disa herë në kompaninë Abacus, duke tentuar që të flasë me pronarët apo administratoren. Por, po në kaq herë, nuk ka arritur të kontaktojë asnjë prej tyre. Në zyrë, qëndronte vetëm një punonjëse, e cila fillimisht thotë se kompania ka leje nga entet publike. Por, në asnjë rast, pronarët apo punonjësit, nuk japin shpjegime se çfarë pajisjesh kanë të instaluara dhe nëse ato janë të licensuara apo të akredituara. Madje, punonjësja nuk e dinte se çfarë pajisje kishte kjo kompani, apo nëse pajisjet janë shtrirë apo jo në të gjithë territorin. Gazetarët komunikuan në telefon me administratoren e kësaj kompanie, znj.Jusilda Boçaj, e cila nuk pranoi që grupi i xhirimit të Fiks Fare të xhironte brenda ambienteve, për të parë nëse kishte apo jo pajisje. Për të gjitha pyetjet, administratorja kërkoi që t’i nisnim një kërkesë për informacion.

Pas disa tentativash në zyrën e kompanisë Abacus, redaksia e emisionit Fiks Fare merr informacion se administratorja punon në një tjetër vend si drejtoreshë në një kompani marketingu, në konflikt të hapur interesi. Ajo përsëri nuk pranoi të kthehnte përgjigje për pyetjet që Fiks fare i kishte dërguar me kërkesë zyrtare. Për sa i përket punësimit të saj si drejtoreshë në një kompani marketingu, ajo th se kjo është një e drejtë e saj.

Administratorja nuk iu përgjigj asnjëherë pyetjeve të Fiks fare për nr e aparaturave që kanë të shpërndarë në Shqiëpri, për certifikimin e tyre apo metodologjinë që përdorin në matjen e audiencës

Nga informacionet që disponon Fiks fare, rezulton se  në fund të vitit 2018 kjo kompani ka ndërprerë këtë shërbim, megjithëse në Qendrën Kombëtare të Biznesit, shoqëria është aktive!

Kompania e dytë që mat audiencën e televizioneve në Shqipëri është “Telemetrix”, e cila operon që prej vitit 2012. Sipas Qendrës Kombëtare të Biznesit, kjo shoqëri ka disa aksionerë.

Nga informacioni që siguroi Fiks fare, rezuton se dy prej aksionerëve të kësaj kompanie kanë katër kompani marketingu,z.Ardian Garo është aksioner edhe në tre kompani që operojnë në fushën e marketingut dhe z.Bledar Sema ,që është ortaku tjetër i Telemetrix, me 10 % të aksioneve, ka aksione në një tjetër kompani marketingu. Pra janë në konflikt të hapur interesi.

LEXO EDHE:  215 nxënës nuk marrin bursa/ Fiksi zgjidh problemin brenda ditës

Fiks Fare kontakton me administratorin e kompanisë “Telemetrix”, z.Ivi Rexhepi. Ai tregon se kompania ka pesë punonjës, ndërsa në të gjithë Shqipërinë janë vendosur 375 aparatura në familje. Sipas Rexhepit, pajisjet janë prodhuar nga vetë kompania dhe nuk janë të licensuara apo akredituara. Ai thotë se këto familje paguhen nga kompania, por çmimin e pagesës nuk e thotë. Sipas tij, 375 familjes janë në Tiranë, Shkodër, Fier, Korçë, Durrës dhe Elbasan.

“E vetmja licensë që kemi ne janë klientët tanë. Pajisjet nuk janë të licencuara se nuk ekziston një ent publik dhe duhet të krijohet kjo aparaturë. Ne aparaturën e kemi krijuar në bazë të disa metodave ndërkombëtare, aparatura janë krijuar nga ne, i vetmi akreditim është portofoli i klientëve tanë” thotë Rexhepi, Kur Fiks fare e pyet se nësë kjo kompani shkon pas këtij portofoli,a dminsitatori i Telemetrix, tha: “Klientët tanë janë kundërshtarë me njëri tjetrin dhe ne nuk favorizojmë asnjë, megjithëse është përmendur shumë”.

Fiks fare kërkoi leje nga adminsitratori i Telemetrix për të parë një aparatuër të tyre për matjen e audiencës dhe të filmojë në një familje ku është instalaur kjo aparaturë, por ai nuk pranoi. Sipas z.Rexhepi, listae familjeve ku jane vendosur 375 aparaturat e Telemetrix, është konfidenciale dhe çdo familje identifikohet me kod, madje edhe adresa është me kod. “Kur të ketë një institucion që do më kontrollojë do t’i nxjerrim këto lista”- thotë ai. Sipas tij,  matja e audiencës në aparatet e vendosura në familjet bëhet me audio, që do të thotë serveri merr audiot e aparateve të vendosura në këto 375 familje, pa figurë.

Fiks Fare filmoi edhe serverin ku ruhen të dhënat e 375 aparateve, server që ishte vendosur në një dhomë dhe nga pamjet kuptohet se ky server është shumë i vogël, madje, dhoma i ngjason më shumë një magazine, pasi në të janë disa kompjuter të prishur.

Për këtë problematikë, “Fiks Fare” iu drejtua kryetarit të AMA-s,z.Gentian Sala. “Ligji për mediat audiovizive nuk shprehet për kontroll dhe monitorim të matjes së audiencës. Ka dy apo tre kompani që e bëjnë këtë proces me iniciativën e tyre. Tregu i reklamës përbën të ardhurat e mediave dhe duhet të jetë sa më i rregullt” thotë kreu i AMA-s. Më tej shton se ky shqetësim ka shkuar në këtë institucion nga disa TV private, por shqetësimet vijnë edhe nga Këshillit i Europës. “Para disa muajsh kemi marrë iniciativë për të diskutuar me të gjithë aktorët e këtij tregu. Dolën problematikat dhe u ra dakord që do merret ekspert nga Evropa. Jam i shqetësuar që aktorët kryesorë të kësaj fushe duhet të ndërgjegjësohen që të bëhen bashke dhe të bëhet një matje audience si në gjithë Evropën” thotë Sala.

Në fund, pohon se ka ardhur koha që një gjë e tillë të realizohet. “Duhet të krijohet një grup pune që të dalim në një rezultat. Ne nuk na lejohet që të hyjmë në kontroll dhe monitorim të këtyre kompanive” përfundoi kreu i AMA-s,z.Gentian Sala.

 

Aktualitet

Mbappe apo Neymar?/ Ja kë zgjedhin tifozët e Realit

Publikuar

-

Tashmë nuk është më sekret që objektivi i madh i Realit në merkaton e verës është transferimi i njërit prej dy yjeve të PSG-së, Neymar ose Kylian Mbappe. Të dy lojtarët pëlqehen shumë nga Zidane, ndaj francezi i ka kërkuar presidentit Perez, transferimin me çdo kusht të njërit prej tyre.

Por cilin mes Neymar dhe Mbappe preferojnë më shumë tifozët madrilenë? Prestigjozja “AS” hapi një sondazh online ku votuan më shumë se 100 mijë tifozë të Realit dhe rezultati ishte vërtetë befasues.

LEXO EDHE:  215 nxënës nuk marrin bursa/ Fiksi zgjidh problemin brenda ditës

92,29% e votave ishin për transferimin e Mbappe në Madrid dhe vetëm 7.71% për brazilianin Neymar. Ky qëndrim i tifozëve të Realit lidhet padyshim me të shkuarën e yllit brazilian, pasi ka qenë pjesë e Barcelonës, rivalit të tyre historik. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Video-“Silenciatori” prangos 23-vjeçarin/ Sekuestrohet drogë dhe armë

Publikuar

-

By

Policia e Vlorës ka goditur një tjetër rast të trafikut të drogës dhe të armëmbajtjes pa leje.

Mësohet se në kuadër të operacionit të koduar “Silenciatori”, është bërë i mundur prangosja e shtetasit B. B., 23 vjeç, banues në Vlorë.

Sipas informacioneve zyrtare, ky shtetas u kap në flagrancë në një rrugicë në lagjen “Pavarësia”, me një sasi dozash Kokaine, ndërsa  gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi dy armë zjarri Pistoleta me silenciator, një sasi tjetër me doza Kokaine, gjithsej 240, si dhe një peshore elektronike.

LEXO EDHE:  215 nxënës nuk marrin bursa/ Fiksi zgjidh problemin brenda ditës

Policia bën të ditur se vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentimin e plotë, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Bindja Demokratike “aksesor” i  Ramës?/ Andi Përmeti iu mbyll gojën të gjithëve

Publikuar

-

By

Deputeti Andi Përmeti i është përgjigjur sot të gjithë atyre kritikëve të cilët Bindjen Demokratike, e kanë cilësuar si “aksesor” të kryeministrit Rama.

I ftuar në studion e A2 CNN, Përmeti theksoi se asnjë nga njerëzit themelues apo anëtar të bordit drejtues të Bindjes Demokratike, asnjëherë të vetme nuk kanë thënë qoftë edhe një fjalë pozitive për Ramën dhe aq më tepër të jenë ulur e të kenë bërë marrëveshje me të.

I pyetur nga gazetarët, sesi do t’i bindë njerëzit se nuk është “aksesor” i Ramës, Përmëti ua ka mbyllur gojën të gjithëve, ndërsa theksoi se “Bordi drejtues i Bindjes Demokratike, ka njerëz që gjithë jetën nuk kanë thënë një fjalë pozitive për Ramën. Nëse ka njerëz që janë ulur e kanë bërë marrëveshje me Ramën janë në PD, ne jemi ata që na kanë nxjerrë jashtë gardhit se dolëm kundër asaj marrëveshje. Ne duam vetëm të na lënë tju tregojmë sesa përballë Ramës do të jemi”.

Gjithashtu deputeti Përmeti deklaroi se Bindja Demokratike do të punojë për ndryshimin total të sistemit.

“Këta janë mësuar me monopol, çdo njeri ka të drejtë të bëjë opozitarin, nuk mund të na paragjykojnë që në fillim.

Kandidatët tanë janë të gjithë njerëz që kanë dalë kundër qeverisë. Ne kemi njerëz që në asnjë ditë të jetës së tyre nuk kanë pasur një marrëdhënie me qeverinë, por kanë qënë përballë qeverisë. Ne duam, të ofrojmë një model ndryshe nga monopoli që kanë këta. E keqja është sistemi elektoral, i cili i jep superfuqi kryetarit të parisë. Ata mendojnë se kanë të drejtë të bëjnë cfarë të duan në këtë vend, por duhet kontrolluar pushteti i tyre. Kjo do ishte fitore e madhe”.

LEXO EDHE:  215 nxënës nuk marrin bursa/ Fiksi zgjidh problemin brenda ditës

Sa i takon kreut të PD-së, Lulzim Basha, deputeti Përmeti tha se ai është i pasinqertë në premtimet e tij, sepse i ka pasur të gjitha mundësitë të ndryshojë sistemin por nuk ka dashur ta bëjë një gjë të tillë.

“Nëse unë kam pasur hapësirë vetëm rrjetet sociale apo studiot televizive për të ngritur zërin kundër sistemit, Lulzim Basha i ka pasur të gjitha mundësitë për ta realizuar një gjë të tillë. Ai është i pasinqertë në deklaratat që bën për ndryshim të sistemit. Unë isha kundër djegies së mandateve. Ai mund at kishte detyruar Ramën të ndryshonte sistemin dhe të kushtëzonte djegien e mandatëeve pikërisht më këtë. Por, ai nuk ka dashur, ai nuk do t’i preken listat, po i preke listat, me mire ti marrësh shpirtin”-tha Andi Përmeti.

Deputeti Përmeti nuk ka kursyer edhe kryeministrin Rama, i cili sipas tij ndryshoi kabinetibn qeveritar live, pa marrë parasysh mendimin e askujt dhe asnjë nuk mundet të reagojë, sepse ai ka listat.

“Rama doli e ndryshoi ministrat. Mori ca njerëz nga rruga, njerëz të panjiohur dhe i bëri ministra e askush nuk i thotë asgjë, sepse ai ka listat”-u shpreh ndër të tjera deputeti Andi Përmeti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet20:57 - 22 Maj, 2019

Kosova kërcënon edhe Shqipërinë me taksë 100%

Ndërkohë që prej muajsh Kosova ka vendosur taksën 100 % për mallrat serbe, duke sjellë kështu një goditje në të...

policia e shtetit policia e shtetit
Aktualitet20:22 - 22 Maj, 2019

Foto/ “Aksioni” i çuditshëm kundër Policisë së Shtetit

Shpeshherë jemi mësuar të shohim aksione të Policisë së Shtetit në kapjen e personave të shpallur në kërkim. Në njoftimet...

Aktualitet19:42 - 22 Maj, 2019

Beogradi rol kyç në zgjedhjet në Veri të Kosovës

Beogradi ka luajtur rol vendimtar në zgjedhjet lokale në Veri të Kosovës. Por a ka gjasa për dorëheqje të reja?...

Aktualitet19:37 - 22 Maj, 2019

LDK dhe Vetëvendosje, bashkërendohen për të rrëzuar qeverinë Haradinaj

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe lëvizja Vetëvendosje paralajmëruan të mërkurën se kanë filluar përgatitjet për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë...

Aktualitet08:53 - 22 Maj, 2019

Zgjedhjet europiane/ Nervozitet në Berlin

Partitë në pushtet në Gjermani i ka zënë nervoziteti. Në zgjedhjet europiane ato do të humbasin. E qartë është kush...

Aktualitet19:44 - 21 Maj, 2019

Skandali i videos në”Ibiza”/ Kancelari i Austrisë përballë votës së mosbesimit

Kancelari Sebastian Kurz është duke u përgatitur për një votë mosbesimi. Oferta e tij për të shkarkuar ministrin e Brendshëm...

Aktualitet19:26 - 21 Maj, 2019

QUINT: Zgjedhjet në veri të Kosovës të qeta, por me problemet e së kaluarës

QUINT-i, ku bëjnë pjesë Franca, Gjermania, Italia, Britania e Madhe e SHBA thotë se në komunat me shumicë serbe shqetësues...

Aktualitet19:02 - 21 Maj, 2019

Presidenti Trump kërcënon Iranin me asgjësim

Për shkak të konfliktit mes Uashingtonit dhe Teheranit, situata në rajonin e Gjirit aktualisht është shumë e tensionuar. Tani Presidenti...

Aktualitet18:55 - 21 Maj, 2019

Kongresi nderon familjen e shqiptaro-amerikanit Harry Bajraktari

Një flamur që valoi një ditë mbi kupolën e Kongresit amerikan, iu dhurua veprimtarit shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari. Kjo ishte pjesë...

Aktualitet15:27 - 21 Maj, 2019

Shqipëria nuk duhet të ketë Akademi Shkencore

Profesor dr. Dritan Spahiu ka reaguar sot me një shkrim lidhur me çështjen e Akademisë së Shkencave në Shqipëri. Spahiu...

Aktualitet15:20 - 21 Maj, 2019

Skandali i Ibiza-s në Austri/ Sebastian Kurz përballet me votëbesim

Kancelari Sebastian Kurz është duke u përgatitur për një votëbesimi. Oferta e tij për të shkarkuar ministrin e Brendshëm ekstremist...

Aktualitet14:26 - 21 Maj, 2019

Frika nga një luftë e padëshiruar

Presidenti amerikan, Trump e kërcënon Iranin me asgjësim. Njerëzit në Iran kanë frikë nga shpërthimi i një lufte aksidentalisht. Atmosfera...

Aktualitet12:22 - 21 Maj, 2019

Integrimi drejt BE-së/ Hahn: Maqedonia e Veriut duhet të shpërblehet

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn në konferencën e bisedimeve ekonomike të Vienës, “Perspektiva e re për Maqedoninë e...

Aktualitet22:30 - 20 Maj, 2019

Korrigjimi i kufijve/ Thaçi: Nuk do të lejojmë të preket territori i Kosovës

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka sqaruar idenë e tij për korrigjimin e kufijve. Në studion e emisionit “Open” ai...

Aktualitet18:43 - 20 Maj, 2019

Humbën mbrëmë në Theth/ Gjenden turistët e huaj

Janë gjetur sot, tre turistët anglez, të humbur mbrëmjen e djeshmë në Theth. Ata ishin duke eksploruar zonat turistike malore...

Aktualitet16:55 - 20 Maj, 2019

Bllokohet 2.3 ton qumësht pluhur në Divjakë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 2.3 ton qumësht pluhur dhe 21 ton vaj palme në Divjakë. Sipas njoftimit të...

Aktualitet16:31 - 20 Maj, 2019

Anullohen fluturimet ajrore drejt Italisë, ja shkaku

Të gjithë pasagjerët të cilët kanë prerë biletat për të udhëtuar nesër drejt Italisë, duhet ta shtyjnë fluturimin e tyre...

Aktualitet15:40 - 20 Maj, 2019

“Linda 4 fëmijë, burri s’më donte se nuk bëja djalë”/25-vjeçarja rrëqeth me historinë e saj

Edhe pse është vetëm 25 vjeçe, ajo është nëna e katër fëmijëve, tre vajzave dhe një djalë. Vajza nga Tirana...

Aktualitet21:28 - 19 Maj, 2019

Përfunduan zgjedhjet e jashtëzakonshme në veriun e Kosovës

Rreth 24 mijë e 600 votues nga rreth 58 mijë të regjistruar, apo 4 apo mbi 42 për qind e...

Aktualitet18:15 - 19 Maj, 2019

Amerikanët dhe talebanët shkëmbejnë akuza për situatën në Afganistan

Talibanët dhe zyrtarët ushtarakë amerikanë kanë akuzuar njëri-tjetrin në median sociale, për veprime kundër vendosjes së paqes në Afganistanin e...

Aktualitet14:37 - 19 Maj, 2019

Danas: Pushteti aktual i Serbisë do ta njohë Kosovën

Gazeta e Beogradit “danas” përmes një ankete të zhvilluar me qytetarë në Serbi, ka ardhur në përfundim se pushteti aktual...

presidenti i shba, donald trump presidenti i shba, donald trump
Aktualitet12:42 - 19 Maj, 2019

Alabama ndalon me ligj abortin/ Trump: Jam pro jetës

President i ShBA-së, Donald Trump ka reagaur gjithashtu lidhur me ndalimin e abortit që është bërë në shtetitn e Alabamës,...

Aktualitet09:51 - 19 Maj, 2019

Zgjedhjet, Kosova pengon Gjuriçin/ Serbët mbushin qendrat e votimit

Sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në Veri të Kosovës. Zgjedhje kanë nisur të qeta që në...

Aktualitet08:25 - 19 Maj, 2019

Zgjedhjet në Veri të Kosovës/ Nis votimi

Procesi zgjedhor në katër komunat në veri të Kosovës, ka filluar në orën 07:00 ashtu siç ishte paralajmëruar. Aty votoi...

austria ne zgjedhje te parakoheshme austria ne zgjedhje te parakoheshme
Aktualitet21:59 - 18 Maj, 2019

Video-skandali i zv.Kancelarit/ Kryeministri austriak thërret zgjedhjet e parakohëshme

Kancelari austriak Sebastian Kurz bëri thirrje për zgjedhje të parakohëshme pas dorëheqjes së zëvendës kancelarit, që i dha fund koalicionit...

Aktualitet19:44 - 18 Maj, 2019

Iu zbulua lidhja me rusët/ Dorëhiqet zëvendës kancelari austriak

Zëvendës kancelari i Austrisë Heinz-Christian Strache dha dorëheqjen të shtunën. Vendimi vjen pasi dy gazeta gjermane, “Der Spiegel” dhe “Sueddeutsche...

Aktualitet16:44 - 18 Maj, 2019

Sherefedin Shehu thirrje demokratëve/ “Mos u bëni viktima të udhëheqësve pa princip”

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu në një postim në rrjetet sociale ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të përfaqsuesve...

Aktualitet14:34 - 18 Maj, 2019

Zyrtarit serb i ndalohet hyrja në Kosovë

Zyrtari serb, Marko Gjuriçi, edhe pse ka paralajmëraur më herët se do të vizitonte Kosovën në kuadër të zgjedhjes së kryetarëve...

Trending

Read previous post:
Ivanov refuzon ligjet me emrin Maqedonia e Veriut

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov, refuzoi të dekretojë 11 ligje që janë miratuar me emrin Republika e Maqedonisë...

Close