LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Emrat/ KQZ thërret 14 kandidatë për mandatim

12 Mars 2019, 14:53, Aktualitet CNA
Emrat/ KQZ thërret 14 kandidatë për mandatim

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka thirrur edhe 14 kandidatë të tjerë për të marrë mandatin  e deputetit.

Kandidatët të cilët janë thirrur nga KQZ-ja janë në listën e mëposhtme në kuadër të vendeve vakante në Parlament për shkak të djegies së mandateve nga opozita.

Kandidatët që janë thirrur janë nga qarqe të ndryshme të vendit si Fieri, Vlora, Elbasani, Dibra dhe Tirana.

Janë thirrur përkatësisht 11 emra nga radhët e Partisë Demokratike dhe 3 emra nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Lista me emrat dhe qarqet:

PD Tiranë

Fuat Haxhiymeri

Blendi Sulaj

Flamur Hoxha

Fatbardh Plaku

PD Lezhë

Zamira Mernica

PD Elbasan

Arben Elezi

Fitimtar Zekthi

Blendi Himci

PD Dibër

Agron Qoku

PD Vlorë

Adriatik Alimadhi

Hariz Mema

LSI Fier

Marsela Ahmetaj

LSI Vlorë

Enada Koçiraj

LSI Shkodër

Amra Barova/ CNA.al

Lajmet e fundit nga